Këtë të enjte është mësuar se Gjykata e Posaçme ka urdhëruar në nëntor të viit të kaluar SPAK-un të hetojë pasuritë e ish-Presidentit Sali Berisha dhe ish-Kryeministrit Ilir Meta, si dhe përputhshmërinë e deklaratave të tyre të pasurisë në vite.
Vendimi ka marrë shkas nga refuzimi i një kallzimi të bërë në SPAK që lidhet me përgjegjësitë e vjedhjes së Thesarit të Shtetit në Krrabë gjatë anarkisë së 1997.
Kjo vjedhje është gjykuar më herët dhe dosja gjyqësore tregon se drejtuesi i grupit për sigurinë e Thesarit të Shtetit, Arjan Bishqemi, ka deklaruar se ka bërë kontroll në Thesar në datën 24 prill 1997, më shumë se një muaj pas sulmeve.
Por çuditërisht ai nuk kishte kërkuar që të bëhej inventar fizik dhe të shikohej nëse Thesari ishte prekur apo jo, ndaj vjedhja nuk u konstatua zyrtarisht.
Inventari që zbuloi se në Tunelin e Krrabës mungonin rreth 280 kg flori, u bë në datën 7 prill të vitit 2000, pra rreth 3 vjet pas sulmeve në tunel, – raporton DITA.
Po çfarë është grabitur saktesisht në tunelin sekret të Thesarit të Shtetit në Krrabë?
Inventari i vitit 2000, konstatoi se nga 24 arkat metalike në të cilat ishte vendosur ari në gjendje monedhe lira turke, napolona francez dhe dollarë të artë amerikanë, 11 arka ishin krejtesisht të zbrazura.
Ndërsa nga 97 arkat e mbushura secila me nga 20 kilogram argjend, ishin hapur vetëm 2 arka, por nuk ishte grabitur asnje gram argjend.
Nga 24.000 napolona ari në total, grabitesit kishin marre rreth 4.000 napolona.
Dëmin më të madh e pësuan lirat turke, ku nga 62 mijë të tilla, grabitësit morën rreth 40 mijë.
Kurse nga 1600 dollaret amerikane prej ari qe ndodheshin ne thesarin e shtetit, u grabitën 10 prej tyre.
Sali Berisha në vitin 2000 akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si autorin e kësaj vjedhje shtetërore.
“Nëqoftëse dikush mendon t’u vjedhi shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc Pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogari shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës” – pat deklaruar Sali Berisha.
“Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri” – deklaroi Sali Berisha në një debat më pas.
Vetë Ilir Meta në një intervistë disa vite më vonë, mohon akuzat. Por ai e pranon se ishte opozita që e shtyu të bënte verifikime zyrtare për gjendjen në Thesar
“Pas insistimit të opozitës se Thesari i Shtetit është prekur, është cenuar, në atë kohë unë si Kryeministër i kam kërkuar autoriteteve përgjegjëse, ministrisë së rendit publik, për të bërë një verifikim të gjendjes në të cilën ndodhej thesari i shtetit. Përgjigja e grupit që ka bërë verifikimin, ka qenë se nuk ka pasur asnjë cënim të thesarit të shtetit, por në fakt në mos gaboj nuk kishin bërë inventarin fizik, por vetëm vëzhgimin e godinës nga jashtë. Pas verifikimit fizik, u verifikua që një pjesë e konsiderueshme e monedhave ishin grabitur. Më pas u bënë edhe hetimet përkatëse dhe u verifikua edhe mënyra edhe vendi se nga ishte bërë një grabitje e tillë”, – pat deklaruar Ilir Meta
Sali Berisha e akuzoi vazhdimisht më pas Ilir Metën si dora e cila qëndron pas grabitjes së thesarit. Megjithatë, kur mori qeverinë në vitin 2005, nuk hapi asnjë hetim për këtë çështje.
Nga ana tjetër, Ilir Meta, nisi kundër akuzat për Berishën, duke e akuzuar se ai kishte dijeni, kur askush nuk e dinte, pikëriahr sepse ishte vetë hajduti.
“Edhe sot, unë nuk e kuptoj se nga e dinte Berisha që thesari i shtetit ishte vjedhur apo ishte cënuar”, – pat deklaruar Ilir Meta.
a.d. / dita
Disa dite pasi u shakataruan godinat ku mbahej arkivi i ish ministrise se brendeshme na lajmeruan per demtimin dhe grabitjen. Kur vajtem ne objekt arkivi qe shkataruar e demtuar shume, dokumentat kishin mare pullin, ishin thyer e vjedhur lavaman, dyer e dritare nga fshatret e krabes. Thesari ndodhej ne nje brendesite e godinave ku nje tunel ishte kthyer ne depo per Banken e Shqiperise, dera prej çeliku special prodhim suedez ishte nentuar te hapej por nuk ishte hapur. Mbasi e rivulosem deren e hekurit qe nuk hapej se ishte prishur kodi komandues, u rivendosen policet u mblodhen sa mundem dokumentacionin dhe u larguam. Perhapem fjale qe zona eshte minuar. Thesari nuk eshte vjedhur ditet qe u renuan godinat. O ka qene i vjedhur ose eshte vjedhur ma vone. Lajmi se eshte hapur nje tunal nga mbrapa dhe jane futur ne thesar eshte qesharake.