Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
Lajmi i fundit

INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore

Published: October 7, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Në një intervistë për gazetën DITA, ish-kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi, analizon zhvillimet më të fundit mbi procesin e zgjerimit dhe propozimet e reja të Komisionit Europian.

I njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta dhe njohjen e thellë të mekanizmave diplomatikë të Brukselit, Ambasador Mazi zbërthen atë që mediat afër Brukselit e kanë cilësuar dje si “periudhë prove 15-vjeçare” apo “anëtarësim me hapa gradualë”, duke i konsideruar këto skema si shmangie nga Traktatet themeluese të BE-së dhe përpjekje për të mbajtur vendet kandidate në “distancë sigurie”.

- Publicitet -

​Përmes kësaj bisede, z.Mazi ndalet tek e vërteta e ecurisë së negociatave të Shqipërisë, diferenca mes reformave në letër dhe zbatimit real në terren, sidomos në pushtetin lokal, si dhe rreziqet që i kanosen vendit nëse pranon kushte diskriminuese që cenojnë të drejtën e plotë të votës.

Një analizë kritike mbi gjeopolitikën aktuale, krizën e kohezionit brenda vetë BE-së dhe nevojën që Shqipëria të ndjekë një diplomaci me dinjitet, duke mbrojtur interesat e saj kombëtare dhe ekonomike:

Ambasador Mazi, Komisioni Europian sapo ka propozuar që traktatet e ardhshme të anëtarësimit të përmbajnë mekanizma shumë të fortë përjashtues për anëtarët e rinj. Dmth hyrje në Bllok por pa të drejtat e anëtarit. Në media kjo është përmbledhur si një “periudhë prove 15-vjeçare”. Çfarë ndryshon realisht me këtë qasje? A duhet ta shohim si një ndryshim themelor të vetë filozofisë së zgjerimit të BE-së?

Përgjigje: Propozimi i fundit i Komisionit, në fakt, nuk është as i ri, as i panjohur. Fillimet janë tek Metodologjia e Re (e Rishikuar) e Zgjerimit e vitit 2020. Më shkoqur, tek mosgatishmëria e vendeve në BE, kryesisht të mëdha, të cilëve u bashkohen të tjerë, për të cuar pwrpara integrimin.

Kjo metodologji bën fjalë për kthimin nga e para (reversibilty) për të penalizuar një vend kandidat për ngecje në vend, ose kthim prapa në reforma, duke e rifilluar procesin në kapitull, por edhe duke rihapur kapituj që mund të jenë mbyllur më parë. Parimi i kthimit prapa është i aplikueshëm për të 6 grup-kapitujt dhe lidhet me „kushtëzimit megativ”. Shkurt, ulet niveli i integrimit. Kjo nuk është e re.

Në Komunikimin e Komisionit për Parlamentin Europian, Këshillin Europian, Komitetin Social Ekonomik dhe Komitetin e Rajoneve (date 4.11.2025, COM (2025)690 Final) shkruhet, „për periudhën pas aderimit, përvec korpusit egzistues të BE (acquis), Traktatet e Aderimit kanë një instrument për të siguruar që të mbahet dinamika pozitive. (shwn im: nuk e thotë instrumentin!) Traktatet e Ardhëshme të Aderimit do duhet të përmbajnë garanci më të forta kundër rrëshqitjes prapa ndaj angazhimeve që janë marrë në negociatat e integrimit, si dhe kërkesa që Shtetet e Reja anëtare të vazhojnë të garantojnë dhe t’i bëjnë të pakthyeshme rekordet e tyre në shtetin e të drejtës“. Pra, nuk është as e re, as sot dhe, kuptohet, nuk do jete e pakthyeshme.

Ajo që propozon Komisioni tani nuk është në Traktatin e BE, nuk është në Traktatin e Funksionimit të BE (TFEU), nuk është në Kriteret e Kopenhagenit. Hapat dhe procedurat për anëtarësi janë të njohura. “Periudha e provës (1 apo) 15 vjecare” është “shpikje e radhës” për të vështirësuar dhe shtyrë procesin. E njëjta përqasje është edhe për çështjen e votimit.

Nuk ka anëtarësi pa të drejtë vote! Ose je anetar me të dretja të plota, ose nuk je anëtar. Të pranosh të jesh anëtar pa të drejtë vote është vetëm të bësh sikur je anëtar, por në fakt NUK JE dhe ka të ngjarë të mos jesh ndonjëherë. Çështja e suspendimit të votës për një shtet anëtar lidhet me aplikimin e Nenit 7 të Traktatit të BE, kur shteti bën shkelje masive, të tejzgjatura, të vërtetuara të disa kritereve. Për këtë ose duhet ndryshuar Traktati i BE, që behet vetëm me konsensus, pra pothuajse e pamundur, ose duhet përdorur një mekanizëm për t‘a anashkaluar atë artificialisht, si ndodhi me Hungarinë kur, në fakt, Hungaria kishte të drejtë.

