SPAK i kërkoi sot Kuvendit heqjen e imunitetit dhe marrjen e autorizimit për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Në njoftimin e parë mbi marrjen e zv.kryeministres si e pandehur SPAK njoftoi se dyshimet janë mbi Tunelin e Llogarasë dhe mbi Lotin 4 të Unazës së Tiranës.
Por sot, Prokuroria e Posaçme thekson se Balluku është marrë nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi për Unazën.
Më poshtë një investigim i botuar në 24 nëntor ku tregohet se në gjysmën e tenderëve të projektit më madhor infrastrukturor të kryeqytetit – me vlerë 450 milionë euro, pati vetëm një garues të kualifikuar, ndërsa shumica e ofertave fituese janë përafërta me fondin limit.
—–
Më 10 shtator 2021, vetëm pesë ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e ofertave në shtatë tenderë për segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës – një paketë prokurimesh me vlerë rreth 18 miliardë lekësh, apo 148 milionë euro me kursin e kohës, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku thirri me urgjencë në zyrë Evis Berberin, atëherë kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Takimi u zhvillua në orën 11 të paradites, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme që më vonë vendosi pezullimin nga detyra të numrit 2 të qeverisë. Çfarë u diskutua në atë takim mbetet e paqartë. Por dy orë më vonë, shkëmbimet në telefon mes Ballukut dhe Berberit, zbulojnë mënyrën se se si përzgjidheshin përfituesit e parave publike.
“Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT. Dhe mos ta shoh në vend tjetër,” i shkruante ministrja. Berberi e takoi Shtufin po atë pasdite dhe raportoi përsëri: “E takova ok.”
Sipas prokurorisë, “EUT” i referohej kompanisë “Euroteorema”, ndërsa “Nova” ishte “Nova Construction 2012”, biznesi i Shtufit. Katër ditë më pas, këto dy kompani dhe një e tretë, “PE-VLA-KU” sh.p.k., nënshkruan një marrëveshje ortakërie. Të nesërmen, më 15 shtator, u shpallën fitues të tenderit për ndërtimin e “Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me fond limit 2.5 miliardë lekë.
Për prokurorët, mesazhet e asaj dite janë prova që ministrja ndikoi drejtpërdrejt në formimin e bashkimit të operatorëve dhe, rrjedhimisht, në rezultatin e garës, një rezultat që, sipas tyre, u shoqërua me tolerime të pajustifikueshme nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pavarësisht kritereve skualifikuese në dokumentacion.
Megjithëse hetimi i SPAK-ut fokusohet te Loti 4, një analizë e procedurave të prokurimit për të gjithë segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës, e kryer nga BIRN, sugjeron se konkurrenca mes operatorëve ka munguar dhe ofertat që janë shpallur fituese kanë qenë shumë pranë fondit limit.
Belinda Balluku u mor e pandehur dy javë më parë për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Të enjten ajo u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës Speciale dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit. Në një deklaratë në Kuvend të mërkurën ajo i cilësoi akuzat penale ndaj saj si baltë, aludime, gjysëm të vërtetat dhe gënjeshtra.”
Procedura të paracaktuara
Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh rrugor brenda kryeqytetit, një rrugë rrethore që synon të krijojë një qark lëvizjeje rreth Tiranës për të shmangur trafikun që kalon nëpër qendër të qytetit. Kjo rrugë ka një gjatë prej 28.7 kilometrash dhe për ndërtimin e saj janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).
Të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtë informimi nga ARRSH, tregojnë se në vitin 2021, menjëherë pas zgjedhjeve të parlamentare, financimet për Unazën e Madhe pësuan një bum dhe u dhanë 7 tendera, duke regjistruar normën më të lartë vjetore të shpenzimeve buxhetore.
Mesazhet mes Berberit dhe një prej vartëseve të tij, të identifikuar si Miranda Shkurti, po ashtu nën akuzë për këtë tender, tregojnë se të enjten më 12 gusht 2021, zyrtarë të ARRSH-së punuan me orë të zgjatura për të bërë publike tenderat dhe për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar në aplikacionin online të Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Gjatë gjithë kohës Berberi, edhe ai pa gjumë, kontrollonte procesin. Në orën 23:09 ai i shkruan Shkurtit, shefe e prokurimeve publike në ARRSH: “Hidheni edhe pas 12 që nesër të rrimë rehat se do na tërbojnë”.
