Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ironia e Veliajt me analistin: Shkollat i ndërtojmë për çunat dhe gocat që ia dalin vetë, jo për ata që janë rritur në prehrin e Enverit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ironia e Veliajt me analistin: Shkollat i ndërtojmë për çunat dhe gocat që ia dalin vetë, jo për ata që janë rritur në prehrin e Enverit
AktualitetPolitike

Ironia e Veliajt me analistin: Shkollat i ndërtojmë për çunat dhe gocat që ia dalin vetë, jo për ata që janë rritur në prehrin e Enverit

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

Në përurimin e dy shkollave të reja në Kodër Kamzë, “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy”, kryebashkiaku Erion Veliaj përmendi, jo pa ironi, edhe ata që mohojnë punët e kryera në Tiranë. Duke iu referuar në veçanti analistëve, Veliaj tha se është e pakuptimtë pse këta revoltohen kur në television transmetohet kronika për hapjen e konvikteve për studentët, siç ishte rasti I djeshëm me dy rezidencat e reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

“Dje ndodhi gjëja më e pabesueshme, që nuk e kisha parë ndonjëherë. Analistët u revoltuan pse u transmetua në televizor hapja e konvikteve? Por, dje, përveç hapjes së konvikteve, në dhamë lajmin se Bashkia e Tiranës vendosi të paguajë gjysmën e tarifës së konviktit për studentët dhe analistët u revoltuan pse u transmetua kjo gjë. Jo vetëm kaq! Duke qenë se këta studentë vijnë nga rrethet, ne vendosëm që t’ua japim abonetë falas. Edhe për këtë ishin trembur analistët, thanë: “Si ka mundësi të jepet live kjo gjë? Ndërpriten llogjet tona nëpër banaqe dhe jepet ky lajm për abonetë falas për studentët. Si ka mundësi të ndërpritet logoreja jonë nëpër televizione dhe jepet lajmi që konviktet do të subvencionohen 50% nga bashkia? Si ka mundësi të ndërpriten këto idiotësitë tona, që themi nëpër banaqe, dhe ne duhet të dëgjojmë që paska konvikte te reja për mjekët e ardhshëm?”. Sot kemi një hegjemoni banaliteti nga njerëz që rrinë nëpër banaqe dhe japin mend për gjëra që nuk i dinë fare; janë njerëz që janë rritur në prehrin e Enver hoxhës dhe nuk e kuptojnë fare atë fëmijën që thotë: “Mami ka ardhur nga Puka, babi ka ardhur nga Laçi e nga Tropoja”, kanë lënë gjithçka dhe e kanë filluar nga zero për fëmijën. Por, kjo shkollë, ky investim, kjo përpjekje, ky angazhim, ky përfaqësim është për çunat dhe për gocat që nuk janë rritur në prehrin e Enverit, po për çunat dhe për gocat që ia dalin vetë, që i bëjnë gjërat me mund, që i bëjnë gjërat me djersë dhe janë produkt i një sakrifice të jashtëzakonshme të burrave dhe grave, që mund të kenë ardhur nga gjithë cepat e Shqipërisë, por që e shohin Tiranën si vendin ku duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se një pjesë e këtyre analistëve e kanë patur jetën shumë të lehtë, ndaj nuk i kuptojnë vështirësitë e nxënësve dhe studentëve sot, apo prindërve të tyre.