Vendi ynë, në mënyrë të mirëinformuar, nuk duhet të pranojë këto propozime të Komisionit, edhe sikur ato të miratohen në Këshill. Shpresoj nuk do miratohen nwse BE vwrtetw e don integrimin e vendeve. Sa duket kjo bëhet me synimin që kandidatët të kundërshtojnë propozimet dhe BE, me „shumë keqardhje“ do ua hedhë fajin kandidatëve që po ngecin me integrimin se nuk ishin dakord.

Nëse pranohen propozimet e Komisionit është pafytyrësi dhe kundër interesave të vendit. Nëse nuk pranohen dhe BE ua hedh fajin kandidatëve, po ashtu, është pafytyrësi dhe intrigë nga ana e saj.

Ju e keni ndjekur nga afër procesin e integrimit shqiptar dhe keni qenë kryenegociator i Shqipërisë. A mendoni se Shqipëria po negocion sot vetëm për të përmbushur kapitujt dhe kriteret formale, apo po ndërton realisht institucione dhe shtet funksional? Ku qëndrojnë sot dobësitë tona më të mëdha?

Përgjigje: Shqipëria ka mbyllur provizorisht vetëm tre kapituj negociues: Kap. 25, Shkenca dhe Kërkimi, Kap 26, Arsimi dhe Kultura, Kap. 30, Marrëdhëniet me Jashtë. Të tre nuk janë kapituj të vështirë. Nuk kemi mbyllur asnjë kapitull nga Grupkapitulli „Themelorët“. Ky është grupi kryesor. Aty duhet të tregohen rezultate konkrete, të faktuara, me reformat duke mbajtur fokusin tek ai. Grupi përfshin Kap 5, Prokurimi Publik, Kap 18, Statistikat, Kap, 23, Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, Kap 24, Drejtësia, Liria dhe Siguria, Kap 32 Kontrolli Financiar; në tw përfshihet edhe funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike. Asnjë prej tyre nuk është mbyllur provizorisht dhe BE nuk ka dhënë datë për konferencën ndërqeveritare të radhës.

Unë nuk kam informacione të hollësishme të nivelit të punës reale nëpër dikasteret përgjegjës për këtë Grupkapitull dhe për të tjerët. Por hamendoj se të arrish të mbyllësh negociatatat për 30 kapituj brenda një apo dy vjetesh, duke njohur modestisht realitetin, më duket më shumë një dëshirë, një lloj fantazie, me narrativë politiko-mediatiko-zgjedhore. Problemi kryesor në negociata është të bësh përafrim sa më të plotë dhe të kedh ngritur mekanizmat për të zbatuar atë cka negocion dhe mbyll. Të thuash se po i ndërtoj dhe forcoj institucionet është një gjë, t’i kesh ndërtuar dhe bërë funksionale si në BE, është gjë tjetër. Duhet të njihet se 70 përqind e korpusit të BE nuk zbatohet në kryeqyet, as në dikasteret qendrore, por në pushtetin lokal. A është ky pushtet i përgatitur? A jemi të gatshëm të mbajmë peshën që kanë institucionet e BE-së dhe funksionojmë si ato? A është vendi i përgatitur të mbajë peshën e Tregut të Njehsuar Europian?

BE-ja po thotë se anëtarësimi nuk mbaron ditën kur vendi hyn në Union: monitorimi do të vazhdojë edhe pas anëtarësimit dhe fondet mund të kushtëzohen. A do të thotë kjo se një vend si Shqipëria duhet ta shohë integrimin jo si “destinacion”, por si një proces që vazhdon? Dhe çfarë rrezikon Shqipëria nëse reformat bëhen vetëm për të mbyllur kapitujt?

Përgjigje: Nuk është aq lehtë “të hedhësh hi syve“ për realitetin e një kandidati. Fondet mund të kushtëzohen, të tërhiqen nëse janë dhënë, ose të bllokohen, si pjesë e klauzolës të kthimit prapa. Duhet pohuar se është bërë një lloj përparimi në reformën e drejtësisë, me procesin e vetingut, ka disa rezultate pozitive në punën e SPAK për rastet e luftës kundër korrupsionit, vecanërisht në nivelet e larta, por që pengohet nga politika, ka aspekte pozitive në bashkëpunimin ndërkombëtar për krimin e organizuar sic ka nevojë të  rritjes të mëtejshme të aftësisë për investigimet financiare, se nuk duket është ku duhet të jetë.

