Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: NYT: Irani përgatitet për një sulm të mundshëm amerikan, kush e merr rolin kyç në drejtimin e vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > NYT: Irani përgatitet për një sulm të mundshëm amerikan, kush e merr rolin kyç në drejtimin e vendit
AktualitetBote

NYT: Irani përgatitet për një sulm të mundshëm amerikan, kush e merr rolin kyç në drejtimin e vendit

Published: February 22, 2026
Shpërndaje

E përditshmja amerikane New York Times ka publikuar një analizë mbi planet e Iranit për t’u përballur me një sulm të mundshëm nga Shtetet e Bashkuara, në një moment kur tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm.

Sipas raportimit, që prej fillimit të janarit, ndërsa Teherani përballej njëkohësisht me protesta të brendshme dhe me kërcënimin e sulmeve nga SHBA-të, Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei i është drejtuar një prej bashkëpunëtorëve më të besuar, Ali Larijani, për të drejtuar vendin në këtë fazë kritike.

Larijani, 67 vjeç, ish-komandant i Gardës Revolucionare dhe aktualisht kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, thuhet se ka marrë një rol dominues në menaxhimin e çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme, duke lënë në hije presidentin Masoud Pezeshkian. Ky i fundit, një kardiokirurg i kthyer në politikan, ka deklaruar publikisht se “jam mjek, jo politikan”, duke theksuar vështirësitë e mandatit të tij.

- Publicitet -

Sipas burimeve të cituara nga media amerikane, mes tyre zyrtarë të lartë iranianë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare, Larijani ka qenë përgjegjës për menaxhimin e protestave të fundit, ndërsa po ashtu po koordinon marrëdhëniet me aleatë të fuqishëm si Rusia dhe aktorë rajonalë si Katari dhe Omani. Ai gjithashtu mbikëqyr negociatat bërthamore me Uashingtonin dhe harton plane për administrimin e vendit në rast konflikti me SHBA-të.

Në një intervistë për Al Jazeera gjatë një vizite në Katar, Larijani deklaroi se Irani është i përgatitur për çdo skenar. “Jemi më të fortë se më parë. Kemi identifikuar dobësitë tona dhe i kemi korrigjuar. Nuk kërkojmë luftë dhe nuk do ta nisim ne, por nëse na imponohet, do të përgjigjemi”, u shpreh ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga përdhunimi i nënës, te vrasjet, trafiku i drogës dhe arratitë: Një nga historitë më komplekse të botës kriminale shqiptare
  • Gjendet zgjidhja në Kosovë? LVV ndryshon qëndrim: Do votojë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
  • ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  • Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz

Komentet e Fundit

  1. K R on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  2. K R on “Mos guxo ta prekësh me dorë”: Tensione në takimin e Ramës në Vlorë, policia shoqëron 4 persona
  3. K R on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. Bajram Bala on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. demo on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?