Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani sulmon tre anije në ngushticën e Hormuzit, godet bazat amerikane. Shpërthim në aeroportin e Dubait
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Irani sulmon tre anije në ngushticën e Hormuzit, godet bazat amerikane. Shpërthim në aeroportin e Dubait
AktualitetBote

Irani sulmon tre anije në ngushticën e Hormuzit, godet bazat amerikane. Shpërthim në aeroportin e Dubait

Published: March 11, 2026
Shpërndaje

Një anije mallrash është bërë e treta këtë mëngjes që është goditur nga një predhë pranë Ngushticës së Hormuzit – korridori kryesor i transportit detar që është bërë një pikë qendrore në luftën me Iranin. Anija thuhet se u godit nga një “predhë e panjohur”, ndërsa ndodhej 50 milje detare në veriperëndim të Dubait, tha UKMTO, autoriteti detar përgjegjës për rajonin.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vijuan sulmet në Iranin gjatë orëve natës në atë që Pentagoni i përshkroi si sulme ajrore më intensive që nga fillimi i luftës. Shpërthime të forta u dëgjuan gjatë natës pranë Aeroportit Mehrabad të Teheranit.

Një tjetër sulm ajror izraelit u regjistrua në Bejrut, Liban. Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve, “armiku shënjestroi një apartament në lagjen Aisha Bakkar”, në zemër të qytetit.

- Publicitet -
 “Raketat u qëlluan në njërën nga ndërtesat shumëkatëshe ku shpërtheu zjarri. Me shumë mundësi, sulmi ajror kishte për qëllim eliminimin e një anëtari të udhëheqjes së Hezbollahut”, tha një burim.

Aishat Bakkar është shtëpia e shumë refugjatëve që u zhvendosën nga Libani jugor pas fillimit të përshkallëzimit ushtarak.

Irani pretendon se ka kryer sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave usharake amerikane dhe izraelite. Garda Revolucionare e Iranit se ka goditur me raketa një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, teksa në shënjestër janë vënë edhe baza Al Udeid në Katar dhe Harir në Irak.

“Baza amerikane në Arifjan u godit me dy raketa nga Garda Revolucionare”, njoftoi IRGC. Kuvajti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht sulmin.

Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait u godit nga dy dronë iranianë. Katër persona mbetën të plagosur, tha Zyra e Medias e Qeverisë së Dubait në një postim në X.

“Trafiku ajror po funksionon normalisht”, shtuan ata.

Disa shpërthime të tjera u dëgjuan edhe në Doha, kryeqytetin e Katarit. Ministria e Brendshme e Katarit paralajmëroi më parë për një “kërcënim të lartë sigurie” dhe u bëri thirrje banorëve të mos dilnin jashtë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?