Rruga e Kavajës është një prej zonave më të njohura në Tiranë. Segmenti më i preferuar i saj është ai që kalon mes dy trotuarëve, ku nga njëra anë është xhamia, diku më poshtë, në të kundërt të saj, është Kisha.
Tiranasit e Rrugës së Kavajës mblidheshin te “Tymi” pas viteve ‘90, pak më poshtë ishte “Samsung” në kohë të PD-së, që në kohën e PS-së u kthye në “Apex”. Në kohën që po jetojmë, pra në kohën e “SPAK”, zona do quhet “Te pallati i prokurorit”. Sepse aty ku gjendet rrugica e Bogdanëve, është ndërtuar pothuajse buzë rruge një pallat 9-katësh, shumë elegant, ku apartamentet shiten me 3 mijë euro metri katror dhe dyqanet me 7 mijë euro.
Ky pallat është ndërtuar nga firma ndërtuese “Ald Edil” e sipërmarrësit Astrit Kamberi. Leja e ndërtimit mban datën 06/05/2021 dhe është miratuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Por kjo ishte hera e dytë që leja u dha, pasi një herë ajo ishte refuzuar. Sipas “vettingut” që i është bërë prokurorit Dado nga KPK, del kjo e dhënë:
“Subjekti, së bashku me pronarët e tjerë të truallit, kanë lidhur kontratë sipërmarrjeje në datë 25.10.2016, me objekt ndërtimin e një godine shumëkatëshe banimi dhe shërbimi. Sipas kësaj kontrate, sipërfaqja ndërtimore që do të përfitojë dhe kalojë në pronësi të palës pronare do të jetë 43%… subjekti deklaron se kontrata e sipërmarrjes është revokuar me shoqërinë “R” më datë 12.10.2017.”
Në 2017, ndër emrat e pronarëve që lidhën kontratën që dështoi me firmën e ndërtimit “R”, emri i Ols Dados nuk figuronte. Duhet të vendosej më pas…
Pallati 9-katësh u ndërtua më pas në pronën e familjes me mbiemër Berisha, një degëzim martesor me fisin “Berisha” që rrjedh nga vitet 1920, përfshin edhe motrat Rozmari Nonaj (Dado) dhe Terezina Nonaj (Adhami), e para nëna e Ols Dados dhe tjetra tezja e tij. Motrat Nonaj janë bijat e një nëne të martuar me Berishë, ndërkohë që pinjollë të këtij mbiemri, si vëllezërit Zef Berisha me Eduard Berisha, ato i kanë djem dajë. Të gjithë trashëgimtarët e familjes Berisha, ku përfshihet edhe Ana Shkreli, bashkëshortja e Stefan Berishës, janë kushërinj të Ols Dados.
Familja disidente shkodrane “Berisha” është persekutuar në kohën e komunizmit. Shtëpia e vjetër, 124 metra katrorë, që u shemb për pallatin e ri, mbante peshën e viteve, emrat e dhjetëra trashëgimtarëve dhe një ndërtim shtesë pa leje.
Të gjithë pronarët e shtëpisë, bashkë me Rozmari (Dado) Nonaj, njihen nga strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë, Durrës dhe Shkodër si anëtarë të kësaj partie dhe aktivistë të flaktë që nga viti 1991. Praktikisht, Ols Dado është rritur në një familje të thekur antikomuniste, me baba dhe nënë, me prindër të persekutuar. Persekutimi komunist i bëri të jetojnë në Shijak. Nga atje në Durrës dhe më pas në Tiranë.
Familjet Dado dhe Olldashi kanë një miqësi të fortë, këtë e dëshmon edhe një lundrim i thjeshtë në adresat e Facebook të Joana Dado Qamirani, motra e Ols Dados, dhe i ndjeri Milto Dado, babai.
Prokurori me Range
Po të hulumtosh vetëm të dhënat e vendimit Nr. 583 datë 3/11/2022, për vettingun e prokurorit Ols Dado, kupton sa pak duhet për të futur dikë në burg. Nëse këmbehen për një seancë pyetjesh hetimore, sipas stilit “Dado”, duke ju sekuestruar edhe telefonat, Valbona Sanxhaktari, Genta Bungo me Ina Goxhaj e Adela Kondakçiun, do dilte një lajm i bujshëm, pasuar me një arrestim.
