Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për mediet për ndeshjen më të rëndësishme të javës, atë ndaj Milanit, ndërsa jemi në prag të derbit që luhet këtë të shtunë, duke nisur nga ora 18:00.
Inzaghi është pyetur për ndryshimin që ka pësuar Milani këtë sezon dhe për impaktin që ka dhënë.
Interi vazhdon punën e vitit të kaluar, Milani ka ndryshuar. Çfarë treguesish ju kanë dhënë ndeshjet e para të kampionatit?
“Duke parë skuadrat, po flas për 11-shet startuese, ne ndryshuam dy lojtarë dhe Milani mendoj tre-katër. Nuk ka shumë ndryshim, janë dy skuadra që kanë rinovuar shumë, të dyja kanë filluar mirë dhe me identiteti i tyre. Nesër nuk është vendimtare, por ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë për fansat tanë”.
A po mendoni të bëni diçka të veçantë për të bllokuar Leaon?
“Ai është një lojtar i cilësisë më të lartë. Ne do të përpiqemi të marrim masa, siç bëjmë gjithmonë.”
Çfarë do të thotë fitorja e derbit?
“Do të ishte një mesazh i bukur. Pastaj për sa i përket rrjeteve apo parashikimeve, këto janë gjëra që nuk më pëlqejnë dhe e kam thënë gjithmonë kështu. Deri tre ndeshje më parë thuhej se Interi ishte përkeqësuar sepse humbëm lojtarë shumë të rëndësishëm. Ne nuk përmbahemi, e dimë se çfarë do të thotë kjo fanellë, por e dimë gjithashtu se kemi kundërshtarë të fortë.”
Milani luan futboll më sulmues dhe aktiv. A mund t’ju japë kjo disa probleme apo disa avantazhe më shumë?
“Të parashikosh tani është diçka që nuk mund t’i përgjigjem, e di që përballen me njëra-tjetrën dy skuadra që janë në formë të mirë, që po luajnë futboll të shkëlqyer, që vijnë në këtë ndeshje me sigurinë se kanë pasur një parasezon të shkëlqyer dhe të cilët duhet të organizojnë një ndeshje të rëndësishme pas një periudhe në të cilën kishin shumë lojtarë jashtë”.

Edhe Milan ka hyrë ethet e fundit për sfidën e javës së katërt, për “Derbin e Madoninës” përballë Interit. “Kuqezinjtë” qëndrojnë në vendin e dytë me nëntë pikë pas tre javëve të para, po aq sa edhe Interi. Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, trajneri Stefano Pioli vlerësoi në maksimum kundërshtarin dhe ka besim te skuadra e tij se mund të marrë tri pikët të shtunën në “San Siro”.
“Gjatë kësaj periudhe kemi menduar vetëm për derbin. Jemi në fillimin e sezonit dhe kemi bërë një nisje të mirë si ne, ashtu edhe Interi. Shpresoj shumë që të vazhdojmë rrugën që kemi nisur edhe pse përballë kemi një kundërshtar shumë të fortë, rivalin tonë të përjetshëm. Është një kundërshtar të cilin e njohim, por edhe ata kanë ndryshuar ashtu si ne. Jam i bindur se tani jemi në gjendje për ta përballuar Interin. Ata luajtën në finalen e Champions-it si të barabartë me Man.City-n dhe kjo nuk është pak, por shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë. Giroud si Ibrahimovic? Unë them që Giroud është një i Zlatan-it. Kjo sepse Ibrahimovic ka ndikuar shumë të çdo lojtarë dhe Olivier është një prej tyre. Të shtunën ne do të luajmë vetëm për fitore.” – tha fillimisht trajneri.
Në lidhje me ndeshjet e fundit përballë Interit, Pioli theksoi se mendon vetëm për sfidën e të shtunës dhe se nuk mendon për ato që kanë kaluar.
“Nuk më interesojnë ndeshjet e fundit, më intereson vetëm takimi i të shtunës. Ndryshe mund të flasim për Scudetton e fituar dhe jo atë të fituar nga Interi. E vetmja gjë që ka rëndësi është vendosja e skuadrës, mentaliteti me të cilin do të luajmë. Kemi disa mungesa, por në mbrojtje Kjaer është gati për të luajtur. Pika e fortë e Milanit? Do t’ua them pas ndeshjes. Kemi bërë një merkato të mirë dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Fusha dhe sezoni do të tregojnë nëse jemi më të fortë apo jo. Të shtunën dua një skuadër të uritur për fitore, janë ndeshje që kërkojnë shumë vëmendje dhe nëse e interpreton siç duhet në fund merr edhe pikët, por edhe lavdinë.”-shtoi ai.
Në fund, Pioli u pyet edhe mbi mungesën e golave të lojtarëve “kuqezinj” të cilët ishin të grumbulluar me kombëtaret e tyre respektive gjatë kësaj periudhe.
“Nuk jam aspak i shqetësuar. Këto janë krahasime që ndoshta nesër nuk do të bëjnë diferencën. Unë shpresoj që lojtarët e mi ti’ kenë ruajtur golat për të shtunën. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe nga askush.” – përfundoi trajneri i Milan-it, Stefano Pioli.
