Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë se, si sot, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981, pra 41 vjet më parë, Mehmeti Shehu, kryeministri në detyrë prej 27 vitesh, 4 muaj e 28 ditë, u vra dhe jo u vetëvra sipas versionit zyrtar.
Jam marrë prej shumë vitesh me këtë çështje duke ndjekur parimin e “të shkuarit në vendngjarje me vonesë” por duke zbatuar të gjitha rregullat e gazetarit dhe studiuesit të këqyrjes së dokumenteve, të realizimit të shumë intervistave, të shoshitjes së fakteve duke dyshuar, dyshuar, dyshuar.
Çuditërisht, sa më thellë e kam ngulur “kovën e eskavatorit” në atë pirg të dhënhash, aq më shumë e kam shtuar këtë bindje. Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” të botuar në vitin 2017, e kam trajtuar shumë të detajuar këtë version si vrasjen më të rëndësishme që nga themelimi i shtetit shqiptar. Jam marrë edhe me faktet e krimit, por edhe me arsyet politike pse pikërisht kryeministri kasap i Shqipërisë me urdhër të së cilit ishin vrarë sa e sa kundërshtarë politikë, u vra pothuajse me të njëjtat metoda siç kishte aplikuar vetë ai.
Mes morisë së pa fund të dokumenteve arkivorë që kam studiuar, besoj se dokumenti më bindës është ai i ekspertizës së kriminalistikës i cili konkludon se kryeministri ka vrarë veten me dorën e majtë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore konkludon se ka vrarë veten me dorën e djathtë. Në këtë konkluzion kanë qënë ndihmë e madhe për mua librat dhe dëshmitë e botuara në Shqipëri dhe jashtë saj të studiuesëve, veçanërisht e kolegëve gazetarë.
Por bindjen personale ma kanë përforcuar edhe intervistat që unë vetë kam realizuar me një numër relativisht të gjatë personazhesh si: Bashkimi dhe Skënderi, të dy djemtë e Mehmet Shehut; Fatos Harito, mjeku ligjor që këqyri kufomën por me urdhër nga lart iu ndalua të bënte autopsinë; Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës; Shaban Sinani, drejtor i Arkivit Qendor të Shtetit; Nexhmije Hoxha, Liljana Hoxha, Ilir Hoxha, Teuta Hoxha; Ali Çeno, badigardin e Mehmet Shehut; Sulo Gradeci, badigardi i Enver Hoxhës; Kam intervistuar Parid Turdiun, vëllin e Silva Turdiut, ndonëse në një version të shkurtër dhe më shumë për disa detaje nga fejesa.
Nga të gjitha këto hulumtime, kam krijuar bindjen se Mehmet Shehu u vra nëpërmjet një skenari të mirëorganizuar dhe lehtësisht të zbatuar për ato kushte në një regjim as askujt nuk i lejohej të dyshonte në versionin zyrtar.
Për nga rëndësia, besoj më kryesorja janë dy intervista që unë kam zhvilluar me Skënder Shehun, djalin të Mehmet Shehut, historia e dashurisë të të cilit me Silva Turdiun shërbeu si shkak për gjithçka të asaj që ndodhi.
Pas afro 10 vjetësh po risjell sot një pjesë nga intervista me Skënder Shehun, djalin e Mehmet Shehut, të marrë në fillim të vitit 2013 në emisionin “Debati” në televizionin Channel One. (R.Qafoku)
E vranë apo vrau veten Mehmet Shehu? Kjo është një pyetje që bëhet që nga 18 dhjetori i vitit 1981 kur babai juaj u gjet i vdekur në dhomën e gjumit. Vëllai juaj Bashkimi u përgjigj me batutën e famshme: Babait i vranë veten. Ju vazhdoni të keni dyshime?
