Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kryebashkiaku socialist, pro Berishës: Unë nuk fshihem prej askujt, mbështes kushëririn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Ish-kryebashkiaku socialist, pro Berishës: Unë nuk fshihem prej askujt, mbështes kushëririn
Lajmi i funditPolitike

Ish-kryebashkiaku socialist, pro Berishës: Unë nuk fshihem prej askujt, mbështes kushëririn

Published: April 27, 2025
Shpërndaje

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është pozicionuar publikisht pro liderit të PD-së, Sali Berisha në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një status në faqen e tij në facebook, ai ka konfirmuar pjesëmarrjen në mitingun e demokratëve dy ditë më parë, për të cilin tha se ka mbështetur kushëririn, Elton Roshi që kandidon në listën e hapur të demokratëve.

Roshi shkruan se nuk ka shkuar i maskuar në atë miting, por ka vendosur kapuç për shkak se po binte shi.

- Publicitet -

“Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt. Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës,  Elton Rroshi. Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër”, shkruan ish-kryebashkiaku socialist.

Elvis Roshi ka qenë ndër “viktimat” e parë të ligjt të dekriminalizimit të iniciuar nga PD-ja në Kuvend, kur u detyrua të jepte dorëheqjen pasi iu zbulua se kishte mbajtur të fshehtë një dënim në Itali.

Statusi i Elvis Roshit

Unë kam qenë aty me një kapuç të xhupit mbi kokë sepse jashtë po binte shi. Kaq!

Për ata që më njohin, më duan apo dhe s’më duan, e dinë mjaft mirë që kjo është shumë qesharake. 

Sepse unë nuk jam nga ata burra që maskohem dhe aq më shumë të fshihem. 

Sepse nuk ka arsye as të kem frikë e as të fshihem. 

Për ata që më njohin apo bëjnë sikur s’më njohin, kam dëshmuar t’i bëj ballë situatave politike shumë më agresive.

Dua të sqaroj qytetarët e qytetit tim, Kavajën time të dashur!

Dua të sqaroj miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët politikë dhe jo vetëm!

Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt.

Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushuririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës,  Elton Rroshi. 

Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër…….. OK! 

Eltoni është një djalë i mrekullueshëm, një njeri i ndershëm dhe unë do ta mbështes jo vetëm pse është njëri i fisit tim, por sepse Ai meriton të jetë një përfaqësues i qytetarëve të Kavajës, dhe qarkut të Tiranës në  Kuvendin e Shqipërisë.

Para pak ditësh, Kryeministri ironizoi faktin se Rroshi në kohën kur qëndronte përkrah tij, etiketohej si kriminel nga PD, ndërsa sot kur është bashkuar me ta akuzat nga kampi i djathtë kanë rënë.

“Keni dëgjuar një farë Elvis Rroshi. Tani e kanë marrë dhe është në rregull ai. Ishte kriminel kur ishte me mua, kështu që kjo është historia tani. Me mua rri se nuk ke ku shko. Vetë e ke fajin, vjen këtu”, tha Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • NATO says:
    April 27, 2025 at 7:49 am

    Rama ka filluar te flase percart.I ka hikur bagetia ne drejtim te paditur.

    Reply
  • Hymoristi says:
    April 27, 2025 at 9:45 am

    Keto deklara ksne bere ishspiunet e sigurimit te shtetit,per te ruajtur diktaturen e proletariatir!?

    Reply
  • Humoristi says:
    April 27, 2025 at 10:50 am

    Kandidat per deputet Ps ne Kavaje ka Majkon!?Sa vota fitoj Ameta,sot ne ekzil politik, fiton edhe kandidati i rralles.Ne Shkoder asht nje shprehje e vjeter:” Ai qe i thote nanes ,lokes,memes,ijes,….majko nuk asht shqiptare!”

    Reply
  • Tellalli says:
    April 27, 2025 at 8:09 pm

    Ashtu thotë shprehja e vjetër shkodrane o humorist që të dhjet së qeshuri ti ? Dakord që majko do të thotë nënë në sllavisht , po ije në shqip apo turqisht është ? E pra , ije i thonë nënës në turqisht , gjuhën më të qelbur në botë , gjuhë arixhinjsh .

    Reply
  • Iso says:
    April 28, 2025 at 3:55 am

    Ky rrocki a roshi si e ka,qenka nje legen ordiner qe nuk e ka shokun.”po binte shi dhe po mbaja kapucin” e ku? Brenda ne salle! Hahaha,si ka mundesi qe vetem legenat e hajdutet e mesyjne politiken si mizat mutin ?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?