Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
AnalizaKronikeLajmi i fundit

Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë

Published: September 13, 2026
Shpërndaje

Emisioni “TakFak” në News24, trajtoi këtë të dielë rastin e një 91-vjeçari i cili rezulton i “vdekur” në një fletë-thirrje gjyqësore, ndërkohë që është gjallë dhe në shtëpinë e tij.

Një shënim me dy fjalë – “Ka vdekur” – i vendosur nga postieri në dokument, sipas dëshmisë së tij, do të bëhej më pas shkak për pezullimin e një çështjeje gjyqësore për pronat.

Ky është rasti i Mehmet Hasës, një qytetari 91-vjeçar nga Tirana, i cili prej vitesh përballet me probleme pronësie në zonën e Lanabregasit. Ajo që nisi si pritje për një fletë-thirrje nga gjykata, sipas rrëfimit të tij, përfundoi me një situatë absurde: në dokumentin që duhej të evidentonte nëse ai kishte marrë apo jo njoftimin, ishte shënuar se ai kishte vdekur. Por Hasa ishte gjallë. Dhe pikërisht ky shënim, sipas asaj që ai tregon, do të ndikonte në vijimin e çështjes së tij gjyqësore.

- Publicitet -

Mehmet Hasa është një qytetar i Tiranës, banues pranë qendrës së kryeqytetit. Ai është 91 vjeç dhe, sipas deklarimit të tij, gëzon shëndet të plotë. Ashtu si shumë shqiptarë, edhe zoti Hasa ka probleme me pronat e tij në zonën e Lanabregasit.

Pasi zoti Hasa kërkoi hapjen e një procesi gjyqësor për pronat e tij, me qëllim që çështja të merrte drejtim, ai thotë se priste fletë-thirrjen nga gjykata, e cila do t’i dërgohej nëpërmjet postierit. Postieri Rexhep Cani, së bashku me fletë-thirrjen e zotit Hasa, shkon në banesën e tij. Troket në derë, por nuk del askush. Në këtë moment, postieri, me iniciativën e tij, shënon në fletë-thirrje jo vetëm një shenjë “+” ose “X” në alternativën “jo prezent”, por shton edhe fjalët: “Ka vdekur”.

Sipas intervistës që gazetarët e emisionit i kanë bërë zotit Hasa, ai thotë se çështja e tij gjyqësore pezullohet nga gjyqtari Agron Zhukri, duke u mjaftuar me informacionin e vendosur nga postieri në fletë-thirrje dhe pa e verifikuar atë nëpërmjet një certifikate vdekjeje.

Sipas zotit Hasa, ai e merr vesh për pezullimin e çështjes së tij pas shumë ditësh pritjeje. Më pas, vajza e tij paraqitet pranë gjykatës për të kërkuar informacion në sekretari dhe aty i thonë se zoti Hasa ka vdekur. Nga ky moment, babë e bijë marrin në dorë fletë-thirrjen, ku ishte shkruar “Ka vdekur”, shënim i cili, sipas tyre, ishte bërë shkak për pezullimin e çështjes gjyqësore, dhe e denoncojnë rastin në polici.

Policia ia delegon çështjen Prokurorisë. Por, sipas zotit Hasa, edhe Prokuroria e sorollat çështjen për tre vite. Zoti Hasa ka kallëzuar në Prokurori gjyqtarin Agron Zhukri për pezullimin e çështjes, si dhe postierin Rexhep Cani për falsifikimin e fletë-thirrjes.

Gazetarët e emisionit, së bashku me zotin Hasa, shkuan në Prokurori për të marrë informacion mbi çështjen e gjyqit të pezulluar nga gjyqtari Agron Zhukri, por askush nuk pranoi të na jepte informacion apo të dilte për të dhënë një sqarim mbi rastin.

Ndërkohë postieri Rexhep Cani, pranoi se kjo ishte një gabim nga ana e tij. Zoti Rexhep mundohet të shpjegojë situatën duke folur për vështirësitë e punës së tij, por gjithsesi, në fund, ai përsëri pohon se shënimin në fletë-thirrje e ka bërë vetë dhe se ky gabim i përket atij.

Por Tak Fak nuk e la me kaq. Fillimisht shkoi në Postën Shqiptare për t’u interesuar lidhur mbi rastin e postierit Rexhep Cani dhe nëse ndaj tij ishte hapur një hetim administrative disiplinor. Dhe nëse po cila ishte shkelja që ishte gjetur dhe masa disiplinore që ishte marrë ndaj.

Sipas përgjigjes së ardhur nga Posta Shqiptare në drejtim të emisionit “Tak Fak”, kjo postë pavarësisht dëmit që postieri Rexhep Cani ka shkaktuar ndaj Mehmet Hasa, është mjaftuar ndaj tij vetëm me masën vërejtje.

“Në lidhje me kërkesën tuaj për informacion mbi rastin e postierit, Rexhep Cani, Posta Shqiptare sh.a. bën me dije se rasti në fjalë është administruar dhe verifikuar nga strukturat përkatëse të shoqërisë në vitin 2023. Rasti lidhet me një objekt postar të dërguar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, me destinacion z. Mehmet Hasa. Sipas dokumentacionit të administruar në atë kohë, objekti postar është marrë në dorëzim nga shërbimi i shpërndarjes më datë 12.09.2023 dhe më datë 13.09.2023 ka kaluar për shpërndarje te punonjësi Rexhep Cani. Gjatë tentativës për dorëzimin e objektit në adresën e marrësit, punonjësi nuk ka kryer dorëzimin sipas procedurës së përcaktuar nga Rregullorja e Shërbimit Universal Postar. Objekti është kthyer pranë institucionit dërgues më datë 14.09.2023, me arsyen “Larguar” dhe me shënimin “ka vdekur”, ndërkohë që marrësi ishte gjallë.