SKËNDER SHEHU: Tani kjo është një temë e pashmangshme dhe është e preferuar nga mediat. Unë mendoja se do të flisnim më tepër për jetën. Mund t’ju them një gjë, edhe pas kësaj bisede kjo gjë nuk do të zgjidhet d. m.th. është vrasje apo vetëvrasje… por prapë kjo do të ngelet dhe do të hapet prapë.
Këtu janë të ndara në këtë mënyrë bardhë e zi, këtu nëse do të thuash e ka vrarë veten që është versioni i pranuar në atë kohë…Unë para se të vazhdoj më tej, ky version ishte version i vetëvrasje. Kur kam ardhur këtu nga Suedia, vëllai më ka thënë që ka vrarë veten… shkurtimisht kishte pak gjak se kishte vendosur pambuk ndoshta për të eleminuar zhurmën.
Ndërkohë, si doli versioni tjetër nga i zyrtar i vetëvrasjes?
SKËNDER SHEHU: Ky version ka dalë para ’91, disa muaj më vonë dhe në atë kohë ishte akuzë shumë e rëndë për sistemin që keni vrarë edhe kryeministrin, po ishte më e rëndë se akuza që kishte vrarë veten, por tani ai sistem nuk është më, kujt t ia kërkosh kush e vrau….
Ka dyshime, kam parë që ka dyshime, por përgjithësisht pranohet që në rast se ka një shpjegim. Në këtë rast shpjegimi më i thjeshtë është i vetëvrasjes.
Sipas jush përse u dha një urdhër për të mos bërë autopsinë e kufomës? Mjeku ligjor Fatos Harito që këqyri kufomën më ka thënë në një intervistë se shefi i tij atëherë e kishte urdhëruar të mos kryente autopsi. Po ky njeri i ka bërë autopisinë edhe nënës suaj.
SKËNDER SHEHU: Nuk është se unë e përjashtoj nëse ka fakte dhe argumente, versioni i vrasjes nxjerr më shumë pikëpyetje, se version i vetëvrasjes.
A jeni i bindur kur eksperti balistik thotë ato që thotë?
SKËNDER SHEHU: Situata ishte e tillë sa vetëvrasja ishte e pritshme, ju i keni lexuar diskutimet në Byronë politike, nuk ju bën përshtypje diskutimet e anëtarëve të Byrosë. Çfarë aty duket qartë edhe Besnik Bekteshi që nuk i thonë Mehmet, Pali Miska po ashtu, kurse anëtarët e vjetër i thonë shoku Mehmet, këta që i thonë Mehmet …atyre u është thënë para mbledhjes që qëndrimi ndaj tij është i tillë në Pallatin e Brigadave.…këta kujtojnë që është një mbledhje partie këta i thonë Mehmet dhe këta shoku Mehmet.
Ka një letër….që e nxori Paskal Milo
SKËNDER SHEHU: Po e nxori Paskal Milo dhe aty ka një letër, mos të hyjmë në të gjitha detajet. Dy detaje janë tepër interesante, jo juve por edhe analistët e tjerë nuk ju kanë bërë përshtypje ndonjë gjë.
Në rradhë të parë dua t’ju them çfarë mund të ketë shkruar dhe ajo na ka thënë ato gjëra që janë. Pavarësisht çfarë mendoj unë, dhe ne këtë e dinim që pas disa ditësh….
Ka hapur derën, kanë qenë duke parë televizor me vëllezërit dhe kanë folur rreth dy orë me Fiqeretin…ajo na tha në internim në Belsh, kur e pyetëm pak a shumë ato që ishin shkruar në letër, ç’ka përjashton mundësin e falsifikimit të letrës.
Në letër ai thotë autokritikën time që ju e quajtët alibi d. th.m. gënjeshtër, alibi nuk është gënjeshtër është justifikim.
Ju i zhvarrosët eshtrat në vitin 2001. Nuk ju shkoi ndër mend të bënit një ekzaminim të eshtrave?