Nxitimi, siç del nga mesazhet, lidhej me kërkesën që ofertat duhej të hapeshin më 15 shtator dhe publikimi duhej të kryhej në kohë. Por hetimi, i fokusuar në Lotin 4, tregon se e gjithë procedura ishte një burokraci që nuk ndikoi fare në rezultatin përfundimtar.
Në fakt, bisedat e mëvonshme mes Ballukut dhe Berberit tregojnë se fituesit dhe mënyra se si do merrnin pjesë në garë ishin përcaktuar paraprakisht. Vetëm katër ditë para hapjes së ofertave për shtatë tenderat, Balluku orienton një bashkim kompanish për të marrë pjesë në njërën prej garave. Në mesazhe ajo kushtëzon njërën prej kompanive që pritej të ishte mes fituesve të mos merrte pjesë në garat e tjera.
Përveç kësaj, prokuroria thotë se ministrja dhe vartësit e saj bënë gjithçka gati që procesi të mbetej nën kontroll. Nga tetë pjesëmarrës në garë, shtatë u skualifikuan sepse nuk përmbushnin kriteret; mes tyre edhe një kompani që u shpall fituese në një lot tjetër të garave për Unazën e Madhe, të hapura po atë ditë. Më shumë se kaq, disa nga ofertuesit shkuan në tender “me duar në xhepa”: pa ofertë ekonomike, pa dokumente bazike si sigurimi i ofertës apo vetëdeklarimi.
Por, megjithëse gjithçka dukej e kopsitur dhe rivalët në garë të skualifikuar, prokuroria thotë se administratës nën varësinë e Ballukut iu desh të mbyllte sytë edhe para një sërë problemesh të operatorit fitues. Prokuroria gjeti se bashkimi i operatorëve, në kriterin e “punëve të ngjashme”, kishte paraqitur punime që nuk lidheshin fare me rrugët.
“Rezulton se objekti i këtyre kontratave të paraqitura si ‘punë të ngjashme’ është ndërtimi i objekteve të banimit, ndërsa objekti i kontratës së prokurimit ka të bëjë me punime ndërtimi për autostrada dhe rrugë,” thuhet në kërkesën për masë sigurie për Ballukun dhe të tjerët.
Prokuroria thotë se hetimet tregonin qartë se ministrja dhe vartësit kishin ndihmuar fituesin në mënyrë të paligjshme.
“Shtetasja Belinda Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi; anëtarët e Njësisë së Prokurimit, Jonida Avdolli, Adrian Kroi, Denis Xhoxhi; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Erald Elezi, Klarita Konomi, Miranda Shkurti, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘Euroteorema Peqin’ sh.p.k., ‘PE-VLA-KU’ sh.p.k. dhe ‘Nova Construction 2012’ sh.p.k., duke vepruar në kundërshtim me ligjin,” thuhet në dokument.

Mungesë konkurrence
Nga shtatë tenderat e 15 shtatorit, përfshirë “Lotin 4”, gjashtë u fituan me shuma që shkonin nga 94.5% deri në 96.1% të fondit limit. Nga 48 kompani që morën pjesë në garë, 35 operatorë – ose 73% – u skualifikuan. Në disa raste, kompani të mëdha u nxorën jashtë gare për mungesë dokumentacioni bazik, si mosparaqitja e listës së stafit; ndërsa në raste të tjera për kritere teknike të pazakonta, si mungesa e një licence specifike për zhurmat.
Kjo çështje vjen si akuza e dytë për paracaktim tenderash ndaj zv.kryeministres, e pezulluar nga detyra nga Gjykata e Posaçme. Përveç dosjes së Unazës, Balluku akuzohet edhe për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, për të cilin u mor e pandehur më 3 nëntor të këtij viti. Ajo i ka mohuar akuzat.
