Emisioni Investigativ ‘Plug’ zbardhi detaje të rënda nga afera e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Nga të dhënat e investigimit, rezulton se Belinda Balluku anuloi tenderin e parë për Tunelin e Llogarasë duke rihapur një tjetër garë katër muaj më pas, këtë herë duke shtuar kostot e ndërtimit të tuneli me 50 milionë euro.
Gara për hapjen e tunelit u bë pikërisht pasi drejtuesit më të lartë të qeverisë zhvilluan një takim me drejtues të kompanive turke, që më pas u shpallën fituese në tenderin e tunelit të LLogarasë.
Në takimin e zhvilluar në kryeqytetin turk me përfaqësuesit e kompanisë merrnin pjesë Kryeministri Rama, Ministrja përgjegjëse për infrastrukturën Belinda Balluku dhe vetë ish-zvkryeministri Ahmetaj.
Takimi është zhvillua në datën 3 qershor në Ankara, ndërsa 21 ditë më pas, është bërë dhe rishpallja e tenderit me vlerë të fondit limit prej 190 milionë eurosh.
Përpara mbajtjes së tenderit kyresor, është zhvilluar një tjetër tender, që sipas investigimit rezulton të jetë një skandal më vete. Më datën 20 qershor 2022, qeveria zhvillon tenderin për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të tunelit të Llogarasë.
Ky tender kishte vlerën e fondit limit prej 7.4 milionë eurosh me tvsh. Projekti që do t’i hapte rrugë edhe tenderit ka kushtuar 7. 4 milionë euro, por që në start, edhe mbi tenderin e përzgjedhjes së studios projektuese hidhen hije të forta dyshimi.
Në garë morën pjesë disa kompani, ndërsa në të paktën dy raste, dy nga kompanitë pjesëmarrëse ishin në shkelje të ligjit, pasi krijuan dy bashkime operatorësh. Në përfundim, fitues u shpallën bashkimi i pesë operatorëve që ofroi vlerën më të lartë të tenderit, ndërsa disa prej kompanive që u futën në garë u shtuan gjatë rrugës pasi nuk ishin pjesë e garës në tenderin fillestar.
Skandali kryesor qëndron pikërisht te tenderi kryesor, ai me vlerë 190 milionë euro për ndërtimine Tunelit të Llogarsë.
Kompanitë turke Interkar-ASL, që fituan këtë tender, nuk përmbushnin disa nga kriteret e dokumenteve standarde të tenderit. Gjithashtu, njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, kompanitë e tunelit të llogarasë, u regjistruan në Shqipëri vetëm në momentin që lidhën kontratën, apo vetëm një javë nga nisja zyrtare e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Dhe sikur të mos mjaftonin këto, Tuneli i Llogarasë nisi të ndërtohej pa u miratua leja e ndërtimit, e deri në miratimin e kësaj të fundit, ministria disbursoi 15 milionë euro për kompanitë turke. Nga ana tjetër, leja e ndërtimit nuk u zbrdh kurrë deri në 28 maj të vitit 2025, cfarë nënkupton se të gjitha punimet u kryen pa leje ndërtimi.
Por skandalet e kësaj afere nuk përfundojnë këtu. Gjatë investigimit, u gjet një tjetër kompani nënkontraktore e cila ka kryer një ndër proceset me thelbësore. Germimin për hapjen e tunelit është pikërisht Via koncstruksion.
Kjo kompani, u themelua në vitin 2021 nga një i ri që kishte punuar si agjent shitjesh, ndërsa për punimet në ndërtimin e tunelit të LLogarsë ai mori 7.5 milionë euro.
Për këtë kompani ngrihen hije të forta dyshimi se mund të jetë përdorur për qarkullimin e parave, ndërsa i mbetet SPAK të hetojë.
Por jo vetëm kjo. Në projektin fillestar, siç e shikoni në ekran vec ndërtimit të tunelit prej 6 kilometrash, ishin parashikuar edhe dy ura në dy daljet e tij, për të cilat ishin detajuar edhe kostot.
Por në fund, njëra nga këto dy urat, që projektuesit e kishin parashikuar si urë të varur e me një këmbë, që krijonte efekte panoramike, është zhdukur dhe në finale as nuk është ndërtuar, ndërkohë që ishte një prej zërave më të kushtueshëm të këtij projekti.