“Vajzat” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) kontrolluan “letrat” dhe aty panë që Ols Dado ishte emëruar prokuror më 21/11/2008, por shmangën çdo analizë ligjore mbi këtë fakt; mbi faktin se ai nuk plotësonte asnjë kriter profesional për këtë funksion, sepse nuk kishte punuar asnjë ditë si gjyqtar, prokuror apo të plotësonte ndonjë alternativë tjetër që të justifikonte emërimin e tij. Dado kishte punuar noter. “Ina” dhe “Adela” e KPK-së mbyllën katër sy dhe dy palë veshë, duke certifikuar këtë emërim të paligjshëm.
Babai i Ols Dados, Milto Dado, tregohet në vendimin e KPK-së se ka qenë njëkohësisht pensionist dhe noter: “Babai i subjektit, M.D., është pensionist prej datës 28.05.1992 dhe përfiton pension pleqërie në masën 18.434 lekë/muaj”. Pensioni me detyrën publike shemb skemën e kontributeve dhe vettingun e prokurorit Dado nëse do matej me kutin e ligjit.
“Vajzat” e KPK-së mbyllën sytë për Ols Dadon, edhe për mënyrën se si “kolegu” përfitoi “tokën” përmes dhurimit nga nëna e tij në vitin 2016. Në vendim përmendet fakti se, “Nëna e subjektit ka trashëguar pasurinë dhe në vitin 2016 ia ka dhuruar të birit, Ols Dado…” pa u ndalur të shqyrtojnë si u bë Ols Dado pronar i ¼ pjesë të kësaj pasurie (siç del nga tabela e lejes së ndërtimit).
KPK, që shumë herë ka numëruar cm² të pasurive të tepërta të prokurorëve të shkarkuar, këtë herë mbylli sytë dhe nuk pa se si trashëgimia e pjesëve të pronës për pallat, e bëri paritur pronar kryesor Ols Dadon për të përfituar ¼ e saj.
Prokurori “hero” ka përfituar në pallatin me letra “të rregullta”, që u ndërtua bash në qendrën e lakmueshme të Tiranës, një pasuri – dyqan, shtëpi, garazhe – që tejkalojnë vlerën 1 milion eurove, sipas çmimeve të shitjes që paraqet godina e përfunduar në Rrugën e Kavajës.
Por prokurori Dado kishte edhe dy apartamente të tjera në Tiranë.
Ai deklaroi para kolegeve të KPK-së se kishte blerë dy apartamente. Njëri me sip. 129.8 m², porositur te firma “K” sh.p.k dhe tjetri apartament 2+1, me sipërfaqe 115.89 m², Njësia Bashkiake blv. “Zogu I”, rr. “Maliq Muço”. Të dy apartamentet tek një vend i lakmueshëm në Tiranë (ish-Cirku). Burimi i të ardhurave deklaruar nga prokurori ishte nga puna e noteres, ish-bashkëshortes Gentiana Bardhoka (martesa 1999 – 2005), nga aktiviteti privat i prindërve, nga pensioni i plotë pleqërisë së tyre dhe nga shitje pasurish të paluajtshme.
Praktikisht, Ols Dado deklaroi se nuk ka krijuar asnjë të ardhur personalisht, me punën e tij, në jetën e tij, deri ditën kur u emërua prokuror.
Me prona të dhuruara që kalojnë vlerën e mbi 2 milionë eurove, me një karrierë të falur nga “Zoti” i organeve të drejtësisë, prokurori Dado një ditë të bukur mendoi të blinte një makinë të re të kuqe flakë. Range Rover Evoque 5.
Ai e deklaroi si të blerë me “leasing” në 8/3/2018, Range-in 22.500 euro. Çmimi i kësaj makine sexy e kalon atë të deklaruar në vitin e blerjes, por prokurorit i lejohet një ulje e lehtë nga kompania Porsche.
Prokurori me pallate dhe Range Rover të kuq u emërua në SPAK nga qeveria e prokurorëve në mars 2023. Disa konkurrentë me karrierë magjistrati u eliminuan për t’i hapur rrugë emërimit në SPAK të noterit me pasion imobiliaret, Ols Dado.
