Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Investimet e huaja në Shqipëri në filtrin e SHBA: Mekanizëm i ri për të garantuar sigurinë kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Investimet e huaja në Shqipëri në filtrin e SHBA: Mekanizëm i ri për të garantuar sigurinë kombëtare
Ekonomi

Investimet e huaja në Shqipëri në filtrin e SHBA: Mekanizëm i ri për të garantuar sigurinë kombëtare

Published: November 24, 2025
Shpërndaje

Partneritetet publike private do të kalojnë në filtrin amerikan.

Investimet e huaja në Shqipëri pritet të shqyrtohen përmes një mekanizmi të ri me qëllimin që të garantohen marrëveshje të drejta ekonomike për t’u mbrojtur nga keqdashësit, e cila do të ndihmojë qeverinë në rritjen e përgjegjshmërisë.

Ky mekanizëm synon të ofrojë një klimë më të hapur dhe transparente për investitorët e huaj në territorin shqiptar, veçanërisht për kompanitë amerikane. Në reagimin për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, Ambasada Amerikane sqaron se mekanizmi për shqyrtimin e investimeve është një praktikë juridike që duket se pastron kërkesat e dëmshme për investime, duke dashur të mbrojë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

- Publicitet -

“Një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve është një mjet ligjor që u lejon qeverive të shqyrtojnë investimet e huaja për t’u siguruar që ato nuk paraqesin rreziqe për sigurinë kombëtare. Një mekanizëm i tillë do të mbronte sektorët kritikë të Shqipërisë nga aktorë keqdashës dhe do të mbështeste një mjedis investimesh të hapur dhe transparent që është i drejtë dhe i parashikueshëm për kompanitë amerikane dhe të tjerë, duke forcuar rolin e Shqipërisë si një partner i besuar në ekonominë globale.”

Pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy Vanhorn, me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimajt, ku u zbulua plani i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të ofruar ekspertizë amerikane mbi koncensionet dhe nevoja për miratimin e një mekanizmi për shqyrtimin e investimeve, Top Channel iu drejtua me pyetjen se si do të funksionojë ky instrument dhe kë shënjestron.

Një zyrtar i Ambasadës ju përgjigj interesit mediatik duke shpjeguar se Shtetet e Bashkuara kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në Shqipëri duke mbështetur partneritete të drejta për bizneset amerikane, e jo vetëm.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur prosperitetin ekonomik dhe partneritete të drejta për amerikanët, përfshirë bizneset amerikane në Shqipëri, si dhe për të forcuar sigurinë e teknologjive kritike”.

Zyrtari amerikan nxjerr në pah se Shtetet e Bashkuara ndajnë me Shqipërinë rregullisht ekspertizë amerikane përmes programeve dhe shkëmbimeve në marrëdhëniet e përbashkëta mbi çështje me interes të ndërsjellë. / TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tirana në flakë
  • Çfarë nuk kupton kryeministri?
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. HORRI I VIÇIDOLIT DON MJEGULL on Tirana në flakë
  5. Pyet veten on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?