Ish-kryetarI i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri në një intervistë për Report Tv nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zef Brozi thotë se pas 12 vitesh, ka ardhur koha që ti shkohet dri në fund ccështjes së “21 Janarit” ku 4 qytetarë u vranë në bulevard.
Duke veccuar ish-kryeministrin Sali Berisha si strateg të kësaj tragjedie, Brozi gjatë intervistës u shpreh se qytetarët shqiptarë frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime të Berishës.
“Ndëshkimi i arkitektit të krimit të 21 janarit është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet të tashmes dhe të ardhshmes së Shqipërisë. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të frikësohen për të ardhmen e tyre nëse nuk ndëshkohen të gjitha këto krime. Nëse kjo çështje nuk çohet deri në fund atëherë reforma në drejtësi ka dështuar. Dua të shpreh dhimbjen time për 4 dëshmorët e demokracisë që humbën jetën nga një akt terrorist shtetëror i planifikuar nga ish-kryeministri i vendit”, tha Zef Brozi në bisedën me gazetarin e Report Tv Emiljano Islami.
Brozi i bëri një apel dhe Lulzim Bashës, që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë gjithçka.
“Dua t’i bëj apel ish-komandantit të Gardës të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të thotë të vërtetën. Edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë të vërtetën. Ai e di shumë mirë çka ndodhur. Shqiptarët e dinë të vërtetën por në qoftë se Prokurorisë i duhen ende prova Lulzim Basha ta zbardhë ngjarjen”, tha Brozi.
Ai u shpreh i zhgënjyer me sistemin e drejtësisë që nuk kanë bërë asgjë për të vendosur prapa hekurave përgjegjësit e vërtetë. Sipas tij provat kanë qenë aty dhe është e pajustifikueshme mosveprimi.
“Jam i zhgënjyer me prokurorinë dhe gjyqësorin në këto 12 vite që nuk janë vënë para drejtësisë urdhëruesit e vërtetë të atyre vrasjeve. Edhe pa qenë jurist mjafton të shikoni ato që media dhe shtypi atë ditë, falë heroizmit të gazetarëve që fiksuan të vërtetën. Ishte meritë e medias që u publikua e vërteta. Pa median e vërteta nuk do të dilte kurrë në shesh. Prokuroria i ka pasur të gjitha provat për të marrë të pandehur ish-Kryeministrin, ish drejtuesit e lartë të shtetit”, vijoi ai.
Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit duke e akuzuar Berishës se ka larë disa herë Shqipërinë me gjak thotë se të gjitha atë prokurorë që ndihën nën presion nga ish-Kryeministri do të duhet ta lënë atë vend që nuk është për frikacakë.
“Një ish-Kryeministër, një ish-President që e ka larë me gjak Shqipërinë pse nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Kjo dëshmon se prokuroria dhe gjyqësorë janë gardianë të këtij arkitekti të krimeve të paimagjinueshme. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk mund të justifikohen me presione, nuk mund ta bësh atë mision nëse je frikacak. Le të ikën nga ajo puna dhe të bëhen avokatët e Saliut kur ai të jetë nën akuzë dhe kanë shansin të bëhen milionerë. Pse prokuroria, SPAK dhe BKH nuk e kanë hapur ende 21 janarin. Të gjitha provat i kanë. Edhe vetë ai i ka pranuar, janë publike provat. Prokurorët e SPAK nuk janë aty vetëm për të marrë privilegjet. Nëse duan të jenë të pavarur e kanë mundësinë, ligji ua jep. Kanë mbështetjen e madhe të BE dhe SHBA. Përshëndes ambasadoren amerikane që po bën një punë të jashtëzakonshme. Ata do të marrin respekt kur të hetojnë krimet më të rënda në vend”, apeloi Zef Brozi.
“Nëse prokurorët dhe gjyqtarët shkojnë në atë pozicion thjesht për të marrë urdhra dhe për të dhënë thjesht firmat, ky është dëmi më i madh që i bëhet perspektivës evropiane të Shqipërisë. Ata janë aty për të zbatuar ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa marrë parasysh pozitën shtetërore apo edhe politike”, vijoi ai.
Edhe një herë Brozi tha se SPAK duhet të japë përgjigje pse kjo çështje nuk është hapur.
“Pse nuk po e realizojnë misionin e tyre? Pse po e mbrojnë korrupsionin? Pse po mbrojnë ish-kryeministrat dhe ish-presidentë. Ish-Kryeministri i mashtrimeve mund të vijë në pushtet? Unë po ia them shqiptarëve se ai kurrë nuk do të vijë në pushtet por shpresoj që shumë shpejt të shkojë para drejtësisë”, tha ai.

O Josef Brozi, ti qe ben moralin, ti je nje nga ata qe nisen korrupsionin ne gjykatat shqiptare. Ne kohen tende nisen: e futoje gjyqin ne shkallen e pare, e humbusje ne te dyten, e futoje perseri ne nje shkalle tjeter dhe be fund ceshtja kthehej ne shkallen e pare, dhe njerezit e shkrete veten paguanin avokatet e gjyqtaret. Ti nuk ke goje te flasesh o avokat deshtak.