Ngritja e godinës së “Drejtësisë” nga e para, fillon një histori të re post-komuniste në vitet ’90, me kursin e famshëm të plepave në Durrës. Atje ku për 3 muaj vere “u poqën” hetuesit e 20 viteve të ardhshëm të demokracisë dhe për 6 muaj mësuan të mbajnë çekiçin në duar, gjyqtarët. Emrat e tyre shkruajtën historinë e gjyqësorit shqiptar deri në ditën kur erdhi radha e Ols Dado-ve që nuk bënë as një ditë kurs, për të qenë specialë, ashtu si i duhen SPAK.
Ols Dado, po goditet se ia “rrasi” Veliajt – tha dikush…tjetri u kënaq kur dëgjoi: i nguli “dadon” Erionit. Ndërkohë që të gjithë kënaqen me “të rrasme” dhe “te ngulme”, noteri Dado, nga “penthouse”-i i tij, po sistemon mobiljet e reja të blera me pensionin e babait antikomunist dhe lekët e mamasë demokrate.
Punët para se të emërohej prokuror
● 16.12.1995 – 15.2.1996, punonjës pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Emërimi i bëhet nga Engjëll Dakli, ish-ministër i PD-së. Në atë kohë kjo ministri kishte emërtimin: Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë.
● 16.2.1996 – 10.9.1996, punonjës pranë “A.M.C” sh.a. Kompania (AMC) krijohet në nëntor 1995 dhe Ols Dado filloi punë si operator celulari.
● 29.1.1997 – 8.11.2000, punonjës pranë Bashkisë Durrës. Emërimin si specialist në këtë bashki e bën Arqile Gorea i PD-së.
● 9.11.2000 – 30.6.2003, nuk punoi. U mbajt pa deklarime me të ardhurat e babait, Milto Dado (noter) dhe bashkëshortes Gentiana Bardhoka (notere).
● 1.7.2003 – 29.9.2005, punonjës në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Emëruar nga Kryekomisionerja e Komisionit Shqiptar të Letrave me Vlerë, Elisabeta Gjonaj.
● 2005 – 2008, bëhet noter pa konkurrim, duke hapur NIPT-in K52025501V, pasi e trashëgon licencën nga babai i tij, noteri Milto Dado.
Marrë nga faqja investigative “Prapaskena”
Ëhë
Bravo
Hajde spak hajde
O po lereni gjyqin te vendos ça kini o keni dal ne mbroitie te Lalit te gjth PS PD
Redaksia ,
Ju lutem këto fakte postojani zotërisë së tij Edi Rama, që të reflektojë për Reformën në Drejtësi, për të pushuar propogandën e përditshme për Veprën personale të Tij, SPAK.
Jemi dëshmitarë se në këto 34 vjetë në Shqipëri janë infektuar me virusin jetësor të këtij sistemi, me mijëra qytetarë, por në veçanti janë infektuar thuajse të gjithë pushtetarët e të gjitha rangjeve dhe punonjësit e drejtësisë : prokurorë, gjykatës, avokatë dhe noterë.
Aq keq janë infektuar, sa nuk po ngurojnë të akuzojnë njëri-tjetrin se kush është më shumë hajdut – pra një luftë shtrigash dhe shtriganësh.
Sa mirë që vet pastrohen !
Shoqëria civile – të gjithë qytetarët e ndershëm do të shpëtojnë prej shushunjave .
Qe trashegohen pasuri te palujtshme apo te lujtshme kam nigju,por qe trashegohet zanati noterit e para here qe e degjoj.Ka nje sere kerkesash me u be noter.Nuk e dij,por nese ka ndodhur paskemi marre fund si shtet.
Dita, pse nuk eshte kujtuar Rama ti hetoje keta prokurore me perpara?
Velo Fiku i ka dhene leje ndertimi.
Ca keni qe ankoheni?
Vete beni pazare, vete ankoheni
Ky eshte pazari juaj qe keni pushtetin, jo i atyre qe hane si puna e OLsit.