Duhet të ketë përparim të dukshëm, të prekshëm, që të ndihet direkt nga popullsia, në reformën e mediave, në zbatimin e pandërprerë të reformës në drejtësi, në luftën krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të drogës, si dhe në kapërcimin e mungesës të theksuar të dialogut konstruktiv, përfshirës dhe dakortësive politike për interesa madhore kombëtare afatgjata.

Komisioni po propozon njëkohësisht edhe integrim gradual të vendeve kandidate në fusha si energjia, transporti, digjitalizimi dhe mbrojtja, përpara anëtarësimit të plotë. A mund të krijojë kjo një “zonë të ndërmjetme” mes kandidatit dhe anëtarit të BE-së? Dhe konkretisht, a do të mund të përfitonte Shqipëria diçka përpara anëtarësimit të plotë?

Përgjigje: Ky është propozim i vjetër i Austrisë që hodhi projektin e parë në vitin 2022. Pas ka një propozim franko-gjerman, mbështetur nga disa vende të tjera anëtare. Kjo absolutisht do krijojë atë zonë të ndërmjetme, si thoni ju. Ky është shtrati për të pasur një proces të tejzgjatur, të afrimit tepër të kujdesshëm nga ana e BE, duke i mbajtur kandidatët në distancë sigurie gjatë gjithë peroudhës të „tranzicionit progresiv“, por duke „argumentuar“ se po ecet pwrpara.

Kjo do të sigurojë që kandidatët të mos jenë as sot, as nesër anëtarë të plotë, pavarësisht nga mbështjellja me retorikë eminente të bukur, të ngrohtë, të Komisionit, të Ursulës dhe Kosit. E kam thënë në disa deklarime më parë, kjo përpjekje e BE, në dukje e mirë, në përmbajtje, deri diku, jo edhe aq, POR: ajo bart rrezikun e madh që në këtë proces ghradual, „njeri nga shumë stacionet e autobuzit për të arritur në destinatcion, bëhet stacioni fundor“ – kandidati nuk arrin asnjëherë të bëhet anëtar. Anëtari është ose me të drejta të plota, sic theksohet në Traktatin e BE, ose nuk është anëtar. Të tjerat janë akrobaci deri mashtruese, me na mbajtë ngrohtë, por jashtw, te dera.

Duke parë gjithë procesin nga perspektiva e sotme, cili është gabimi që Shqipëria nuk duhet të përsërisë në negociatat me BE-në? Dhe nëse do t’i duhej të veçonit vetëm tre reforma që duhet të jenë të pakthyeshme përpara anëtarësimit, cilat do të ishin ato?

Përgjigje: Shqipëria duhet të mbajë mirë parasysh dhe të përdorë në favorin e saj cdo gjë që është e miratuar bashkërisht dhe e shkruar në Traktatin e BE, në Traktatin e Funksionimit të BE, në Kriteret e Kopenhagenit të vitit 1993, në Samitet e Këshillit Europian. Propozimet e reja nuk duhen gëlltitur e pranuar si pa të keq, se ashtu e kërkon Ursula, me fjalë të bukura në media. Komisioni është qeveria, ajo vetëm zbaton vendimet politike qw merr Këshilli.

Shqipëria duhet të mbajë mirë parasysh se negociatat për anëtarwsim në BE janë parësisht dhe vetëm politike, nën të vjen shtresa e diplomacisë negociuese qw duhet të jetë në nivel të lartë, me përvojë, me nuhatje të fortë politike, pas saj vjen shtresa e mëposhtëme, teknike. Edhe kur arrihet tek kjo shtresë, nën të fshihet vetem interesi ekonomik dhe politik i vendeve të BE. E kam të vështirë të vecoj tre reforma, sepse ato duhen marrë paketë, të tëra janë të rëndësishme në fushën përkatëse. Në përgjigjet më lart theksova disa reforma, në fakt tre plus.

Zoti Mazi, a po ndryshon BE-ja kushtet për të hyrë në të, apo po ndryshon vetë BE-ja ?