SKËNDER SHEHU: Jo. Jo as që na shkoi mendja në versionin e vetëvrasjes është ajo që ka pak gjak, por ama në versionin e vrasjes ka shumë më tepër, kush e vrau nga këta, E. Hoxha, K Hazbiu, R.Alia ose dikush tjetër, që s ‘është asnjëri nga këta.
Në librin e vëllait tuaj Bashkimi flet për një hedhje zari për të parë fatin e Mehmetit. Dhe një ëndërr. Në moshën 40 vjeç lidhet me një operacion
SKËNDER SHEHU: Mirë atëherë ëndrra është këtu, ëndrra është diçka personale, po fakti është kështu me këtë ëndërr meqë e kërkoni, kur do të ikja në Suedi pasi u bë fejesa, unë isha në Greqi…ndërkohë zgjohem një ditë me një ëndërr sikur po ngjitem me gaz në rrugën për në Labinot Mal, dhe në një kthesë më del një oficer, ka qenë një oficer i Nexhmijes, më vonë roje në uzinën Dinamo faktikisht.
Dhe i them çfarë ka ndodhur dhe më thotë bandat kanë vrarë Mehmet Shehun dhe vjen dikush nga ambasada dhe më thotë, se ka ardhur një telegram nga babai që thotë, kthehu.
Ju keni thënë, se nëse babai do të më thoshte, jo për fejesën, ju nuk do të fejoheshit? Si ndodhi kjo?
SKËNDER SHEHU: Po domosdo që nuk kisha si të fejohesha. Fillimisht i tregova mamasë, i tregova se kush ishte, “bobobo po pyet më mirë, po, nuk ishte dakort, pyeta i thashë unë. Tani i thashë, thuaji babait, sepse kishte xhaxhanë, jo ishte djalë xhaxhai, Arshi Pipa. Vajta te Mehmeti, hyra në dhomën e punës,
-Hë mo Neli ke ndonjë lajm? Po- i thashë unë. Mirë ulemi. Po kam lajm, por nuk e di në kam lajm të mirë apo të keq. Po sepse ishte përbërja, dhe i shpjegova, se tani Qazim Turdiu kishte marrë urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë. Nuk më kishte thënë Silva. Silva ishte në skuadrën e volejbollit të Dinamos.
Mirëpo këtu tani Fiqereti nguli këmbë që t’i thoshte Enverit. Ai shkoi te stabilimenti ku takoheshin për të pirë kafe dhe vajti atje dhe takoi Ramiz Alinë: E njeh Qazim Turdiun? – Po e kam pasur pedagog, ishte njeri i respektuar, pastaj më thonë këta: Edhe Qazimi kur ka marrë dekoratë.
Në prishjen e fejesës para se të kaloj do them shkurt tre-katër gjëra. Kur erdhëm nga Greqia këtu …më tha që duhet ta prishësh fejesën. Të shkëputem unë me Silvën? Jo në asnjë mënyrë. Partia dhe populli nuk e pranon atë. Silvës ia thashë pastaj. Të nesërmen në mëngjes, i thashë mamasë.
Si ia thatë Silvës?
SKËNDER SHEHU: Ia thashë, por ata e kishin kuptuar pak a shumë. Se unë vajta një natë përpara aty, atë natë që u kthyem nga Greqia. Kur erdhëm ne nga Greqia, unë me Silvën unë i thashë që do veja në darkë. Qazimi e kuptoi, qarkullonin fjalë në Tiranë, piva atë gotë konjak edhe ika, të nesërmen u ndamë.
E takove më?
SKËNDER SHEHU: Të nesërmen edhe një herë tjetër.
—–
Intervista është marrë nga gazetari Roland Qafoku më 14 shkurt 2013.
Mehmeti(iZOTI VETE ME DOREN E TIJ) shkruan ne leter:Po vras veten per partine dhe per ty shoku enver!
Familjaret thone vrau veten.Edhe Fiqiretje ne Belesh,,po ashtu.
Mirepo nuk eshte dakord TELLALLI.
qafoku,xhevdet shehu,Idajet Beqiri dhe disa gazetare dhe falltare te Mediave,,NUK JANE DAKORD.
