Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTA: Trump kritika ndaj liderëve të BE-së (Elozhe për Erdoganin dhe Orbanin)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > INTERVISTA: Trump kritika ndaj liderëve të BE-së (Elozhe për Erdoganin dhe Orbanin)
Bote

INTERVISTA: Trump kritika ndaj liderëve të BE-së (Elozhe për Erdoganin dhe Orbanin)

Published: December 9, 2025
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka “shpërthyer” në kritika ndaj udhëheqësve evropianë duke i cilësuar ata si të dobët dhe të humbur.

Në një intervistë ekskluzive për “Politico”, Trump e përshkroi Europën si një bashkësi kombesh “në shpërbërje” duke akuzuar udhëheqësit e saj si të “dobët” dhe të paaftë për të marrë vendime të rëndësishme.

Presidenti amerikan kritikoi aleatët tradicionale të SHBA-së për dështimin në kontrollin e imigracionit dhe luftës në Ukrainë.

- Publicitet -

“Mendoj se janë të dobët. Por gjithashtu mendoj se ata duan të jenë shumë politikisht korrektë. Nuk dinë çfarë të bëjnë. Evropa nuk di çfarë të bëjë as për tregtinë.”, tha ai.

Komentet e tij vijnë në një moment kritik, ndërsa negociatat mbi luftën në Ukrainë janë të tensionuara dhe disa udhëheqës evropianë shprehin shqetësimin se SHBA-ja mund ta lërë Ukrainën përballë agresionit rus. Trump, megjithatë, nuk dha garanci për këtë çështje, duke theksuar se Rusia ka një pozicion më të fortë se Ukraina.

“Jam miqësor me të gjithë. Nuk kam armiq të vërtetë. Kam njohur udhëheqës të zgjuar dhe udhëheqës budallenj. Evropa nuk po bën një punë të mirë në shumë drejtime.”, shtoi Trump.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Trump deklaroi se kishte propozuar një draft të ri marrëveshjeje paqeje, i cili u mirëprit nga disa zyrtarë ukrainas, por që nuk ishte shqyrtuar ende nga presidenti Volodymyr Zelensky.

“Do të ishte mirë nëse ai do ta lexonte atë,” tha Trump. Zelensky u takua me udhëheqës të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar kundërshtimin e tij ndaj çdo cedimi territorial ndaj Rusisë.

Trump kritikon udhëheqësit evropianë për mungesën e rezultateve: “Ata flasin, por nuk prodhojnë rezultate dhe lufta vazhdon e pandërprerë.” Ai kërkoi gjithashtu që Ukraina të mbajë zgjedhje të reja, duke vënë në dyshim funksionimin aktual të demokracisë atje.

Lidhur me NATO-n , ai theksoi: Ka vende që janë të vështira për NATO-n. Jo se nuk duhet të jenë, mendoj se është mirë që i kemi. Turqia është një shembull. Erdogan është një mik i imi , sa herë që kanë një problem me të, më kërkojnë ta telefonoj sepse nuk mund të flasin me të. Ai është një djalë i ashpër, në fakt, më pëlqen shumë. Mendoj se ka ndërtuar një vend të fortë, një ushtri të fortë. Por ata kanë vështirësi të merren me të dhe më kërkojnë ta telefonoj. Dhe unë e telefonoj, dhe gjithmonë ia arrij.

I pyetur për rolin e tij në ndalimin e konflikteve, Trump tha: “Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha president. Mund të kishte çuar në Luftën e Tretë Botërore. Unë kam zgjidhur tetë luftëra dhe bëj marrëveshje. Por niveli i urrejtjes midis Putinit dhe Zelenskyt është i madh dhe e vështirëson çdo marrëveshje.”

Ndërkohë, shtoi më tej se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk ka qenë kurrë seriozisht në konsideratë.

“Gjithmonë është kuptuar që Ukraina nuk do të bëhej pjesë e NATO-s, shumë para Putinit. Dhe tani ata insistojnë. Kur Zelensky u takua për herë të parë me Putin, ai tha: ‘Dua dy gjëra: të rikthejmë Krimenë dhe që ne të bëhemi anëtar të NATO-s.’ Dhe nuk e tha shumë në mënyrë të sjellshme. Ai është një shitës i madh,” tha Trump në intervistën për Politico.

I pyetur nëse do të përfshihej në zgjedhjet evropiane, Trump u përgjigj se fokusi i tij mbetet tek qeverisja e Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi mbështetjen për kandidatët evropianë që përputhen me vizionin e tij, duke përmendur si shembuj mbështetjen për kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe disa figura nga Amerika Latine.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aldrinp says:
    December 9, 2025 at 3:32 pm

    Nuk e di nese ka kerkuar dhe zgjedhje te reja ne Rusi

    Reply
  • Skypion says:
    December 9, 2025 at 3:37 pm

    Jo zoterinj te nderuar te stafit te gazetes DITA, nuk ka elozhe per Erdogan. Te njejten gje pat thene ca muaj me pare edhe per Ajetullahun e Iranit ( besimtar i madh, burre i fjales etj) vetem pak dite pasi e bombardoi dhe ia nxori jashte perdorimit nje investim miliardesh shumevjecar, por nuk ia mori kush per elozhe ndaj tij; madje keshtu pat thene, ne mandatin e pare, edhe per diktatorin e Korese se Veriut Kim trashalluqin.
    Nuk duhet anashkaluar konteksti, ne raste te tilla, sepse eshte thelbesor; por ju e beni meqe jeni pjese e atij shtypi te majte qe eshte kunder Trump dhe qe nuk le rast pa e shigjetuar ate.
    Te njejten gjuhe pra, perdor si me Kim, si me Ajetullahun, si me Erdoganin, si me Putinin; eshte gjuha e atij qe do te merret vesh me fjale dhe jo me shkopinj; te cilet aty i ka, dhe te gatshem, per t’i perdorur kur te mos kene me kuptim fjalet.
    Kete e dine shume mire autokratet dhe diktatoret qe permenda me lart. Kete e dine shume mire te gjithe; e gjithe bota e di; prandaj, kot lodheni te nxirrni lajm aty ku nuk ka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bunkerizim i gjykatës
  • Vendimi që mund të prekë vizat amerikane të emigrimit për shqiptarët
  • Zjarri në Mallakastër djeg masive me pisha
  • 33-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me motor para miqve 
  • Ku po gabon shkolla?

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Vlora 97 on Boshllëku i Lirisë
  3. L.H on Besa dhe Besueshmëria!
  4. martina on Besa dhe Besueshmëria!
  5. Toni on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?