Pas gllabërimit të 190 milionë eurove, siç në çdo procedurë të këtij projekti, Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë harruar edhe një element tepër të rëndësishëm, kolaudimin e Tunelit të Llogarasë.
Këto punime nuk janë koaluduar pasi nuk ka ekzistuar një kolaudator që të kryente vlerësimin, e për pasojë, çdo shqiptar që do të kalojë në të duhet të lusë zotin që vjedhja e 190 milionë eurove të jetë e keqja më e madhe për të. / Emisioni Plug

Koha tregoi se Putren me te rende ne vjedhje ne kete vend e paska pas kjo Bela e vogel camarroke me zerin si cuperline.
E kuptoni ca behet apo jo?
Rama hajduti, krimineli antishqiptar, me kurvat e tij ministresha shkaterroi nje mal te tere
Shkaterroi zemren e Laberise, Llogarane, i vuri dinamitin dhe e shpertheu nga zemra.
Popili qiptar e voton per kete gjeme
Dhe, keta, e vjedhin me te dyja duart
Bravo Qiperia
Dhe ta mendosh ket shkaterrim e projektuan per te lehtesuar TE HUAJVE aksesin. Te sjellin ata brenda nderkohe qe ne na perzejn jasht dhe paradoksalisht u votoka me shumice neper “zgjedhje”.
Sjell te huaj ramuti dhe sera e tij me te katra duart dhe tritolin vendit.
Gjithe qeveria duhet te jape doreheqjen per te lehtesuar hetimet
Eshte minimumi
Burg per te gjithe, qe nga Rama i pari, jo doreheqjen, se u shijon me leket qe kane vjedhur
Aldrinp ha mut ha siç ke ngrënë gjithmonë .
Jane medie 99% te Berishes qe genjejne. Belinda dhe Lali Eri jane te paster kristal si uji i Gjanices. Flm Dita. Flm Bela. Flm Lali.
Njiher 30ml tani u rrit 50mlnga 140ml 170ml me ne fund 190ml te shofim ditet ne vazhdim
Ti mutngrenesi ben mire te mesosh shqip sepse dhe emerin tend e ke ngaterruar ! Mos u mburr se te pelqen vetem muti i Rames sepse dhe ai mut quhet dhe nuk ka emer tjeter.
Dikur ne kohen e xhaxhi diktatorit diku nga vitet 1967-1970 plasen flete rrufete dhe ne shumicen e rasteve i akuzuari pesonte traume psikologjike..etj etj Shpesh here autoret e flete rrufeve sidomos ato agersivet nuk vinin emrin por ne fund thonin : nga nje grup qytetaresh ose emra te rreme si psh Nesti Angoni Sales
Dhe ne kohen e sotme ky “grupi i qytetareve te ndyre ” te kohes Enverit eshte faktikisht Spaku I Dumdumanit Sales qe fillimisht ushqen mediat me informacjone gjysem te verteta dhe pastaj fillon masakrimi popullor duke ja kaluar dhe Gardisteve te Kuq te Maos (vijon) si ndodhi me Tahirin me Velaijn tashme me Ballukun dhe neser me Ramen 100% nen tingujt e kenges makabre:
Ne Shqiperi erdhi Drita
Qe kur erdhi LaQipita
or pallosh,nuk behet tunel pa u care mali…ca kane vjedh keto,te meren instancat shteterore jl ti e un me komente ne knternet.
Tuneli me ne fund u ndertua,dhe eshte nje sjellje e re ne infrastrukturen shqiptare,thjesht rregullon pune,nuk prish…
te gjithe gjuhen me helm…kjo reocka vogel,balluku le te varet sme plas trapi fare,por respekt per tynelin
Faleminderi kapterro per mindimkn tend,te tjeret nuk kane vlere.
Dhe ti duhet mbajt ne pellembe te dores,je si ajo letra me vlere e viteve‘90
Bela-Belinda innamorata,
nje tren me vjedhje te ndjek nga prapa,
e pasket ne rrace ju Balluket mor jahu,
qe tua rras Partia dhe ta hani sa krahu.