NUK ESHTE DAKORD ME MEHMETIN EDHE QEMAL lAMJA,ish kryeprokurori i rregjimit.
Pse nuk eshte dakord?
Sepse Mehmeti nuk duhet te kishte vrare veten pa pyetur Qemal Lamen se kur do te behej Antikomunist.
Konkretisht Qemal Lamja duhet ti bente nje kerkese me shkrim Mehmetit:-A mund ta perdor kufomen tende,per t`u bere Antikomunist i Besueshem?
E kujt i plasi ne se “e vrane” apo “u vetvra” ky satrap? Vetem kapter Ethemit, spiunit te shokeve, j ma ardhur keq, se per te tjeret konsiderohet nje kriminel, prepotent me ata qe kishte nen vete dhe servil me ata qe kishte lart.
Me fal, po qu çuni i Mehmetit, me fal, shokut Mehmet duket si i pritur ne koke or ti. Ato pergjigjet duken ne nivelin e Lymit te Tutit para se t’i binte hemoragji cerebrale.
Lexoni te verteten e madhe:
Ketu eshte pershkruar se si u falsifikua ikja nga skena e Kenedit (pra vrasja imagjinare qe ishte vetem nje mashtrim) edhe fotografite e zbulojne gjithashtu plotesisht te verteten:
https://big-lies.org/mileswmathis/barindex2.pdf
Kenedi nuk u vra por iku vetem nga skena politike edhe vazhdoi jeten ne fshehtesi ashtu si edhe Presidenti Lincoln 1 shekull para tij. Nuk jane rastesira keto qe iken nga skena Lincolni edhe 1 shekull pas tij Kenedi. Kjo eshte loja e teatrit politik qe komandohet 100 % nga Londra e New Yorku. Prandaj nuk ka filmime te vrasjes imagjinare te Kenedit. Aty ishin te gjitha kamerat. Fotografite e morgut jane te montuara pra 100 % false edhe per kete ka analiza plot. Ka shume politikane qe kane ikur nga skena ashtu edhe nje shembull tjeter eshte ish-kryeministri italian Aldo Moro qe nuk u vra por iku vetem nga skena politike. Per Aldo Moron u be nje film 1 vit perpara se te ikte nga skena. Edhe ashtu iku nga skena Aldo Moro iku nga skena pikerisht ashtu si e thoshte filmi.
Edhe te gjithe politikanet kryesore te Shqiperise ne kohen e Enverit nga Koci Xoxe deri te Kadri Hazbiu iken vetem nga skena politike. Ata nuk u vrane por iken vetem nga skena, kuptojeni kete.
Per te gjithe ata qe kane akoma dyshime nese politika eshte nje teater i komanduar 100 % nga Londra e New Yorku, ketu shpjegohen shume qarte disa ngjarje ne kohen e demokracise me datat e zgjedhura qellimisht nga elita e Londres e New Yorkut me kuptime historike edhe qe u zbatuan nga politikanet shqiptare:
Shperthimi i Gerdecit ne 15 Mars 2008 – 15 Mars 1991 eshte dita e rivendosjes se marredhenieve diplomatike mes Shqiperise edhe SHBA
Vrasjet e 21 Janarit 2011 – 21 Janari 1920 eshte dita e Kongresit te Lushnjes
Debimi i 12 mije shqiptareve nga komunat e Veriut te Kosoves nga serbet pra 8 muaj pas luftes edhe KFORi nuk e beri asgje megjithese ishte atje por madje u ndaloi kosovareve te ktheheshin ne shtepite e tyre ne komunat e Veriut edhe data ishte 4 Shkurt 2000 – 4 Shkurt 1944 eshte masakra e Tiranes qe e beri Xhaferr Deva edhe Xhaferr Deva ishte nga Mitrovica
11 Mars 2006 Milloshevici u deklarua i vdekur por ne te vertete iku vetem nga skena politike edhe kjo dihet mire nga shume specialiste – 11 Mars 1981 eshte dita e protestave te fameshme ne Kosove te 1981, pra Milloshevici iku nga skena politike fiks ne diten e 25 vjetorit te protestave te Kosoves
Edhe keto ngjarje vertetojne plotesisht qe politika eshte nje teater i komanduar plotesisht nga elita e Londres e New Yorkut. Te gjitha ngjarjet ne politike behen me skenarin edhe urdhrat e elites se Londres e New Yorkut.
