Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kreu i Kadastrës në Fier arrestohet për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ish-kreu i Kadastrës në Fier arrestohet për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtet
KronikeLajmi i fundit

Ish-kreu i Kadastrës në Fier arrestohet për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtet

Published: November 12, 2026
Shpërndaje

Ish-kreu i Kadastrës së Fierit, Arben Voja dhe tre nëpunës të tjerë vendorë u arrestuan të enjten pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e një ngastre toke me sipërfaqe 44 mijë metra katrorë në pronësi të shtetit.

Pas tjetërsimit, toka i ka kaluar një biznesi privat për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Ndalimet u kryen me miratimin e Gjykatës së Fierit, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Vojën, i cili mbante aktualisht detyrën e drejtorit të Spitalit Rajonal të Fierit.

- Publicitet -

Në arrest me burg u lanë edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, noterja Anila Haxhiaj dhe punonjësi i ASHK-së, Fjorelo Bido, ndërsa punonjësja tjetër e ASHK, Arbina Jaupaj u la në detyrim paraqitje.

Voja dhe katër personat e tjerë janë nën hetim për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”. Një burim në dijeni të çështjes i tha BIRN në kushtet e anonimatit se toka shtet prej 44 mijë metrash katrorë ishte tjetërsuar fillimisht në emër të një familjeje të zonës, pa dijeninë e tyre, për të kaluar më pas në emër të një biznesmeni.

Toka ka pasur si qëllim përdorimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Bashkia e Fierit është destinacioni kryesor i licensave për parqe fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri, me mbi 50 licensa të dhëna nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërtimi i këtyre parqeve ka shkaktuar tashmë problemet e para për komunitetet lokale për shkak të problemeve të pronësisë dhe shfrytëzimit pa kriter të tokës bujqësore.

E.Hoxhaj / Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?