Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
Lajmi i fundit

INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President

Published: October 19, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Zef Mazi, ish-kryenegociator i Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, e sheh krizën aktuale si pasojë të problemeve të akumuluara dhe të një sistemi institucional që, sipas tij, nuk ofron mekanizmat e nevojshëm për të dalë nga bllokimi.

Në këtë intervistë për DITA-n, ambasador Mazi shprehet se kërkesat e studentëve kanë marrë përmasa që kapërcejnë kufijtë e arsimit dhe shprehin pakënaqësi më të gjera shoqërore. Ai kundërshton dhunën dhe çdo përpjekje për ta përvetësuar apo keqpërdorur protestën, por nënvizon se zgjatja e krizës nuk do ta ndryshojë rezultatin e saj.

- Publicitet -

Si rrugëdalje, propozon krijimin urgjent të një “Këshilli të të Urtëve”, dorëheqjen e qeverisë, një Kuvend Kombëtar me përfaqësim të gjerë dhe rihartimin e Kushtetutës e të ligjit zgjedhor, me miratim përmes referendumit.

Është një propozim që e zhvendos debatin nga menaxhimi i krizës te ndryshimi i rregullave që, sipas Mazit, e kanë bërë të mundur ngërçin.

A mund të gjendet një zgjidhje përmes një procesi të gjerë institucional dhe jo thjesht përmes marrëveshjeve mes partive? Ish-kryenegociatori paraqet idetë e tij dhe argumenton pse, sipas tij, koha për veprim ka ardhur.

Pyetje: Besoj i ndiqni protestat prej disa muajsh? Si e shikoni situatën? 

Përgjigje: I kam ndjekur cdo ditë. Ndjej trishtim të thellë. Protestat masive pesëmujore të studentëve, të rinisë, që janë shumica dërrmuase dhe në vijën e parë, u zgjeruan dita-ditës me të gjithë moshat e popullsisë. Fryma e kësaj proteste është thelbësorja. Kërkesat e studentëve janë të drejta. Ato kalojnë përtej aspektit studentor-arsimor.

Fryma dhe kërkesat shprehin akumulimin e një morie problemesh që janë thelluar nga moszgjidhja e tyre. Kjo u përsërit nga një numër të intervistuarish nga mediat. Pasi ranë në vesh të shurdhër për 5 muaj, brenda dhe jashtë vendit, protestat kulmuan me ngjarjet e trishta, të zymta, që prekin thellë ndjenjat civile.

Protesta as nuk duhet “të vidhet”, as të keqpërdoret, as të përdoret integrimi në BE si pretekst pasi nuk është dhe nuk bëhet nga individi por gjithë institucionet dhe shoqëria.

Dhuna, dëmtimi fizik, nuk janë zgjidhja. Dhuna vetëm do të përkeqësojë situatën, do rrisë ndjenjat dhe vendosmërinë e studentëvë, të rinisë, të popullsisë. Studentët, rinia, nuk heqin dorë nga kërkesa e shumëmbështetur e panegociueshme e tyre – dorëheqja e kryeministrit. Zgjatja e kësaj situate do rrisë dhimbjen, nuk do ndryshojë rezultatin.

Situata shumë e rëndë duhet të merrte fund muaj më parë. Ai moment iku. Tani kërkohet veprim urgjentisht, drejt, me largpamësi, në të mirë të interesave të popullit, të vendit dhe në përputhje me frymën e protestës.

Pyetje: A sheh rrugëdalje nga kjo situatë?

Përgjigje: Ka rrugëdalje nga cdo situatë nëse ka vullnet politik dhe largpamësi interesash madhore të vendit. E domosdoshme është të ngrihesh në nivelin e përgjegjësisë që kërkon situata.

