Irani i ka ofruar ndihmë Shqipërisë për të hetuar dy sulme kibernetike, për të cilat qeveria shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë akuzojnë pikërisht Iranin se qëndron pas tyre.
Mund të duket hipokrizi, por Qendra Kombëtare Iraniane e Hapësirës Kibernetike thotë se është e gatshme të dërgojë në Tiranë një ekip specialistësh që do të hetojnë sulmet në fjalë.
“Pretendimi i Shqipërisë për të akuzuar Iranin për kryerjen e sulmeve kibernetike është një gënjeshtër e pastër, pasi vetë Republika Islamike e Iranit është ndër viktimat e sulmeve të tilla, të cilat janë kryer kundër rrjetit të saj të shpërndarjes së karburanteve, terminalit të porteve, sistemit të metrosë dhe objekteve bërthamore”, thuhet në deklaratë.
Në reagimin e Qendrës Iraniane për Hapësirën Kibernetike, një institucion i kontrolluar nga shteti iranian dhe që ka në përbërje të tij zyrtarë të qeverisë iraniane, Shqipëria thuhet është një shtet që strehon “terroristët”, duke iu referuar muxhahedinëve, të cilët “kanë shkaktuar dëme të shumta ndaj Iranit”.
Më tej në reagim hidhet ideja se pas sulmit kibernetik qëndron një komplot i madh nga Perëndimi për të akuzuar Iranin.
“Ka dokumente dhe prova të mjaftueshme që një skenar ndërkombëtar, i motivuar politikisht, i udhëhequr nga vende që janë vetë pionierë të sulmeve kibernetike, është nisur në një shkallë shumë të gjerë për të akuzuar vendin tonë për sulme të tilla”, thuhet në deklaratë ndonëse nuk paraqitet ndonjë nga provat e pretenduara.
Shqipëria vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin për shkak të sulmit kibernetik, me argumentin se ishin arritur prova të mjaftueshme që pas sulmit qëndronin grupe hakerash të sponsorizuar nga qeveria iraniane. Shqipëria u bë kështu vendi i parë në botë që ndërpret marrëdhëniet diplomatike për shkak të një sulmi kibernetik.
Irani e quajti vendimin e Shqipërisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike si “të pabazuar” dhe “të paargumentuar”.
o.j/dita

Nje ironi e permasave kosmike.
dihet i bene iranianet e manzes me mosadin zyra tirane.
Arben.Sa i qute je he burre.Ku i di keto gjera qe edhe amerika paguan miliona dollare hakerave qe t’u leshojne gazin ne tubacionet amerikane ,brenda amerikes.Eshte busnes i ri :hakera.Prandaj kapitalizmi mbijeton dhe eshte zhvillim.Presim armet anti kibernitike te nxjerrin kokat e ditura.Me tutje dalin te tjera gjera.Kjo eshte spiralja e zhillimit shoqeror.Lexo “materializmin dialektik “t’i kuptosh me mire gjerat.Nuk ka lidhje fare me idete komuniste.
Arbeni e di, sepse i punon motra në Manzë.
A sa bukur! Të vrasin e duan të vijnë të shohin se sa mirë të kanë vrarë dhe a mund të të vjedhin prapë të dhëna.
Nuk ka pasur fare Sulm Kibernetik ne Shqiperi, eshte e gjitha nje mashtrim per qellime te erreta, ashtu si Covid 19. Te gjitha shtetet, politikane e media kordinohen,sepse manaxhohen e financohen nga e njejta dore e padukshme dhe nepermjet financave, interesit personal te xhepit dhe antaresise ne shoqerite sekrete te Masonerise, ketu futet dhe Irani, Rusia, Kina etj etj. Me thoni nje shtet, nje media, nje politikan qe pyeti vertesine se ekzistencen e Virusit i cili nuk ekziston e nuk ka ekzistuar kurre, kjo e provuar, sepse nuk eshte izoluar kurre si pathogjen. Me thoni nje zyrtar qe doli kunder Vaksinave gjenocidale, qe tashme eshte provuar se jane arme vrasese, sepse njerezit po vdesin e do te vdesin si pulat nga lloj-lloj pathologjish te shkaktuara nga injeksioni pas 2021-it. Te gjithe perserisnin si papagallet, c’fare thoshte nje thoshte dhe tjetri, c’fare bente nje benin dhe te tjeret. Si kishte mundesi gjithe ky kordinim? Si ka mundesi qe asnje nga keta zyrtaret nuk kishte nje mendim ndryshe?
Megjithate une nuk pres qe shume ti kuptojne keto, sepse shumica e njerezve jane te manipuluar deri ne palce. Kur merren ende me politiken e karakteret e saj, pa e kuptuar se ata jane nje pas skene, nuk kane kuptuar asgje nga kjo Bote.
Kjo esht tamom kur themi ne Tirocit tallje ka,,i.