Nga ana tjetër, të dhënat e BIRN dëshmojnë se kjo nuk është një anomali e vitit 2021, por pjesë e një modeli që shfaqet përgjatë shumë vitesh.
Analiza e 21 nga 23 tenderave për Unazën e Madhe të Tiranës, ku mes viteve 2011–2024 u dhanë 45.9 miliard lekë, tregon se dhjetë procedura u fituan me më shumë se 98% të fondit limit, pjesa tjetër me mbi 94%; ndërsa vetëm në dy tendera kompanitë në garë dhanë oferta që i kursyen buxhetit mbi 20% të fondit.
Ekspertët thonë se tenderat, në një pjesë të mirë të të cilëve pati vetëm një garues të kualifikuar, paraqesin një sërë flamujsh të kuq dhe shenja të mungesës së konkurrencës.
Në 21 tendera të Unazës, kjo është përkthyer në pagesa të tepërta prej 30–60 milionë eurosh.

Një skemë e përsëritur
Prokurimi për Lotin 4 nuk është e para procedurë për ndërtimin e një segmenti të Unazës së Madhe të Tiranës që rezulton e manipuluar.
Në vitin 2018, një skandal shpërtheu kur u zbulua se DH Albania – një kompani e regjistruar në Delaware, që kishte fituar një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë për ndërtimin e segmentit rrethrrotullimi “Shqiponja” – “Pallati me Shigjeta”, ishte në fakt një kompani fantazmë. Skandali u mbyll me dënimin me 6 muaj heqje lirie për falsifikim dokumentesh të administratorit të firmës.
Hetimet e SPAK kundër Ballukur, për momentin nuk duket të kenë dalë përtej procedurave të Lotit 4, por të dhënat e mbledhura nga BIRN, për tenderat e segmenteve të ndryshme të Unazës së Madhe, tregojnë se ato vuajtën nga të njëjta sindromë, duke ngritur hije dyshimi për paracaktim të fituesve.
Në 21 procedurat e prokurimit për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, numri i kompanive të skualifikuara nga gara ka kuotuar mes 85% dhe 95% të pjesëmarrësve.
Gati gjysma e tenderave u zhvilluan vetëm me një kompani të kualifikuar.
Të dhënat për tenderat tregojnë se disa kompani u përfshinë në garë thjesht si numra. Pothuajse në të gjitha procedurat pati të paktën një kompani që nuk dorëzoi ofertë ekonomike.
Përveç skualifikimit masiv, në tendera u vu re edhe fenomeni i “tenderit me rrotacion”. Për herë të parë në Unazën e Madhe kjo u dokumentua në vitin 2011, kur Autoriteti i Konkurrencës, pasi hetoi rastin, konstatoi se edhe pse kishte indikacione të forta për trukim ofertash — si rotacioni i ofertave dhe afërsia gati 100% me fondin limit — “hetimi nuk gjeti prova direkte të koluzionit mes sipërmarrjeve fituese (Gener 2 Sh.p.k.; bashkimi Albavia & Favina & Alpin Srl; dhe bashkimi Gjoka Konstruksion & Gjikuria)”.
Por fenomeni mund të ketë vijuar edhe në tenderat pasues, ndonëse numri i kompanive pjesëmarrëse është rritur formalisht, duke krijuar vetëm iluzionin e garës. Analiza e dokumentacionit tregon se kompani, të cilat më parë kanë ndërtuar vepra komplekse, “harrojnë” papritur të dorëzojnë një vërtetim licence apo sigurimin e saktë të ofertës në një procedurë që përfundon duke u fituar nga një “rival” i tyre. I njëjti rival bën gabime të ngjashme në një procedurë tjetër që i shkon kompanisë së parë.
Ky model i “gabimeve të qëllimshme” është çelësi për të kuptuar se si ruhet paqja në treg: kompanitë e mëdha hyjnë në garë vetëm për të plotësuar numrin e pjesëmarrësve, por dorëzojnë dokumentacion të mangët për t’u skualifikuar vullnetarisht, duke i hapur rrugën fituesit të paracaktuar pa qenë nevoja të ulin çmimin e ofertës.