Ju jeni me te vertete kaq budallenj apo beni sikur jeni budallnj? E verteta ka dale me kohe qe kjo ishte vetem nje loje teatri edhe asgje tjeter prandaj lexoni kete:
Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten edhe kete e vertetojne keto fotografi dhe ky shkrim:
https://www.voal.ch/disa-foto-qe-sht…media/dossier/
Ka vetem nje plage aty edhe kjo plage nuk eshte plage por eshte vetem nje lyerje me boje.
Te godiste me pistolete zemren Mehmeti edhe ta kishte kraharorin edhe barkun plotesisht te paster nga gjaku pastaj? Jo se do ishte plot me gjak nese do kishte bere vetevrasje me pistolete Mehmeti!
Mehmeti ne keto fotografi eshte i parruajtur sikur ka 2 ose 3 dite pa u rruajtur. Mehmeti me 17 dhjetor 1981 ishte i rruajtur se nuk shkonte askush ne byrone politike pa u rruajtur.
Pse jane ne keto fotografi prane krevatit edhe shapkat edhe kepucet e Mehmetit edhe ca i duhej atyre qe kane bere fotografite qe i fotografuan edhe ato?
Pse nuk ka fotografi sic gjoja e gjeten Mehmetin sapo hyne ne dhome? Pse pas vetevrasjes ishte mbuluar vet Mehmeti?
Pse eshte here me syze edhe here pa syze Mehmeti ne keto fotografi?
Si i mban duarte e perthyera Mehmeti madje edhe ne pozicione te ndyrshme pasi gjoja ka vrare veten?
Pse nuk u degjua krisma e pistoletes se Mehmetit? Mehmet gjojai vuri nje jastek para kraharorit para se te vriste veten. Atehere ku eshte ai jasteku? Mehmeti i ka te dy jasteket poshte kokes edhe ata jane te paster pa gjak.
Vazhdon:
Bluzja ose kemisha e Mehmetit eshte e lyer siper ne ate vendin e gjoja plages me boje. Ne ate fotografi ku eshte ngritur larte bluzja e Mehmetit per te fotografuar gjoja plagen duket qarte qe Mehmeti nuk ka plage sepse ajo bluzja e Mehmetit eshte e paster nga poshte edhe i duket vetem njolla e bojes qe e leu vet Mehmeti bluzen me boje nga larte por gjaku do kishte njollosur bluzen nga poshte pra nga kraharori edhe jo si nje njolle boje qe Mehmeti e vuri me dore siper bluzes.
Kjo eshte shenja me e qarte edhe me e pakundershtueshme qe Mehmeti luajti rolin sikur vrau veten. Mehmeti jetonte por beri vetem keto fotografi si aktor. Edhe pas kesaj loje ne byrone politike iku me njerez te besuar te vet edhe te Enverit ne Kanada. Edhe vellai i tij Duro Shehu ne Kanada eshte sot.
Ishte vetem nje loje e regjimit te Enverit dhe Mehmetit kjo edhe asgje tjeter. Mehmeti ishte shume i forte edhe ne 1989 me 200 vjetorin e revolucionit francez te 1789 qe e bene masonet me illuminatin ne krye do behej nderrimi i sistemit socialist ne te gjitha vendet e Europes lindore ne sistem kapitalist. Ashtu edhe u be.