Ne nje shtet te drejte nuk do ndodhte qe instituti i drejtesise te rikrijonte institut tjeter si SPAK
Ju e ngritet vete, duke deklaruar se shtyllat e drejtesise nuk punojne, dhe do benit nje reforme mbi institucionet, qe te punonin. Dhe moret te njejtet gjykates e notere, dhe i legjitimuat me sukses, duke i mbushur mendjen shqiptareve qe keni bere nje reforme te Papare.
Lereni Olsin se nuk i prish pune shtetit.
Shikoni koncesionet, me to merru ti si gazete
Sa ka prishur Ramuti &Co nga fondet e shtetit/
SHikoni si behen projektet per Rijetesimet e shesheve qyteteve shqiptare, ku paret xhirojne per Fushat, Gjikurite, Gjanat, me qindra miliona euro, dhe ju beni ham ham per Olsin
Nuk keni me cipe e turp, kurva te degjeneruara. Te shitur jeni te gjithe
Investigoni e tregoni ketu se sa jane pasurite e Erion Velise. Se ai eshte nen akuze per korrupsion (nje nga vilat e tij ne Qerret po thote se ja ka “dhuruar” familjes Ajoles)
Duke tentuar Investigimin tek ata qe Akuzojne te korruptuarit jo vetem nuk i shpetoni Hajdutet e akuzuar, por vetem beheni me teveqele se vete hajdutet me fondet publike ne duar.
Erjonin na tregoni
Mos u mundoni te largoni vemendjen e publikut nga hajdut Veliaj. Ka vjedhur shume me inceneratoret, lejet e ndertimit, licenca, tendera 5D.
per zotin Ilir
18 Shkurt, 2025 te 4:30 pm
Jam shume dakort me ju per Ramen qe te pushoje diarrete e tij mburrjen per Fuckspakun..biles jo vetem te kerkoje te falur votuesve te tij por dhe te sugjeroje qe “Ballaboksi” duhet ta largoje menjehere Dadon e Argites jo vetem nga ceshtja Veliaj por dhe nga Spaku..biles te hape ceshtje penale…
Pse s’na pyesni qe ikim dhe e lame Shqiperine, pse?! Sepse komunistet u bene antikomuniste me urdher edhe te sherbimeve secrete te huaja! Sepse sigurimi na vrau dhe syrgjynosi por SHUK i Saliut na beri me keq! Dhe tani SPAK u krijua si arme e isheve ne sherbim te tyre! jane njelloj bile keta sot te SPAK jane me keq akoma se sigurimi apo Shiku i Kriminelit shume te pasur Sali! Jane te gjithe njelloj hajdute dhe vrases! Ish komunista shoke te Enverit por tani me para te madhe!
Po kush eshte platforma PRAPASKENA qe citon gazeta DITA?
Ja ku po e poston intelektuali copy-paste nga interneti:
Në tregun mediatik shqiptar qarkullon edhe PLATFORMA, një kompani, pas së cilës fshihet Adriatik Doçi. Platforma “Prapaskena.com”, eshte një portal periferik, për të cilin është dhënë alarmi edhe nga njerëzit e Drejtësisë se po përdoret vetëm për shantazhe dhe sulme, ka edhe financues. Adriatik Doçi eshte qeni i radhës që leh në emër të AKSHI-t, por që fatkeqësisht paguhet nga taksat tona në KLSH si inspektor shërbimi civil, dhe jo pak por plot 1.5 milionë lekë në muaj, por ka vetëm një të metë se nuk shkon asnjë ditë në punë, vijon me shantazhet banale si gjobaxhi i certifikuar edhe nga pronari i tij, Karlo Bolino. Adriatik Doçi shndërrohet në qen i tërbuar sa here sheh fletën e gjyqit për shpifje dhe shantazh. Bëhet fjalë për gazetarin mercenar që nuk ka lënë bankë shqiptare pa shantazhuar si: BKT, Intesa Sau Paolo, Union Bank, që me niptin e atij, Adriatik Doçi me vulë në dorë shkon çdo ditë dhe shantazhon bizneset dhe banka e nivelit të dytë. Jo vetëm Adriatik Doçi, që merr rrogën e majme te Karlo Bolino, që merrte dhjetëra mijëra euro në muaj nga inceneratorët dhe këto i quante thjeshtë reklama, por edhe “Top Channel” që ka marrë miliona euro apo ka ortakëri me inceneratorët.
