Faqja e njohur investiguese Prapaskena shkruan se Parlamenti i dominuar nga Partia Socialiste është para përgjegjësisë për të vepruar përballë skandalit të katapultimit të Ols Dados në sistemin e prokurorisë në kundërshtim flagrant me ligjin.
Shkrimi:
Kuvendi duhet të nisë procedurat e shkarkimit të kreut të Inspektorit të Lartë i Drejtësisë Artur Metani, për neglizhencë të rëndë në detyrë, pasi nuk ushtron funksionet e tij për t’i kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë mbarimin e mandatit të prokurorit të SPAK, Ols Dado, i emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin.
Arsyet se pse Artur Metani shpërdoron detyrën dhe minon besimin e publikut tek drejtësia me moveprimin e tij, mund të jenë të ndryshme.
Kuvendi është organi i emërtesës së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, i cili është një ndër organet kryesore të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin me nismë të shkeljeve dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.
Artur Metani është zgjedhur Inspektor i Lartë i Drejtësisë, me vendimin nr. 2/2020 të Kuvendit, me 98 vota pro. Kreu i ILD shkarkohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese, përpos të tjerave, edhe për neglizhencë të rëndë në detyrë. Hetimi disiplinor për shkeljet e dyshuara të kreut të ILD nis nga Kuvendi.
Çfarë ka ndodhur?
Prokurori i komanduar në SPAK Ols Dado është emëruar prokuror në kundështim flagrant me ligjin, me propozim të mikeshës së tij të hershme, ish kryeprokurores Ina Rama, dhe si rrjedhojë Dado ushtron funksionin e prokurorit në kundërshtim me ligjin.
Në dokumentet e administruara nga Komisioni i Vetingut rezulton se juristi 52-vjeçar Ols Dado ka ushtruar profesionin e noterit në qytetin e Durrësit gjatë periudhës shtator 2005 deri në nëntor 2008, fakt të cilin Dado është përjekur t’a fshehë nga CV-ja e tij.
Para se të bëhej noter, Ols Dado ka ushtruar detyra të tjera, të cilat gjithashtu nuk kanë lidhje me hetimin dhe nuk parashikohen në kriteret për t’u emëruar prokuror.
● 16.12.1995 – 15.2.1996, punonjës pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta. Emërimi i bëhet nga Engjëll Dakli, ish-ministër i PD-së. Në atë kohë kjo ministri kishte emërtimin: Ministria e Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë.
● 16.2.1996 – 10.9.1996, punonjës pranë “A.M.C” sh.a. Kompania (AMC) krijohet në nëntor 1995 dhe Ols Dado filloi punë si operator celulari me ndihmën e shokut të babait.
● 29.1.1997 – 8.11.2000, punonjës pranë Bashkisë Durrës. Emërimin si specialist në këtë bashki e bën Arqile Gorea i PD-së.
● 9.11.2000 – 30.6.2003, nuk punoi. U mbajt pa deklarime me të ardhurat e babait, Milto Dado (noter) dhe bashkëshortes Gentiana Bardhoka (notere).
● 1.7.2003 – 29.9.2005, punonjës në ish-Komisionin e Letrave me Vlerë. Emëruar nga Kryekomisionerja e Komisionit Shqiptar të Letrave me Vlerë, Elisabeta Gjonaj.
Në 17 nëntor të vitit 2008, me propozim të Ina Ramës, në atë kohë kryeprokurore, Bamir Topit, në atë kohë President, emëron Ols Dados prokuror në Pogradec, në kundërshtim flagrant me ligjin.
Ligji nr. Nr.8737, datë 12.2.2001 “Për prokurorinë”, i zbatueshëm në atë kohë dhe që i janë referuar Ina Rama dhe Bamir Topi, përcakton qartë në nenet 17 dhe 18 kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur prokuror. Ligji i zbatueshëm në atë kohë parashikonte që mund të emërohet prokuror shtetasi që ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Neni 18 parashikon që mund të emërohet prokuror edhe personi që nuk e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës, por që ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultetin Juridik, këshilltar ligjor, drejtues ose specialist në strukturat juridiko-profesionale në Kuvend, Presidencë, qeveri, Gjykatën e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, deputet me arsim juridik dhe oficer i policisë gjyqësore.
Ols Dado nuk i plotësonte kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar Prokuror. Ligji nuk parashikonte emërimin e noterëve në funksionin e prokurorit. Dado është emëruar në kundërshtim flagrant me ligjin.
Në këtë rast jemi para kushteve të mbarimit të mandatit të Ols Dados sipas nenit 64/b e në vijim të ligjit nr.96 të vitit 2016. Qëndrimi i Ols Dados në detyrë, pas ekspozimit të këtyre fakteve dhe rrethanave, kompromenton rëndë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por edhe Kuvendin e Shqipërisë, i cili është pushteti i parë nga i cili burojnë të gjitha pushtetet e tjera në Shqipëri.
ILD-ja duhet të konstatojë paligjshmërinë dhe mashtrimin e Ols Dados për t’u zgjedhur prokuror. Kjo paligjshmëri rrëzon të gjithë karrierën e gënjeshtërt të Ols Dados në prokurori, procesin e Vetingut ndaj tij dhe ngjitjen në SPAK.