Nuk mund te ishte ne Shqiperi Mehmet Shehu ne 1989 ose 1990 ne pushtet sepse Mehmeti ishte shume i forte. Mehmeti ishte trim me flete edhe shume inteligjent. Prandaj nuk do i pershtatej Mehmetit tranzicioni me gjithe shkaterrimin e industrise, ushtrise edhe shtetit sic u be. Ne pushtet duhet te ishte nje lolo si Ramiz Alia te cilit do i pershtatej tranzicioni ashtu sic u be.
Pastaj politika ka edhe show sepse i duhet politikes se illuminatit show si fejesa e Skender Shehut me Silva Turdiun qe Enver Hoxha e njihte shume mire. Asgje nuk u ndodhi Turdinjeve ne Tirane. Si ka mundesi? Ishte nje skenar hollivudi kjo fejese edhe prishja e fejeses me gjithe gjoja kritikat qe i beri Enveri Mehmetit deri me 17 dhjetor 1981.
Atmosfera ne byrone politike ishte ate dite e qete edhe Mehmeti luante rolin pa bere kundershtime por thoshte here pas here “po”. Madje dhe Kadriu i beri nje gjoja kritike Mehmetit per largimin e rojeve ne plazhin e Durresit kur ishte Mehmeti atje ne plazh. Pse serioze ishin keto diskutime? Enveri diten tjeter e kishte gati te gjthe skenarin edhe e shpalli Mehmetin armik edhe paralajmeroje qe me vone do dalin edhe gjera te tjera si Mehmeti poliagjent. Pse i besonte njeri nga familjet Hoxha, Shehu, Kapo e Hazbiu keto fantashkenca hollivudi?
Ne kete video eshte mbledhja e byrose politike te 17 dhjetorit 1981:
https://www.youtube.com/watch?v=DXcaSGrCCOo
Edhe Kadri Hazbiu nuk u ekzekutua edhe te gjitha gjerat kunder Kadriut ishin false edhe vetem teater politike. Kadriu ishte gjithashtu shume i forte edhe nuk mund te ishte ai ne pushtet ne 1989 ose 1990.
Prap vazhdon:
Keto fotografite e Mehmetit e kane vulosur plotesisht kete teater sepse jane prova te pamohueshme qe Mehmeti ne keto fotografi eshte gjalle edhe luan rolin sikur ka vrare veten.
Familja Kapo si mori ne 1991 direkt pasaportat amerikane?
Jane plotesisht ndryshme gjerat e politikes nga ca duken.
Pse nuk kishte mjaftueshem qumesht Shqiperia qe ne vitet 1978 deri 1990 ishte cmenduria e radheve te qumeshtit? Pse nuk kishte grure Shqiperia qe fshataret kishsin shume kohe vetem buke misri? Po minoriteti i Dropullit pse kishte gjithemone buke gruri? Se ne fashtra ishte minoriteti. Pse? Epo duhet te kishte edhe gjera per te cilat kundershtaret e regjimit te Enverit brenda vendit mund te flisnin kunder regjimit. Edhe pakenaqesira duhej te krijoheshin ashtu si edhe me tufezimet qe te shpallej ne 1990 sistemi i deshtuar edhe qe duhej nderruar. Se po te mos kishte pakenaqesira pse duhej ndryshuar sistemi?
Ajo piramida e Enverit ne mes te Tiranes eshte simboli i masonerise dhe i illuminatit. Prandaj Erion Veliaj e quajti nje here ne 2015 si ndertesen me me vlere te Tiranes edhe eshte ne internet kjo thenje e Veliajt. Por me bunkieret tallen Rama e Veliaj.
Mehmeti e luajti rolin e vet ne teatrin politik.
Super intersant shkrimi ,si kafja e bome para 3 ditesh,del pak edhe emri i Qafokut sa me e majt “n’loje” ! Gazetar qe gerrmo ke historia e Shehut duke pas para syve historin e yllit te droges !
Qeverria, politika te gjith te korruptum!
Po ky far gazetaruci?!!