Ky gjithnje flet nga larg dhe jep mendime dhe vleresime. Pse nuk kthehet ne Shqiperi dhe te marre pjese ne jeten e vendit?
Ka zgjedhur pozicionin e keshilltarit, edhe pa ia kerkuar kush. Flet vetem kunder Berishes, te cilit i ka sherbyer edhe vete. Pastaj u prish me te dhe iku. Dhe rri ne Amerike…
Hajde ketu. Na fol edhe per Edi Ramen, per rolin e tij. Ai aleati ka regjistruar edhe Edi Ramen duke udhezuar demonstruesit, e blere nga Tom Doshi, qe iu versulen me hunj policise.
Edhe amerikanet e dine kete gje. Kush ka pergjegjesi, te denohet. Vetem keshtu behet drejtesia.
Zef Brozi karte e djegur nuk ja vare njeri
Shume fjale te mira mund te thuhen per Zef Brozin,
Por mbi te gjitha eshte nje njeri i ndershem, me principe.
Dua te shtoj se:
1. Nuk duhet te çkëputemi nga “Problemi Fundamental”:
Lufta kunder korrupsionit.
2. Por te gllaberosh te gjitha komponentet e pushtetit,
Ti pervetesosh, shndrosh ne pushtet personal,
Të vendosish, krijosh kultin e Individie, kjo eshte:
“Forma me e larte” e Korrupsionit.
3. Ne artikullin “Pa Autor” ku “Persona të pa Identifikuar”, “Anonimë”
Po kërkojnë nje shperthim” e nje turme “Bashibozukesh”,
Për arësye se:
a. Besojnë se ka prova, ……………………….. ,
b. Pyesin: Pse nuk kane nisur arrestimet?
c. Kerkojnë që Arrestimet të bëhen që sonte.
d. Se tani nuk ka më nje “Kryeminister”,
Që nuk do e lejoje “Turrmën” te prekin “Gardistet e Kuq”,
e. Po kthehet ne te kaluaren, Në “Revolucionin Kulturor Kinez”.
f. Dhe ne fund inkludojne edhe Kryeministrin ne listen e zezë”.
4. Po kërkojnë një “Kryengritje Bashibozukesh Shqipetarë”,
Ku nuk ka lidere, udheheqje, Parti etj,
Por vetem turma te revoltuara bashibozukesh,
Që duan gjak, te fitojne diçka, e mbi te gjitha,
Ta çkëpusin vëmëndjen nga “Lufta Kunder Korrupsionit”.
5. Shikoni si veprojnë Anonimët:
1. Ne fillim thonë: Kryeminstri nuk do ti pengojnë “Bashibozukët.
2. Me vone e inlkudojne edhe kryeministrin ne listen e atyre qe do goditen.
6. Ne kohen e revolucionit kulturor ne Kine, Situaten e kontrrollonte Mao CeDuni.
7. Ai e krijoj indirekt, stimuloj gardistet e Kuq,
8. Kur e kuptoi se çdo gje po shkonte drejt shkaterrimit,
Ai neutralizoj “Shoferet e karrociret e Kines”,
Duke inkluduar edhe gruan e tij eksteremiste.
Po te mos e kishte Mao situaten ne doren, Nuk mund ta parashikojme se çdo ndodhte.
9. Po te ndodhe tani ne Tirane, nje kryengritje bashibozukesh,
situata do ishte shumë më e komplikuar.
10. Po kthehemi ne vitin 1997, Do kemi nje Kaos te pa kontrrolluar.
Cilin do kapish te parin, Cilin do kapesh te fundit.
Nje liste shum e gjate te denuarish, te vraesh,
Që do percaktohej si “Genocid Bashibozuk” i “Anonimeve Albanezë”.
Arkivat, Dokumentat do ishin asgjesuat.
Te gjtha veprat korruptive do mbesnin te pa zgjidhura.
11. A eshte kjo dëshira e te “Korruptuarve te Shqiperise”,
Qe kane “shum pasaporta” sasi te medha vlerash financiare,
Ne bankat e Botes e Qipros, Botes Arabe, etj.
12. A eshte kjo, Ajo qe mund te ndodhe, kur askush nuk mer pergjegjesi,
neglizhon detyrat per te cilën eshte emëruar?
13. Çfare propozon Z. Mero Baze dhe koleget e tij?
Z. Brozi eshte figure e paster e drejtesise shqiptare. Kjo eshte aresyeja qe Salkufoma e ktheu ne shtetrrethim diten qe donta ta qeronte. Ishte nderhyrja e Ambasades se USA qe i shpetoi jeten dhe e shoqeroi fizikisht deri ne avion. Ai ka plotesisht te drejte per ato qe thote ne lidhje me 21 Janarin. FBI e ka zbardhur gjithe ngjarjen por gjykatesit Salisumlepires nuk e moren parasysh kete fakt. Eshte koha per rigjykim dhe ndeshkim te autorit te vertete te masakres, Salikadavres d.v.