vazhdon:
vazhdon:
Adriatik Doçi njihet dhe si gazetari i Rilindjes për shkak se i ka shprehur publikisht bindjet e tij politike si mbështetës i partisë në pushtet. Gazetari gjobavenes bën publikime te portali i tij i quajtur “Prapaskena”, duke përdorur një gjuhë të ashpër, fyese dhe kërcënuese. Gazetari i Karlo Bolinos, Adriatik Doçi duket se është ‘rrëfyer’ mirë te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm. Pas dy audiopërgjimeve të publikuara, vjen dhe i treti, ku gazetari gjobaxhi i Bolinos, Adriatik Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe ato variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro, pasi varet nga personi.”
TUNG!
Vazhdon ?! Mos kujto se do vazhdojë shumë gjatë o plehrë e fëlliqur , duke ngordhur je , qen bir qeni , haleja jo vetëm e intelektualëve , por hale publike je shndruar . Yyyyy demon e zabërhanë .
Rama nuk merret me verifikime apo veting prokurorësh e gjykatesish.
Janë të ndara punët.
Gjithsesi, këto të dhëna qe shkruhen, kanë vlerë dhe dikush do ti vleresojë patjeter.
Lutem, shkruani emrin e autorit të këtijë shkrimi, që mos të kemi një Anesti Angoni të dytë.
Dado e gezofsh pallatin ne truall te memes,.Demos tokat e pronat ja mori Berisha me katunaret qe i lcoi si qen prej zinxhiri. shtepine ja prishi nje capterr corrovode kryetar kshilli qen bir qeni qe ne kohen e PPSH,I doli shpirti nga bytha,se nuk e kapshin as mjeket me dore.Zagaret qe la prapa sherbejne ne partine e Berishes,qe t`rregullojne biografine.Bjeri Dade majtas ,djathtas,ka te haje palla se njesoj jane keta.Hajdutllukun e kane ne thuuu.
Rama kryeminister ,me shume minister i jashtem ,politiken ebrendeshme ,sigurine ,gjykatat i ka patur dhe ika sali berisha .Rama ik me mire se mafien e berishes nuke shkatron dot asnje .Eshte i lidhur me tegjitha gjykatatat dhe prokuroret ne shqiperi sepse vete i ka emeruar.NJE ZGJIDHJE KA ,VENDOS PER 6MUAJ SITEM TOLITAR SHKRIJI GJITHE PROKURITE KU JANE E KU SJNANE ,SPAKUN E SALI KRIMINELIT .KOT i ke lidhjet engushta me melonin kur nuk bje dot koken e korrupsionet te prokurorise se shqiperise adriatik llallen .Mamerr mendja dhe per kete nuk do saliu dhe per pasoje nuk do as spaku.Rama je out plotesisht nuk kupton asnje gje si vepron mafia gjykata -prokurori -spak nen udheheqjen e udheheqsit te dashur te PPSH SALI SHEQERE KARAXHIC ,VICIDOLL UDBASHIT
Ky qenka muzikant noter prokuror ndertues mashtrues vrojtues ( vrimes celesit) me i deshtuar i planetit. Njihet dhe si maniak seksual qe ngacmon shoqet e zyres , duket qysh nga ngjyra e Range Roverit dhe merr ne telefon gruan e botes dhe e urdheron te paraqitet ne SPAK per zbulimet qe ka bere noter prokurori duke vrojtuar nga vrima e celesit. Ky nuk duhet te rrije 24 ore ne SPAK dhe te gjithe ato qe e kane pompuar nje njeri te paafte qe nuk ka punuar nje dite si prokuror dhe ne menyre antiligjore ka penetruar ne SPAK duket te marrin denimin e meritur
.Largimi nga sistemi i drejtesise i kesaj monstre qe do dhe nocke hunderri eshte detyre e sistemit te drejtesise qe SPAK te rivendose besimin e meparshem qe tashme ka rene pertoke .
Socialistet menduan se djali i vukut largohet me vota!!! Jo more budallenj eshte sali vuku ai i ka tentakulat te futura ne cdo qelize te drejtesise dhe institucioneve te tjera te shtetit.
