Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Iran-Izrael, kur ai që sulmon ka më shumë frikë se ai që sulmohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Iran-Izrael, kur ai që sulmon ka më shumë frikë se ai që sulmohet
AnalizaLajmi i fundit

Iran-Izrael, kur ai që sulmon ka më shumë frikë se ai që sulmohet

Published: April 15, 2024
Shpërndaje

Nga Ben Blushi

Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se ai që sulmohet. Mjafton kaq për të kuptuar se Irani nuk ka asnjë qëllim tjetër përvecse të bindë botën se është një vend i madh që nuk mund të lejojë të duket i vogël dhe frikacak.

Po pse e sulmoi Irani Izralin?

- Publicitet -

Sepse dy javë me parë Izraeli vrau disa gjeneralë të lartë iranianë në një ambasadë në Siri. Izraeli as e mohoi dhe as e pohoi këtë vrasje dhe si përgjigje Irani e sulmoi në datën 14 prill me 300 dronë dhe raketa.

Shumë njerëz në mbarë botën, përfshi dhe mua, besojnë se Izraeli duke vrarë gjeneralët iranianë, në të vërtetë donte t’i ngrinte Iranit një kurth. Donte ta provokonte për ta tërhequr në një betejë ushtarake siç edhe ndodhi. Por qëllimi i Izraelit nuk ka qenë Irani.

Asnjë vend në kushtet e Izraelit që sulmohet çdo ditë nga Hezbollahu, Hamasi dhe Jemeni si dhe kur shumica e vendeve të botës i bëjnë presion për të ndalur pastrimin e Gazës, në këto kushte pra, pse duhej Izraeli t’i hapte vetes një front të ri me një superfuqi rajonale siç është Irani.

Pse i duhej ky front i ri lufte Izraelit ?

Ka vetëm një arsye. Për të tërhequr në konflikt Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë variant e beson edhe vetë Irani i cili u kujdes deri në imtësi që para se të sulmonte Izraelin të njoftonte Amerikën e cila sigurisht njoftoi vetë Izraelin. Kjo është njëlloj sikur dikush të të marrë në telefon dhe të thotë mos dil në dritare se dua të të thyej xhamat.

Mjafton ky lexim për të kuptuar se Irani nuk kërkon një luftë më të madhe të cilën mund ta humbë shumë kollaj. Irani po lutet që Izraeli ta lërë me kaq dhe gjërat të kthehen sërish siç ishin. Irani është më i frikësuar se Izraeli i cili nuk do paqe me Iranin dhe prandaj do vazhdojë ta provokojë dhe kjo ka disa arsye të brendshme dhe të jashtme por mbi të gjitha lidhet me rolin e Amerikës dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale në këtë vend.

Sot Izraeli duket si një mace që i çon mish dy luanëve, që në këtë rast janë dy kandidatët për president. Një herë i ofron dikujt pak mish, pastaj ia heq dhe e kundërta. Nuk është e qartë se cilin nga të dy mes, Biden dhe Trump, favorizon apo dëmton më shumë kriza mes Izraelit dhe Iranit, por e sigurt është se Izraeli është duke e bërë këtë llogari deri në detaje. Izraeli po kërkon të zgjedhë presidentin e vet amerikan dhe këtë e di edhe Irani që natyrisht nuk do një luftë që e ndihmon Izraelin të zgjedhë presidentin që do.

Nëse çdo president amerikan do jetë i keq për Iranin, jo çdo president amerikan do jetë njëlloj për Izraelin. Biden dhe Trump kanë qasje të ndryshme për Iranin, Gazën dhe Ukrainën e cila është e lidhur detyrimisht me këtë konflikt, për shkak të Rusisë. Amerika e sotme mund të mos jetë Amerika pas zgjedhjeve. Dhe Izraeli kërkon të marrë pjesë në zgjedhje duke e penguar apo ndoshta duke e nxitur këtë ndryshim. Dhe për këtë shkak po përdor Iranin.

Si një copë mish për të ushqyer luanët në garë.

Kjo është arsyeja që shtyu Izraelin të vrasë disa gjeneralë iranianë për të detyruar Iranin ta sulmojë siç edhe ndodhi. Izraeli u lut ta sulmonin dhe do ta bëjë prapë. Në fund të fundit nga sulmi i parë nuk u vra asnjeri dhe nuk u thye asnjë xham. Bota u afrua me Izraelin dhe u largua me Iranin, përfshi Amerikën dhe fqinjët arabë.

Prandaj Izraeli do vazhdojë të ngrejë kurthe dhe Irani do vazhdojë të bjerë në kurth. Është një lojë me mace, me luanë dhe me pak mish, ku sigurisht në fund askush nuk do ngopet dhe askush nuk do ndalojë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • mali says:
    April 15, 2024 at 6:23 pm

    Sa I zgjuar je mre Ben Blushi !
    Kerkon te hiqesh I zgjuar po tregon qe asgje nuk ke mesuar gjate 30 viteve.
    Te pakten mesoje tani.
    Politika e jashtme e Amerikes eshte nje dhe e pa ndryshuar.Kushdo president qe zgjidhet nuk ka te drejte te ndryshoje nje presje.
    Politiken e jashtme te amerikes nuk e ben presidenti. Detyra e tij eshte vetem te ndjeke kete vije.

    Reply
  • mali says:
    April 15, 2024 at 6:47 pm

    Duhet te te kujtoj Ever Hoxhen,:Izraeli eshte kobure ne duart e amerikaneve.
    E ke dhe figura humore tek hosteni.
    Kete e di gjithe bota .Nuk eshte shpikje e Enver Hoxhes.
    Ri a derebardhe .Ke mundesi te hedhesh para per nje Zvicer ne Dardhe te Korces ,
    Per nje teleferik?

    Reply
  • chess player says:
    April 15, 2024 at 6:59 pm

    Eshtë një kufi moral që nuk duhet të kalohet nga persona publike, politikanë apo gazetarë si ky “sheiku” Ben Blushi. (përfshirë dhe Ramortjen & Bash-Berishën)
    .Pra nëse këto persona “gëzohen” më shumë se amerikanët apo izraelitët në rastin në fjalë ku dyshja Iran-Palestinë është një miljon herë më e dobët se dyshja Izrael-Amerikë..atëhere kjo quhet gojëlëpirje si veproi Alma Kaci me Safet Gjicin…Turp !

    Reply
  • Shqiptar says:
    April 15, 2024 at 10:39 pm

    E para : izraeli vrau gjeneralet Iranian me pelqimin e amerikes, sepse duhet te vdisnin.

    E dyta: izraeli nuk mund te provokoj Iranian sa here ti mbushet mendja, cfare kujton Blushi se kjo ishte forza e vertet e Iranit, atehere ska kuptuar gje ??!! Mos e provoko i me teper se nuk i leverdis kerkujt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?