Malok e katnar ke plot edhe n’Skrapar
O wwwwwwww i ftof n`tajaret.Ay Linkolni gjalle eshte?
Ti me duket se je Liljana,nusja e padeshirume e Nexhmijes.Ajo ka qene me penallti,..
Mehmet Shehu eshte vrare nga agjentet shqiptare qe i sherbenin UDB.
Mos u allakatuni kot te mesoni te verteten mbasi ajo flet vete . Nje bashkeluftetar e besnik i verber ndaj Hoxhes nuk e merr kurr inisjativen te vras vehten, per nje fejese jashte parimeve te politkes komuniste ,qe u akuzua .Analizoni vetem kete fakte. Hoxha nuk kishte kurajo, ti thoshte Mehmetit armik i popullit sic i tha, Beqir Ballukur , Petrit Dumes ,Hito Cakos e Kadri Azbiut .Hoxha, polkitkishte, kish filluar pas 1974, te mos vlersonte me biografine por besnikerine ndaj tij .Kete cfrytezuan agjentet e UDB brenda mekanizmave qe rrethonin Hoxhen .Mos harroni se Doktori francez ja kishte prer shpresat se do te jetonte pas semundjes se rende te diabetit agresiv .Ky lajm u be strumbullari i skenarve se kush do te zinte karriken e Hoxhes .
Nga nje i aferm,qe sherbente ne grupin e ruajtjes e te shoqerimit te Hoxhes ,kam mesuar se Hoxha ndihej shume i friksuar.Ngrihej naten i alarmuar e bertiste.Armiku ,armiku .Duan te me vrasin. Shkonte tek ushtaret e Gardes i provokonte e i perqeshte .Askush nuk guxonte te komentonte keto sjellje qe cfaqeshin para syve te grupit shoqerues si dhe nga kreret e tjerte te pushtetit e politkes . Kush reagonte sado pak e pinte e zeza .
Nuk qe vetem semundja e Hoxhes, qe u hapi oreksin agjentve te UDB ,per ta shkaterruar plotesishte ate unitet qe egzistonte ne udheheqjen shqiptare,por dhe perkeqsimi i mardhenjeve me Kinene. Akuzat e Hoxhes, se Kina tradhetoje mbasi priti Presidentin e SH.B.A Nikson, kishin qellim tjeter.Nuk donte ndryshime e hapje te vendit.Pas vitit 1978 ne u izoluam plotsishte qe ndoshta u be shka dhe per qejfmbetje brenda perbrenda udheheqjes . Hoxhes i vini letra anonimesh dite per dite, ku e keq informonin ,se duan te te vrasin.Se besniket e tij tani mendojne ndryshe dhe synojne ti zinin vendin.Keto letra kishin vetem nje dore, UDB,qe me vite ishte te ulur kembekruq ne oborrin e Hoxhes .
Te gjitha skenat Tv qe kemi pare, mbi gjyqet e armiqve te popullit, kane vetem nje autor. Agjentet ne zemer te udheheqjes shqiptare qe prisnin me padurim pastrimin e rruges drejt fronit qe do te drejtonte vendin .Shqiperija duhej te varej politkishte nga sllavet e te mos hapej drejt perendimit .
Nuk po zgjatem se historija tregoje se kush qene te interesuar per te trasheguar karrikene pas vdekjes se Hoxhes .Ata nuk donin qe Shq1iperija te thyente tabute e ti hapte rruge demokracise .Kjo bie ne sy dhe nga qendrimi 32 vjecare i Sali Berishes me ish spiunet qe sot mbajne penge prespektivat e vendit . Mehmeti u vra pikerishte qe sot te mbisoterojne ish spiunet shekullor te Shqiperise per ta mbajtur jashte vemendjes se botes se qyteteruar . Keta spiune e tradhetar te popullit, mbasi mbushen xhepat e tranformuan pronesine dhe ngriten nje shtet per interesat e tyre . Vetem nje permbysje totale shpeton vendin nga kjo mortje qe i ka zene frymen popullit me te perbuzur ne Evrope .