Pas këtij rasti, më datë 16.11.2023, z. Mehmet Hasa është paraqitur pranë Drejtorisë së Shpërndarjes, ku ka ngritur shqetësimin lidhur me mënyrën e trajtimit dhe kthimit të objektit postar.
Rasti është verifikuar nga strukturat përgjegjëse të Postës Shqiptare, të cilat kanë konstatuar moszbatim të procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Shërbimit Universal Postar, ndër të tjera lidhur me mënyrën e dorëzimit të objektit postar dhe plotësimin e dokumentacionit për kthimin e tij.

Në përfundim të verifikimeve dhe procedurës disiplinore të ndjekur, ndaj punonjësit Rexhep Cani, me detyrë “Shpërndarës në Qytet”, është marrë masa disiplinore “Vërejtje”, në përputhje me dispozitat e Kontratës Individuale të Punës dhe aktet e brendshme të Postës Shqiptare.

Posta Shqiptare sqaron se, pavarësisht natyrës së rastit, ankesa është trajtuar në kohën kur është paraqitur dhe ndaj punonjësit është marrë masë disiplinore, pas verifikimit të shkeljes së konstatuar”, thuhet në përgjigjen e Postës Shqiptare.

Tak Fak nuk e la me kaq rastin, por u interesua të kontaktojë edhe me ish-gjyqtarin Agron Zhukri. Duke shkuar fillimisht në zyrën e tij ligjore, pasi sot Z. Zhukri, pasi u largua si gjyqtar nga procesi i Vettingut, punon si avokat. Por me gjithë tentativat për ta kontaktuar, fillimisht kontakti me të ishte i pamundur. Gjë që u mundësua nëpërmjet telefonit. Ku në telefonatën e parë z. Zhukri nuk mbante mend që të kishte një proces të tillë ligjor me z. Mehmet Hasa dhe ta kishte shpallur të vdekur. Por disa ditë më pas edhe me insistimin e Tak Fak, Zhukri doli sërish në telefon. Këtë herë duke dhënë leksione jurisprudence, se si z. Hasa që ai e kishte shpallur të vdekur, duhet të ndiqte rrugët e gjyqësorit, pasi nuk komentonte mbi palët.

Pra sipas z. Zhukri, i cili nuk pranon gabimin e tij, z. Mehmet Hasa, sot në moshën 91 vjeç, duhet të fillojë edhe njëherë nga e para kalvarin e pronave dhe duhet ta ndjekë në Apel, pavarësisht moshës së tij.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    September 13, 2026 at 7:06 pm

    KY SKANDAL NUK DUHET LËN ME KAQ.GJYQTARI ZHUKRI(EMRI DËGJUAR ML PAR PËR KORRUPSION)DUHET NDJEKUR PENALISHT DHE DËNUAR ME 10 VUTE BURG.PASI GJYQSORI NË SHQIPËRI KA QË NGA 1992 ËSHTË PASURUAR PËRMES NXJERJES SË KRIMINELVE NGA BURGU.MDËRSA POSTIERI TË DËNOHET ME 2 VITE BURG.
    PO KËSHTU,91VJEÇARIT TI SIGUROHEN DEKUMENTAT E PRONËSISË FALAS NGA GJYQTARI I PAFTË ZHUKRI.
    BANDA E DREJTËSISË NGA 1992 ËSHTË KTHYER NË REPUBLIKË MË VEHTE,DUKE MOS ZBATUAR LIGJIN POR MALIQIN.
    NDAJ,GJYQTARI XHUKRI,NDONSE U NXOR NAKAUT NGA VETINGU PËRSËRI U BË AVOKAT SI SEKSER PËR TË VJEDHUR MË SHUMË.
    NËSE 91 VJEÇARI DO MERTE PJESË NË SEANCË GJYQTARI DO E SHTYNTE DEANCËN NËSE 91 VJEÇARI NUK DO E PAGUANTE NËN DORË.
    KJO BAND DREJTËSIE PO TURPËRON SHQIPËRINË,PASI EDHE PAGAT E TYRE I CAKTOJNË VETË,DUKE SPOSTUAR KUVËNDIN E SHQIPËRISË.
    FLM DITA

    Reply
    • K R says:
      September 13, 2026 at 9:11 pm

      Doli ky budallai fshatit

      Reply
  • nje shqiptar says:
    September 13, 2026 at 7:14 pm

    Po qe per pune pronash keta te bejne te vdekur megjithmend ! Po pensionin a ja kishin hequr ?!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 14, 2026 at 7:20 am

    NËSE NUK VARET TE SHESHI KY GJYQTAR,DREJTËSIA PO RRËZON SHTETIN QËLKIMISHT ME URDHËR TË SALISËRBIT,BEOGRADIT,ATHINËS,KREMLINIT.
    E.RAMA VEPRO.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?