Shokë të Ditës mblidhni mendjen e mos hidhni shashka per te mbuluar zullumet e lali Erit. Ju kujtohet si e niset sulmin ndaj Olsi Dados duke shpifur sikur te ishte ndertuesi e me pas fis i Berishes e qe prona e tij aty vlente 1.5 milione euro. Pa pike turpi vazhdoni ne formen e fleterrufeve fushaten kunder prokurorit me shprese qe ta imtimidoni. Shikoni tonet percmuese me te cilat shkruani Adriatik Doci nje servil gjobaxhi qe u kap duke bërë Email per nje vend pune duke u shpallur socialist i thekur denbabaden. Pra imagjinoni objektivitetin e ketij palo gazetari. Tani te vijme tek Lali Eri gjuha arrogante e të cilit nuk i le gje mangut rrugacit. Kur sillet keshtu ne burg imagjinoni ne bashki me vartesit! Nëse Olsi pronen e ka te trasheguar lali Eri nga e gjeti. Ja psh vilen qe thote se eshte e vjehrrit pa nxjerre certifikaten e pronesise. Aty paska punuar dhe arkitekti i Atelier 4 Olsi Eftimi, a ka ndonje fature per punimet e pagesat e kryera? Nëse jo si i bie kur Lali Eri kryetar bashkie jepte leje per Atelier 4? Ne nje rast fiks aty afer pallatit te Olsi Dados duke shkelur dhe PDV ne. Ne nje rast tjeter ku Ajola shfrytezonte gratis vilen ne bllok te Gent Sules nderkohe qe Agikons merrte leje nga lali Eri si do ta quajme? Po ryshfetet ne dore ku ai 20% i Rames eshte thuajse dyfishuar? Ku i gjeten parate trimat e 5D per ndertime dhjetera milone euro? Si ka mundesi qe te te vjedhin drejtoret nen hunde e ky maniaku i kontrollit nuk ditka gje! Nuk e shpetoni dot lali Lekun nga bataku duke sulmuar Olsi Dadon. Jeni bere te pabesueshem! U desh qe te futej ne burg lali Eri qe te nxirrnit fytyren tuaj te vertete. Ju keshtu e keni humbur rolin e gazetarit e keni marre ate te gjabaxhiut! Nuk ju ben derman as fshirja apo heqja e komenteve se ju ka dale boja publikisht!
Avaz i njejte mediatik i ketyre 12 viteve “rilindje” neper mediat “e pavarura” de jure dhe krejt pro-Rama de fakto!
Sapo del nje akuze per Afendikojte e saj, menjehere leshohen ti kontrolloje jeten e ti sajojne edhe Biografine atyre qe e akuzojne. Ti hapin qitapet 7 breza e ti qemtojne krushqite e komshinjte qe kane pasur.
Kjo situate ka qene ne faqet e gazetes DITA (e te tjerave pro-rilindje) edhe ne rastet e Saimir Tahirit, Ilir Beqes, Arben Ahmetajt, madje edhe Gjush Dako e Safet Gjicerve etj, etj! Te gjithe ato jane marre ne mbrojtje e u eshte bere avokatia me se pari nga BEDRI ISLAMI (nuk di si ka paturpesine qe del e ben akoma shkrime ketu pas gjithe atyre Bllofeve)
Investigimi eshte detyre e c’do medie se pari per ata qe kane Pushtet e qe kane fondet publike ne duar, gje qe nuk eshte bere asnje dite te vetme nga 2013 thua se ky vend qeveriset nga Engjejt. dhe ky eshte Turpi i ketyre mediave sherbetore te korrupsionit e vjedhjeve qeveritare.
