Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irlanda, shteti i parë në Europë që vendos etiketa për alkoolin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Irlanda, shteti i parë në Europë që vendos etiketa për alkoolin
AktualitetBoteLifestyle

Irlanda, shteti i parë në Europë që vendos etiketa për alkoolin

Published: September 24, 2023
Shpërndaje

Irlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të etiketojë pijet alkoolike për të paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që lidhen me konsumimin e tyre. Ligji do të prezantohet në vitin 2026 dhe në të gjithë Bashkimin Europian po kërkohet një veprim i ngjashëm.

“Ne besojmë se të gjithë konsumatorët duhet të dinë faktet rreth alkoolit, duke përfshirë detaje rreth rreziqeve… Ne gjithashtu do të dëshironim që Komisioni Evropian të rishikonte legjislacionin sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe Mjekët Evropianë mbështesin qeveritë të ndërmarrin iniciativa të tilla si rasti irlandez”, deklaroi Ray Walley zëvendëskryetar i Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë.

Në Irlandë, do të jetë e detyrueshme që paketimi i pijeve alkoolike të shfaqë informacione paralajmëruese për përmbajtjen e kalorive, sasinë e alkoolit, rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve të mëlçisë, si dhe rreziqet e pirjes gjatë shtatzënisë. Etiketa do të duhet t’i drejtojë konsumatorët në faqen e Shërbimit Shëndetësor Irlandez për më shumë informacion mbi konsumimin e alkoolit.

- Publicitet -

Komisioni Evropian pranoi planin, por ai ka shkaktuar shqetësim në mesin e prodhuesve të alkoolit në të gjithë kontinentin.

“Ne nuk besojmë se legjislacioni irlandez është një zgjidhje e dobishme për t’u harmonizuar në një shkallë evropiane.(…) Ajo që duhet të dallojmë shumë qartë është se termi Evropë në këto diskutime i referohet rajoneve evropiane të OBSH-së, që shtrihet nga Lisbona në Rusi, përfshin Turqinë dhe shumë nga republikat e Azisë Qendrore”, deklaroi Adam Ulrich, CEO i Spirits Europe.

Pothuajse 1përqind e prodhimit të brendshëm bruto në Bashkimin Europian shpenzohet për pije alkoolike. Në vitin 2021, familjet europiane shpenzuan 128 miliardë euro për “pije alkoolike”, me Letoninë, Estoninë dhe Poloninë që kryesojnë listën.

Dr. Carina Ferreira-Borges, Këshilltare Rajonale për Alkoolin, Drogat e Paligjshme dhe Shëndetin e Burgjeve, nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropë përgëzoi nismën.

“OBSH mbledh të dhëna nga të gjitha vendet që tregojnë 1 milion vdekje në 53 vende në rajonin evropian (…) Pra, çmimi, disponueshmëria dhe kufizimi i marketingut – kanë ndikim. Janë me kosto efektive dhe kanë një ndikim të madh në uljen e vdekshmërisë dhe jetëgjatësisë, të cilat lidhen edhe me konsumimin e alkoolit”, tha ajo.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?