Vladimir Karaj – Me shkurtime, nga Reporter. Titulli është i redaksisë

Nuk mund te akuzohet nje Z/krueminstre per ket shkelje! Sa ka vjedhur,ku eshte demi dhe sa,ku jane parata e vjedhura? Investigime nga juristet e Saliut 6 mujore tek plepat nuk mund te bejne drejtesi! Jemi kercenuar thote Dum dumani sic i thote Saliu! Po perse Mendoj nga qendrimi i dyfishte apo dhe i trefishte i drejtesise!
Demi eshte te buxheti, o kurve hajdute. Nga buxheti nxjerrin fitimet keto kompanite madhore te hajduteve madhore.
Kot nuk jane cmimet e rrugeve 10 fish me Evropen.
Percaktojne fondin sipas oreksit qe kane per milionat
Ja dhe Bela ne foto ne nje nga ato kronikat skenike te saj neper TV (sipas modelit te Lalit tashme te burgosur) duke pozuar e shoqeruar si gjithmone regullisht nga gallof Gjyli i ARRSH ose “Palloshi i gjate” sic shprehet dendur ajo vete ne ato pergjimet e saj …(apo e ka pas llafin per Ramen?)
Nga Sportelisti i Unazes na dalin Balluket dhe Berberet qe e kane ngritur nivelin nga sportelisti te kurvat dhe baxhellat e Rames.
Sportelisti humbi dhe nuk u permend me
A po del edhe një konkurrent tjetër në Shqipëri i sojit Berisha&Co në krijimin e aferave dhe spektakleve
Ma dilte si borebardha ,,,,,
Rrugace
Sherbetore e Rames. Asgje tjeter. Urdherat i merr nga Rama, dhe ky i siguron ku ti siguroje qindra milionet e vjedhur.
Ky duhet arrestuar i pari
Do na mungoje Leksiku saj i pasur Terminologjik.Ishte shume perpara me njohurite teknike.Belinda Balluku futi ne komunikimin me qytetaret, frazeologjite Teknike:Autoriteti Kontraktor,Autoriteti AeroPortual, TECet Lundruese,Energjia Fotovoltaike,Giga,Mega,Loti4.Baseni,Kaskada,Fondi Sovran.,.Intelektuali e kuptonte,por Une nuk e ndiqja dot,se nuk di gjuhe te huaja.
Do na mungosh Belinda.
Ballukja nuk i kuptonte vete ato qe thoshte
Na dilte sikur ishte mbreteresha
Debile piçke fryre
Po te isha Gjykata Kushtetuese,Une Belinden do ta amnistoja,kurse Erion Veline do ta kalbja ne burg. Pse?
Sepse Erion Velia fshihet ne Fustanet e gruas,Implikon gruan ne vjedhje,,Vjedh si Skuth.
Kurse Belinda Balluku vjedh balle perballe,burrnisht,Pa i bere syri terr..Belinda EDUKOI MORALISHT DHE TEKNIKISHT,jo vetem Edi Ramen,por krejt popullin shqiptar.
Kjo HIstoria e Balluku nga ASPAK mund te permblidhet me nje shprehje:-c’kemi Loce? – E… hic, shtro Peta, hudh t’lyne, ha Copa muti perdite.
Te mos na vije keq, …por ne shqipptaret jemi njerzit me primitivë, llafazane dhe shpifes te ndyre!…Si pa te keq i thote Nr 2 te Qeverise “kurve” e ca ofendime qe me vjen zor ti permend se nuk ta lejon edukata…
Gjithe diskutimi eshte si te merret neper goje Zv Kryeministrja se “objektivi” eshte i qarte:
DUHET RREZUAR ME ÇDO KUSHT, TI HAPET RRUGA SALI MASHTRUSIT PSIKOPAT DHE ZAGAREVE TE TIJ PER TE QEVERISUR, TA MJELIN ATA SGQIPERINE!!!!….
LUFTE E PISTE POLITIKE AQ E GJATE, DERI SA TE VIJNE ZGJEDHJJET E REJA….!!!