Përgjigje: Po, BE po forcon kushtet, kërkesat, edhe pse janë të përcaktuara dhe dihen të gjithë hapat që duhen ndërmarrë nga një vend kandidat për anëtarësim në BE, që në Paragrafin 2 të Traktatit të BE dhe në Kriteret e Anëtarësimit në Kriteret e Kopenhagenit. Kjo tregon se vetë BE po ndryshon, tek po vuan një deficit madhor në rritje të kohezionit brenda saj. Në BE ka interesa mjaft të ndryshme, deri të kundërta, ndërmjet vendeve për probleme të caktuara, pothuajse nuk bihet dakord lehtë për asnjë cështje; ndoshta për Ukrainën bihet dakord, me imponim nga të fuqishmit, ose nga jomirëinformimi, sa mendoj se u bënë vite që ai vend ka marrë peng integrimin e vendeve kandidate të Ballkanit.

Në kaosin aktual gjeopolitik, me disa konflikte të nxehta që mund të përshkallëzojnë për më keq, situata në BE, qw e ka bwrw veten pothuajse irrelevante, duhet kuptuar parësisht nga anëtarwt se nuk është e shëndoshë dhe sic shitet në publik, se duhet të ndryshojë sa më parë, sepse ka të bëjë me të ardhmen e saj! Ose duhet të ndryshojë, ose nuk dihet e ardhmja e saj! Ose vendet kandidate duhet të „mos i fusin tërë vezët në një shportë,“ si thotë popullli, por të fillojnë sa më parrë të diversifikojnë kryesisht marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe më gjerë, që të rritet mirëqënia dhe niveli ekonomik i popullit dhe i vendit tonë. Miq me të gjithë, vasal dhe armik me askënd.

Faleminderit

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • qytetari pa qytet says:
    October 7, 2026 at 1:20 pm

    Kush e la dinjitetin rrugve, qe ta marrim ne?

    Iku koha kur Shqiperia ishte shtet me dinjitet, kufij, pasaport te forte, rend publik, mbrojtje, sigurim shteti qe ia dhiste dhe më t mirëve, shëndetsi, arsim etj etj

    Tani kemi nje palaco me poture qe gajas liderat evropian neper samite dhe mendon se qeverisje do t thot te besh kllounin

    Pika mu n kokë

    Ka dal gjithcka jasht kontrollit, ne cdo bar kafe shef njerez qe hapin video intime perversiteti (hajde de te ishte seks normal) ku shfaqen sot edhe ministra, gazetar, biznesmen

    Zevendsat e tij i ka ose në arrati ose në burg ose u zbulohen vila luksi

    Dylberët i kapen me ora nga 300 mij euro në dorë

    Kllouni vazhdon betohet se ësht i ndershëm

    Kjo ësht komedi e zezë

    Reply
  • katarakti says:
    October 7, 2026 at 1:58 pm

    Bukur. Por kur dhe ku ka qënë ambasador Zef Mazi?! Sidoqoftë ky i thotë troç gjërat. Kjo hyrja në Bashkimin Europian duke u tërhequr zvarrë, personalisht nuk më duket fare gjë e mirë. Është një taktikë për të na mbajtur lidhur pas qerres së tyre, që të mos kërkojmë alternativa të tjera. Dhe po ashtu gënjeshtra të politikanëve tanë të pa cipë që prej 36 vjetësh u hedhin njerëzve hi syve. “Duhet të ndërtojmë shtëpinë tonë dhe jo tu lutemi të tjerëve që të hyjmë si leckamanë në shtëpinë e tyre”!

    Reply
  • Xha Teme Analisti says:
    October 7, 2026 at 2:05 pm

    Vetem Xha Temja e di saktë kur mbyllen negociatat
    Ai është shum i thellë në këto punë

    Po ça të bëj se e kërkon dhe Saldhia si ekspert në PD dhe ësht në dilemë. Ta lej PS-në dhe zyrën orale të KM-së???

    Profesionist mo, e ke parasysh, e kerkojn gjithandej, nuk po di kujt tia prish e kujt tia ndreq i ziu.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • ​Më bëri autostop dhe tha quhej Berti: Si e rrëzuan filmimet me dron alibinë e ish-zyrtarit të lartë të policisë për Ergys Agasin
  • Ish-kreu i inteligjencës gjermane dyshohet se spiunoi për Azerbajxhanin
  • VIDEO: Haxhiu dorëzon detyrën, ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  2. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  3. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi
  4. Video video video on Orë dore 300 mijë euro, katër celularë iPhone dhe çantë me euro, çfarë iu sekuestrua Ergys Agasit në momentin e arrestimit
  5. Vlora 97 on Orë dore 300 mijë euro, katër celularë iPhone dhe çantë me euro, çfarë iu sekuestrua Ergys Agasit në momentin e arrestimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?