Në kushtet kur kreu i ILD nuk vepron, nuk zbaton ligjin dhe nuk kryen detyrat e ngarkuara me ligj, ndoshta sepse është marrë peng nga SPAK për ndonjë aferë të tij korruptive ose për arsye nga më të ndryshmet, Kuvendi duhet të vihet në lëvizje për të ushtruar komeptencat e parashikuara në Kushtetutë dhe ligj.
Ore pse jan shtuar kaq shum tullacët???
Ehhh Çbehet ne kete vend…
Tapia e noterit, trashegimtare e gjithe familja..
Noter Baba, Noter Djali, Notere gruaja e Djalit, te gjithe ne te njejten kohe…
Çere bohet kshu mer jahu..
Po se mos rane nga qelli keta?
Po ata jane te plepave te Sales, rrace me e felliqur…
Sbohen njerez…
Ore, po si i shkau Kuvendit te mbaje prokurore qe nuk duhet te emerohen?
Po ate lejen e ndertimit, me cfare kriteresh ja dha Erjoni Olsit?
Ka ca gjera qe duhen sqaruar, se SPAK nuk krijoi Shtetin e Rames.
Shteti i Rames krijoi SPAK
Po Ina Rames qe paska bere kete gabim duke e bere prokuror Ols Dadon si kuvendi e vuri si pjese te vetingut….po gabime te tjera ka bere kjo Ina Rama apo mbyllen syte.
Shikojini te gjithe keta qe bene vetingun se nuk jane aq te paster sa duken…..
E kam then me pare vetingu eshte ne reforma alla shqiptarce. Kur e bene vetingun nuk deshen ta benin te huajt se gjoja humbisnin sovranitetin (jane patritote te medhenj te vrasin po ti cekes nje gram nga Shqiperia) dhe bene vete.
Fillun bretkosat e kenetes se top qenefit dhe tiganitos plencore te pushtetit! Po deri dje thoshit se ska prokurore e gjyqtare dhe do e ulim steken do marrin edhe jashte magjistratures se ska punonjes! Spo kur ju djeg juve e hapni zavzën.
Eh mor Tanush, sa mekate ka ne kurriz ajo Ina… S’them dot as “karma” se nuk i lan dot me kaq ajo gjithe te zezat qe ka bere e gjithe njerezit qe ka bere te vuajne. Njeri vecanerisht negativ
Me kete logjike i bie që edhe prokurori qe hetoi Liken si ish sigurims duhet te largohet apo jo? Po keshtu dhe shume prokurore e gjyqtare te emeruar ne,shkelje vetem se i kane qendruar besnike partise e jo popullit. Si thoni shokë pse nuk e beni nga e para drejtesine se ky versioni me SPAK nuk ju pelqen me? E kuptoni se ku jeni katandisur?
Dimani ku i gjeti 3 banesa?Njeren ja ka dhene Berisha ,po tjerat?Ne ate intervisten ne tv nuk mu duk aq bindes dhe aq intelegjend.
Leonard Karaj akuzon Erion Veliaj se mund te jete femer! Por edhe une kam mendimin se ky rrocka Leo Karaj eshte bythqire!
Shoke e shoqe patronazhiste e militante te hallakatur keqaz nga arrestimi i krye-Hajdutit ne Bashkise Tirane!
Ate arrestim te krye-Hajdutit ne Bashkine Tirane e ka firmosur Altin Dumani, kreu i SPAK aq shume i lavderuar e i dekoruar brenda e jashte vendit. Prandaj mos u merrni kot me Olsi Dadon se po beheni vertet qesharake si ai qe nuk ka c’fare ti beje Gamorit e i bie Samarit.
Nuk arreston SPAK askend pa firme te Altin Dumanit. Dhe ky Altin Dumani nuk firmos per arrestime pa urdher direkt te Edi Rames. Mos ju rreje mendja ti besoni ato skenat e Rames sikur po i plas by…per krye-Hajdutin, as do t’ja dije fare!
Nese arrini tye kuptoni kaq gje atehere se paku do ja kurseni vehtes ate stres te kote per nje te arrestuar me urdher nga Rama e firmosur nga Dumani.
Tre Notere ne nje dere….
Pu pu pu. Keta bufat qorre te kenetes nuk e kane problem kete fakt. Per kedo qe e degjon kete eshte tmerr. A ka justifikim kjo?? Kjo ishte e padegjuar deri me sot…
Shkarkoje kët qen prokuror, po ministri manja a ka fjet gjum.
Nga shprehja e fytyres duket si epileptik,njesoj si ai prokurori pergjithshem qè u denu.Nje nga vecorite e epilepsise qe hakmarjen e ruajne per dhjetra vjet,me dekada,nese doni, lexoni reth ndjenjes hakmarjes tek epileptiket dhe do kuptoni me shume.
Ardiam mbaje prapanicen drejt dhe fole me fakte leri patronazhistet
Edhe pse Organizmat e Europes flasin per 21 Janarin dhe Gerdecin Dumani ka heshtur dhe vazhdon te heshte deri ne perfundim te afatit ose te vdekjes se karaxhicit