Do sugjeroja që një nga ish-Presidentët e Republikës të mbledhë urgjentisht një “Këshill të të Urtëve”, të përbërë nga 7 ose 9 vetë (numër tek). Anëtarët e këtij këshilli të jenë ish-presidentë, akademikë, juristë (të së drejtës kushtetuese), intelektualë të njohur. Këshilli të diskutojë dhe propozojë rrugëdalje institucionale nga kriza.

Pyetje: Më konkretisht?

Përgjigje: Situata aktuale e ngërcit politik dhe institucional duhet thyer. Ajo është rrjedhojë e ndryshimeve të bëra në paketën kushtetuese në vitin 2008, çka nuk ofron rrugëdalje.

Disa nga pikat që mund të jenë pjesë e propozimit do ishin: dorëheqja e qeverisë; mbledhja e një kuvendi kombëtar me përfaqësues nga të gjitha zonat (të dalë nga këshillat bashkiake), nga partitë politike dhe studentët; rihartimi i kushtetutës me ndarje të qarta pushtetesh, sipas të cilës partitë politike të mos kenë mundësi të bllokojnë proceset institucionale dhe ato të drejtësisë; miratimi i kushtetutës të rihartuar me referendum (me dy të tretat e votuesve); rihartimi dhe miratimi i një ligj të ri zgjedhor me referendum (me dy të tretat e votuesve).

Vendi ndërkohë drejtohet nga një këshill nën udhëheqjen e një ish-presidenti, i cili do bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të këshillit. Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë kështu e shoh.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Vlora 97 says:
    October 19, 2026 at 5:06 pm

    Nuk iken Rama se arrestohet brenda 48 oreve pa imunitet.
    E ka dosjen mal
    Nuk do iki pa gjak

    Reply
  • . says:
    October 19, 2026 at 5:20 pm

    KOMENT I FSHIRE PER ARSYE ETIKE NGA MODERATORI

    Reply
  • Propozime të arsyeshme says:
    October 19, 2026 at 5:25 pm

    idenë e Këshillit Presidencial vetë e ke gjetur apo e ke kopjuar gjëkundi?! Sidoqoftë propozimet e tua janë të arsyeshme.

    Reply
  • Ok says:
    October 19, 2026 at 5:34 pm

    Ok Ideja, por mos na ngaterro me keta ish-presidente se nuk kan nxjerre gje ne drite kur ishin presidente e jo me tani !

    Reply
  • ANA says:
    October 19, 2026 at 6:06 pm

    Kjo mund te ishte nje zgjidhje,por nuk duhet te nenkuptoje ndalimin e qeverisjes se vendit vetem per t’u perqendruar ekskluzivisht te keto ceshtje.Besoj se me efektive do te ishte nese zgjidhej nje individ gjeresisht i pranuar-qe e ka mbeshtetur reformen ne drejtesi nga shumica aktuale-per te bere dhe ndryshimet e nevojshme me dakordimin e te gjitha paleve.Nje mundesi tjeter eshte qeveria teknike qe kerkohet,por nuk e di nese nje qeveri e tille do te ndikonte ne negociatat e integrimit,sepse nuk eshte e zgjedhur drejperdrejt.Sido qe te jete,zgjidhje ka,duhet zgjedhur opsioni me fleksibel-qe siguron vazhdimesine e qeverisjes se vendit.Zgjidhja eshte e arritshme dhe e duam te gjithe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  • Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit
  • INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  • ​E vërteta e “fletëthirrjeve” në SPAK, si u përdor një faqe satirike për goditjen e Top Channel
  • Nipi im, më fal që Shqipërinë nuk e bëmë dot më të mirë!

Komentet e Fundit

  1. Ana on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  2. K R on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  3. . on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën
  4. ANA on INTERVISTË: Kushtetutë e re dhe Referendum, Mazi propozon daljen nga kriza me një Këshill të drejtuar nga një ish-President
  5. Zenel on DEKLARATA: Një grup me 97 akademikë të diasporës kërkojnë hetim të dhunës policore dhe përgjegjësi politike për krizën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?