- Publicitet -

“Është mërzitur Andi [Bushati] sepse Andi nuk e njeh tollonin, nuk ka shitur as fiq, por Andi nuk ka bërë as miq. Andi dhe gjithë Andët e tjerë, që janë analistë sot, nuk e dinë se çfarë do të thotë të rrish tek radha e qumështit, se kur të mban Enveri në prehër s’e kupton këtë. Andi nuk e di se çdo të thotë tollon, nuk e di se çdo të thotë buka me riskë, nuk di se çfarë do të thotë mishi me gramaturë. Andit nuk duhet t’i pritet biseda sepse ai po flet për çështje globale, ndërkohë që ne na interesojnë çunat e Pukës, Fushë Arrëzit, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Maqellarës, Peshkopisë, Pukës, Kukësit, Këlcyrës, Përmetit. Kjo është diferenca e madhe,” shtoi Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku shtoi: “Nëse janë kaq të mirë [analistët] dhe dinë të bëjnë ndonjë punë, ja ku janë zgjedhjet! Të vijë Andi [Bushati], qoftë në prehrin e Enverit, qoftë në prehrin e Saliut, të kandidojë nëse dinë të bëjnë ndonjë punë. Sa herë që shikoni një nga këta Andët nga prehri i Enverit, që flet për qeverinë, që i bën kritika Edi Ramës, që nuk do konviktet, nuk do abonetë falas, nuk do 50% të pagesës së kostos së konviktit, që nuk do të shohë shkollat e reja, pyetja që duhet t’i bëjë secili vetes është: “Çfarë ka bërë ky për vendin?”. Se është shumë kollaj të thuash vendi nuk ka mjaftueshëm pemë, edhe pse kemi mbjellë 900.000 mijë, por pyetja është: Kur e ka mbjellë ky pemën e vet të fundit? Kur e shërbeu pjatën e fundit të supës në një qendër sociale?” e mbylli Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • arti says:
    October 12, 2022 at 1:56 pm

    Shkollen e enverit ka bere yt tate dhe ishte besnik ndaj tij prandaj leri teorinat .

    Reply
  • mali says:
    October 12, 2022 at 2:19 pm

    Z. Veliaj ,ke nevoje te piqesh ne mencuri.Lexova keto fjalet e tua dhe mu duk se fute si pyka pa kuptim dy gjera;1-c’hyn Enver Hoxha ne kete meselene e puneve dhe kompetencave te bashkise?2-c’hyn Edi Rama ne kete pune te bashkise?Te kam vleresuar per vendimet e fundit lidhur me trajtimin e studenteve,pavaresish qe e mira nuk ka fund.Nuk ke pune te besh replika me Andit a ku di une.Fjalen e kane studentet dhe media le te beje kontakt me ata dhe nga ketu del puna jote:c’fare eshte bere mire dhe c’fare duhet permiresuar.

    Reply
  • Labi says:
    October 12, 2022 at 2:22 pm

    Nje djale i ish oficerit qe ish betuar per Enverin nuk i takon te flasi kshu,jo per gje po Enveri nji si ky e bente cdo mengjes ne nevojtore,dhe e fundit Enveri vdiq dhe u varros si i ka hije,po ky qe dhe ne gur te varrit do i shkrujne jo emrin po lali leku,Enveri nuk vodhi dhe vilen e mori shteti,kerkuan trimat e Dahit po nuk gjeyen gje,po ketij tani sa eshte gjalle e akuzojne per vjedhje,e pastaj me radhe duke mbaruar te like floriri.

    Reply
  • elmaz bufi says:
    October 12, 2022 at 2:31 pm

    O Lali I Kadriut…!!!
    ata qè janè rrit nè prehrin e Dulles sot jane Ministra…Deputete..Ambassadors e Drejtora me pare shume….bile dhe dobiçat e asaj kohe..

    Reply
  • Emigrant says:
    October 12, 2022 at 2:53 pm

    Te gjithe sa thote Erioni per Andin qendrojne. Andi Bushati Kapo derdh vetem urrejtje. Eshte I neveritshem. Sa per keta komentuesit, jane me keq se Andi, nuk dine cfare flasin, kodra mbas bregut. Lerini njerzit te punojne dhe po mundet thoni te pakten nje fjale te mire. Erionit I lumte per pemet dhe shkollat Sikur asgje tjeter mos beje, kaq mjafton per t’i thene nje fjale te mire. Para se te shani, pyesni vehten ju cfare keni bere o te Mjere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?