Nuk paska te drejte Ministrja perkatse te thote mendimin e vet per nje problem që lidhet me ndertusin e nje vepre?!…
Por atehere, kush ka te drejte, keta langaraqet e Saliut?!…
Mjere Shqiperia per keta Hijena qe duane ta shqyejne llokma-llokma….!
Vetem ne Shqiperi degjon nga keto akuza dhe hamendesime, veçanrisht kur behet fhale per perdorimin e fondeve shteterore!
Nuk thone kot “per lekë shqiptaret te vrasin!…”
Alndrip, e ke pare gje Remzi Hoxhen me Kumbaron e Sefgjinin; kane shkuar ne piçke te sateme se ajo ka ngelur tani; kermat e ketij vendi qe e ropet te gjalle! Dhe diskutoni e flisni akoma kriminele 35 vjeçare !
Balluku te behet e penduar. Ajo eshte zv-kryetare e bandes dhe e rrjetit qe ka krijuar dhe mbeshtetur ne disa vite rresht. Ne puzzle mungon nje element i fundit – kapobanda.
Perse eshte kaq e PAMUNDUR te konsiderohen DOREHEQJA e/o SHKARKIMI deri ne perfundim te procedurave e proceseve gjyqesore, sic ndodh ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian, e jo vetem, por prej kohesh edhe ne vendet fqinje Ballkanike, e kudo, nga Atlantiku ne Paqesor, e deri ne Rusi e Kine ?!
—–
Perse BEHET kaq i pamundur ballafaqimi i hapur e publik i sektit “rilindas”, trasnplantuar ne Partine Socialiste me vete Partine pikesepari, si POLITIKISHT, ashtu edhe MORALISHT, per “domosdoshmerine” e inKAPSULIMIT bizantin jo vetem te “IKONES” Belinda Balluku, por dhe te vete “IKONOSTASIT” “Qeveria Edi Rama 1-2-3-4” ne Shqiperine e 2025-2026 ?!
Po Mire mo cfare njerezish jeni. Po futet ne burg kjo? Kjo eshte per yll hollivud. Ai qorri me syshtrember gomar i teri si e ndau kete lloj femre si e ka emrin trapi se ja harrova he mo ai qe ben emision televiziv qe i binte me dore?
crendesi ka. E thonte mire ai Agim Doci ” Belinda edhe kur ecen duket sikur ben gome” Yll une jo qe nuk e fusja ne procedure por do e promovoja per ne holliwood. Shume fotozhenike. tmerr
Hajdutja BaAlluku eshte kapur me presh ne dore.
Kur hajdutja Balluku kur eshte kapur me presh ne dore, ka qene dore per dore me Kryehajdutin Rama, ky me presh aty ku nuk thuhet…
Socialistet syleshe qe ndihen sikur kane mort ne shtepine e tyre, do te deshironin qe ata prase t’i kishin fshehur me mire, prsh qe Rama ti kishte fshehur te gjithe aty ku nuk thuhet, meqe ka jo pak pervoje me prasin aty ku nuk thuhet…
Por ja qe ngelet vetem nje enderr e nje ditenate te ftohte dimri.
Eshte per te qeshur qe ne kerkesen e sotme, te zgjeruar te SPAK, flitet per lotet, per lotet e Unazes. Eshte per te qeshur sesa here, Berisha i ka permendur ato te shkreta lote; me dhjetera ne mos me qindra here; lubi loti – thoshte!
Ja ku erdhem perseri tek akuzat e nemesisit te pameshrishem te socialisteve: Doktor Berishes.
Akuzat e tij i kane paraprire cdollloj hetimi apo arrestimi nga ana e SPAK.
Duke filluar me kriminelin e rrezikshem, ish ministrin e rendit ne te njejten kohe trafikant droge, Sajmir Tahirin, me ata deputetet perdhunues, trafikante dhe vrases qe PS-ja i kishte ne parlament… e keshtu me radhe deri sot tek zv.kryeministrja Balluku.
Neno moj c’eshte perpjekur- tha!
Mos e merrni seriozisht me spak se doli flluske sapuni dhe deri ketu e kishte vrapin;