UDB.KGB,Sigurimi,Asfalia,DEA,CIA, SIMI,GESTAPO, ka qene Enver Hoxha.
Para enver hoxhes,,nuk dinte populli shqiptar nga keto gjera.
Deri minuten e fundit mendjen qiqer e kishte per Intriga dhe kompllote.Shihni cfare i punon SHEFIT 30 VJECAR te ketyre puneve Kadri Hasbiut.Saqe ky i fundit bukoset,humb kujtesen,se ky te akuzonte edhe pse i ke dhene uje te ftohte gomarit,edhe pse i ke dhene uje te ngrohte gomarit.
Nako Spiron e akuzoi,pse kundershtonte vendimet e keshilltareve Jugosllave,Koci Xoxen e denonte pse kishte zbatuar urdhrat e keshilltareve Jugosllave.,Kadri Hasbiun e denonte pse kishte dorzuar gjithe dokumentat e agjentures shqiptare tek keshilltaret sovjetike.
Kadriu belbezonte si kalama,nuk kishte guxim ti thoshte:-Urdhrat mi ke dhene Ti.
Kunati ketij e mbante si qen shpie,,haha ha e hi hi hi me palacalleqet e kunatit Rrufjan pa ditur se kunati kishte 10 vjet qe ja fuste.Ato raportet qe dergonte ky Ministrise Brendshme nga Belgjika nuk ishin thjesht copa gazetash per Shqiperine,por ishin raportet per veprimtarine e Opozites Antizogiste ne Evrope,kreu i te cileve ishin pikerisht Bari Omari,Kole Tromara,Sheh Karbunara,,te cilet i vizitonte rregullisht enver hoxha.
Kur profesoret patriote antifashiste te Lyceut te Korces organizuan demostraten kunder pushtimit fashist,ky rrinte ne nje kafene buze bulevardit dhe mbante shenim emrat.Te gjithe profesoret u pushuan,arrestuan.Antifashisti Abaz Ermenji perfundoi ne Ventotene,burg ne Itali,,Enver Hoxha u shperblye me 7 rroga shtese nga Ministria Brendshme Fashiste.Per te humbur gjurmet ne Korce,ja mbathi ne Bari,ku e priste Tutkuni kunat,qe e pandehte LOLO.Nga te gjithe keta qe kane pasuar enver hoxhen,as Sali Berisha,as Fatos Nano,,po vetem ky Helaqua pallosh ka ligesine e tij. Ky eshte vene ne sherbim te Mafies serbo-ruse,te mafias boterore per te fundosur Shqiperine.
Boll me idiotesirat. Jeni me te vertete kaq budallenj ju apo paguheni per komentet tuaja? Te gjithe politikanet kryesore te Shqiperise ne kohen e Enverit nga Koci Xoxe deri te Kadri Hazbiu iken vetem nga skena politike. Ata nuk u vrane por iken vetem nga skena, kuptojeni kete. Shume qarte eshte sqaruar kjo me shkrimin “Mehmet Shehu nuk vrau veten por luajti vetem rolin e aktorit sikur vrau veten”.
U vra apo u vetvra tanime nuk ka shume rendesi se askush nuk don te ja dije per bllokmenet e frikshem te asaj kohe .
O idiote,e kujt i duhet sot ne se u vra apo u vetvra M.Shjehu,pervec atyre padronmeve te tij qe e mbanion per te vrasre Enver Hoxhjen,por i hengri mune?
Pse shahet vetyem Enveri dhe asnje tjeter,sikur te gjiotha te keqijat i paska bere Enveri me doren e tij?
Ka m,arre detyre,ky ish kapterri i usddhtrise,so gjoja gazetar,Roland Qafoku,qe eshte sa analfabet,por edhe qwe duket se flet permendesh cfare kopjon diku!
Se ai duket qe ne fytyre se nuk kla fare intelekt per gazetari!