Keni shume te drejte te zemeroheni ju rilindasit e Rames . Ku eshte pare qe nje antikomunist, nje i persekutuar te behet prokuror dhe aq mw keq te denoje nje kryebashkiak te partise socialiste qofte ky dhe kryehajdut “Hallall” grupit investigativ qe ne nje kohe kaq te shkurter ka bere zbulime kolosale duke zbuluar armikun e partise , lidhjet e tij shoqerore e farefisnore ! Tani ppartia nen drejtimin e Rames te marre masa e ti shkarkoje nga puna e ti internoje ne fshat Po te kete mundesi i “lutem ” Rames qe te gjithe ata qe kane aedhur ne Tirane ne kohen e Berishes ,sidomos ata qe kane zaptuar tokat e Demos ti dergoje andej nga kane ardhur se na ndyne Tiranen Ata qe kane ardhur ne kohen e Enverit dhe sidomos keta te kohes se Edit mos i deboni sepse keta jane nga jugu dhe jane gjith kulture . Keta te jugut edhe kur vjedhin tregojne kulture !
Degjoje vlonjatin o Edvin, se eshte burre i mençur. Edhe ironinë e ka të mprehtë, të ther keqas. Ja, burra të tillë i duhen PDhit dhe atdheut, që konkurrojnë rrotë më rrotë me Mul Nokën.
Me ata që pyesin gazetën Drita se përse nuk tregon pasuritë e Veliaj bashkohem edhe unë por nuk ja bëj pyetjen gazetarit por Olsi Dedës. E ke futur brenda kryebashkiakun e kryeqytetit tonë por nuk po na I tregon të ashtuquajturat prona të mëdha të paligjshme. Pse nuk na nxjerr SKAP dokumentat e inçeneratorëve dhe 5d të cilat kompromentojnë Veliajn? Pse nuk nxjerr SKAP aktin e blerjes të vilës së famshme në Qerret të shikojmë edhe ne datën e blerjes? Kështu arsyeton llogjika ime personale. Ju që arsyetoni me mëndjen e doktorit dhe nuk vini në punë trurin tuaj vazhdoni tja bëni këto pyetje gazetarëve. Vazhdoni të numëroni sa palë veshmbathje u gjetën në sirtarët e një gruaje.TURP. Këtë di të them.
Ky supermiloner, Ols Dado, qe eshte futur pyk ne SPAK fale miqsive, pa asnje merite, qe kerkon te marre fame se ka arrestuar nje peshk te madh, duhet hetuar nga e para qe te rimarre SPAK emrin e tij te rrezuar pertoke. Ja pse Insperktori i Pergjithshem i Drejtesse, Artur Metani lipset te leviz dhe jo te qendroje indiferent. Ketu nuk behet fjale se mbrohet kryebashkiku (ky le te heithet nga nje tjeter prokuror me integritet) ,por behet fjale per nje paloprokuror qe e ka mendjen te bisnesi dhe jo te drejtesia.
Si ka mundësi që ky palo njeri arriti të bëhet noter e më pas prokuror i SPAK-ut pa mbaruar juridikun ?Çudi të tilla ndodhin vetëm në një vënd të korruptuar.
Shqipëri të kamte dhjerë ,s’të mora vesh asnjëherë shkruante një mëndje ndritur i quahtur Faik Konica.
Erion Veliaj ka dhënë me mijëra leje ndërtimi. Për të gjitha, kërkon 20% të vlerës, prerje 500 euroshe që o myken o i ha miu. Edhe në rastet si ky këtu, kur dikujt i takon të kryejë një ndërtim, prapë 20% kërkohen. E nëse nuk u mbushet mendja herën e parë, u mbushet të dytën a të tretën, deri sa të kryejnë pagesën tek hajduti me çizme dhe të marrin lejen.
Pa pike turpi flisni po perse Lali zdromsi meqe qenka kaq i kulluar nuk e ka denoncuar prokurorin ne fjale meqe i ka kerkuar leje ndertimi. Po lerini keto. Lepiresa fundshpine
Të rinjtë shkojnë në lokalet e Tiranës me Ferrari në këtë vend.
A vozitë prokurori një automjet indian kaq shumë? është një varg në pronësi indiane. vlen vetëm në Shqipëri. Britanikët ngasin Ford ose Vauxhall!
Mendoj se kjo është për shkak të çështjes Veliaj.
Po mire tani u kjjtuat ju pee kete prokuror? Kjo bie ndesh me tam-tamet e reformes ne zhdrejtesi se u perzgjodhen me te miret prokuroret e Skapit. Tani qe miu veliaj hyri ne cark po ngrihet kori i minjve dhe sulmon prokurorin Hahahaaaa