Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-futbollisti kampion i Botës me Brazilin mbetet trokë dhe në borxhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-futbollisti kampion i Botës me Brazilin mbetet trokë dhe në borxhe
AktualitetSportStil Jete

Ish-futbollisti kampion i Botës me Brazilin mbetet trokë dhe në borxhe

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

Marcos Andre Batista dos Santos (Vampeta) ishte kampion bote me Brazilin, një titull i fituar në vitin 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut, në edicionin e golashënuesit më të mirë, Ronaldos. Për të gjithë tifozët italianë të futbollit ai do të mbetet gjithmonë meteori që kaloi në qiellin e Interit. Ishte vera e vitit 2000 dhe mesfushori brazilian, atëherë 26 vjeç, zbarkoi në Pinetina pas sezoneve të shkëlqyera me PSV dhe Corinthians. Ai nuk u përshtat kurrë në Milano, as nuk ndihmoi sezonin katastrofik që pa lamtumirën e bujshme të Marcello Lippit pas vetëm një ndeshjeje dhe mbërritjen në pankinë të Marco Tardellit. Në Serie A luajti vetëm një ndeshje, më pas historia e tij te zikaltrit përfundoi. Ai shkoi te PSG për një sezon, më pas u kthye në Brazil ku e përfundoi karrierën e tij.

Një personazh shumë i çuditshëm (në vitin 1999 ishte futbollisti i parë brazilian që pozoi i zhveshur për revistën ‘G Magazine’, në këmbim të një shume të madhe), Vampeta megjithatë ka 41 ndeshje me kombëtaren braziliane. Pavarësisht se në Serie A mbahet mend si një dështim, në atdhe gëzon reputacion dhe konsideratë shumë më të lartë. Telashet në të cilat është futur ish-futbollisti nga Bahia, tashmë 49 vjeç, kanë bërë shumë bujë orët e fundit. Gjykata e Sao Paulo ka urdhëruar sekuestrimin e të gjithë trofeve dhe medaljeve të fituara në karrierën e tij nga kampioni i botës. Arsyeja  është një borxh prej pak më shumë se 50 mijë euro ndaj shkollës së vajzave të tij. Një borxh që lidhet me tarifat e papaguara të shkollimit për dy vajzat, që daton disa vite më parë dhe prej atëherë ka arritur shifrën aktuale me interes. Situata është shumë më e keqe për Vampeta, teksa gjykatësi e urdhëroi ish-futbollistin të listonte të gjitha pasuritë e tij, që i nënshtroheshin konfiskimit deri më 29 prill. Nëse nuk e paraqet listën, ish-interisti do të ekspozohet ndaj sanksioneve të mëtejshme. Me të njëjtën dispozitë, gjykata ka autorizuar ndërkohë sekuestrimin e medaljeve, trofeve, madje edhe veshjeve. Në brazil tregojnë se llogaria bankare e Vampetës tanimë është reduktuar në vetëm 610 euro.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bashkia e Tiranës në aksion për rigjelbërimin e sheshit “Nënë Tereza”
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Nderimet për “Kasapin e Bosnjes”, Marta Kos anulon vizitën në Serbi
  • Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  • Nën presion për Gazën, industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. . on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. 1 on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. Leshi i Marisé on Rama replikon me Sekretarin europian, pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni
  5. Gjergj on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?