Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani godet objektivat amerikane në 4 vende, Trump: Hormuzi është në kontrollin tonë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Irani godet objektivat amerikane në 4 vende, Trump: Hormuzi është në kontrollin tonë
AktualitetBote

Irani godet objektivat amerikane në 4 vende, Trump: Hormuzi është në kontrollin tonë

Published: September 2, 2026
Shpërndaje

Teherani ka nisur sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave amerikane në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrein, pasi forcat amerikane rifilluan sulmet kundër Iranit të martën.

Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane raportoi se pesë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën kur një sulm me raketa amerikane goditi një shtëpi ku po zhvillohej një dasmë në Sirik, në Iranin jugor. Ushtria amerikane tha se ishte në dijeni të raporteve, por se nuk kishte synuar kurrë civilë.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit pasuan “sulme të tentuara së fundmi” nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kundër anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe forcave amerikane në rajon. Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) tha se SHBA-të do të “pendohen” për sulmet.

- Publicitet -

Forcat e Armatosura Jordaneze thanë se kishin kapur 13 raketa balistike, 10 prej të cilave u shkatërruan, ndërsa tre ranë në zona të largëta. Nuk pati vdekje ose lëndime si pasojë e sulmit nga Irani.

Ushtria e Kuvajtit tha se mbrojtja e saj ajrore po i përgjigjej sulmeve me raketa iraniane të mërkurën në mëngjes.

Disa shpërthime u raportuan gjithashtu në Bahrein pas sulmeve nga Irani, sipas mediave shtetërore iraniane.

Në rajonin autonom të Kurdistanit të Irakut, Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kishte goditur bazat amerikane me raketa dhe dronë, duke shkatërruar një qendër mirëmbajtjeje, depo dhe pajisje, raportoi agjencia shtetërore IRNA.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk po përpiqet që ta ulë Iranin në tryezën e negociatave. Ndër të tjera ai theksoi se Hormuzi është nën kontrollin e tyre dhe ekonomia e Iranit po fundoset.

“Nuk po përpiqem ta detyroj Iranin të ulet në tryezën e negociatave. Nuk më intereson nëse ata nënshkruajnë një marrëveshje që nuk do të thotë asgjë për ta. Ne kemi kontroll pothuajse të plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe ekonomia e tyre po shembet. Ata thjesht po presin të pashmangshmen. Kur do të ngrihet populli iranian dhe do të luftojë?”, shkroi Trump në Truth.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani godet objektivat amerikane në 4 vende, Trump: Hormuzi është në kontrollin tonë
  • Tensionet para Kryeministrisë dhe përplasjet me Policinë, arrestohen 14 protestues
  • “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  • Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine
  • Periudha Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë

Komentet e Fundit

  1. demo on Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë
  2. Gim on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Dashi on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. Mutdhënësi on Transporti publik nis reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?