Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kryediplomati izraelit: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, Ballkani vihet në rrezik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-kryediplomati izraelit: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, Ballkani vihet në rrezik
AktualitetBote

Ish-kryediplomati izraelit: Nëse Rusia fiton në Ukrainë, Ballkani vihet në rrezik

Published: October 25, 2022
Shpërndaje

“Nëse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e fiton luftën me Ukrainën, do i trimëronte aleatët e tij në Ballkan. Do t’u jepte më shumë fuqi”, çka do rriste më pas shanset për një konflikt të mundshëm edhe në këtë pjesë të Evropës, thotë ish ministër i Punëve të Jashtme të Izraelit, Shlomo Ben Ami, në një intervistë për Albanain Post.

Por, profesori universitar dhe historiani Ben Ami, beson se autokrati rus s’do ia dal me qëllimet e tij malinje.

Dhe humbja e Putin-it në luftë, njëjtë si fitorja, “do të ketë po ashtu influencë në sjelljen e Serbisë”.

- Publicitet -

Prandaj Ben Ami thotë të jetë kaq e madhe influenca e Rusisë në zonën e Ballkanit.

Me njohjet e tij nga historia Ben Ami thotë se me njerëz si Putin, gjithmonë ekziston një shteg i njëjtë i shpjegimit të sjelljeve të tyre për revizionimin e historisë.

Edhe ai, njëjtë si të tjerë para tij, “do që ta ndryshojë gjendjen e cila ishte krijuar në fund të luftës së ftoftë”.

“Nuk është në pyetje vetëm revizionizmi i Putin-it, por njëjtë ka revizionizëm edhe në Serbi për Ballkanin Perëndimor dhe kur po them revizionizëm e kam në kuptimin që ekziston një tentim për të ndryshuar marrëveshjet që veçse janë arritur”.

“Ai (Putin-i) nuk e ka bërë vetëm në Ballkan, e ka bërë në Evropë, përmes luftës hibride që janë: sulme kibernetike, dezinformimi, prandaj ai po e bën edhe në Ballkan, sepse beson se ka arsye”.

Përtej serbëve, për çfarë ndodhi në vitet 90-ta në Jugosllavi, s’është i lumtur as Putin-i, pohon ish-diplomati që pozitën e shefit të diplomacisë izraelite e mbajti pikërisht në vitet e para të mileniumit të ri.

“S’ishte i lumtur me luftën në Jugosllavi, bombardimin e NATO-s, intervenimin që NATO pati pa aprovimin e Kombeve të Bashkuara, pra ka synime. Prandaj, nuk pres që ai ta ndërpres këtë lloj politike penguese në këtë pjesë të botës”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Ben Ami që ka shërbyer edhe si ministër i Sigurisë së Brendshme në Izrael, konsideron që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, “duhet të përmbajë (njëfarë) autonomie për komunat serbe”.

Meqë vetë vjen nga një zonë që problemet ndër etnike janë të vjetra sa vetë shteti i tij, Ben Ami deklaron se “lidhjen në mes të minoritetit serb në Kosovë dhe Serbisë s’mund të mohohen dot”.

Ai pohon se për mendimin e tij kjo “është lidhje natyrale”.

“Mos prisni që kujtimet do të zhduken, por mendoni për gjërat që mund të pajtoheni. Prandaj, mendoj se marrëveshjet në Bruksel ishin shumë të rëndësishme sepse atje Serbia u zotua se do të njeh institucionet e Kosovës dhe jo të bllokohet qasja e të dyja palëve”.

Por, çfarë duhet të jetë strikte në çfarëdo marrëveshje që arrihet në të ardhmen, është “respektimi i integritetit territorial të Kosovës”, thotë Ben Ami.

I pyetur se si duhet të ecet tutje, në një kohë kur dialogu në Bruksel nuk është në gjendjen e tij më të mirë, izraeliti pohon se fillimisht Serbia duhet ta pranojë që tashmë proceset nuk kanë kthim prapa.

“Kosova ka njohje”, pohon Ben Ami, “ka edhe kornizën e Marti Ahtisaar-it, që është faktikisht definimi i shtetit të Kosovës si multi-etnik”.

Ndërsa shton se “komuniteti ndërkombëtar duhet ta mbështes Kosovën kundër çdo politike penguese, qoftë nëse vjen nga presidenti aktual i Serbisë, apo dhe nëse problemi vjen nga Bosnja po ashtu, ku është (Milorda) Dodik”.

Ben Ami ka folur edhe për nismën rajonale Open Balkan. Sipas tij, bashkë me Marrëveshjen në Bruksel të arritur në vitin 2013, Open Balkan përbën një nga zhvillimet më pozitive, sepse ishte treguar që Serbia dëshiron të angazhohet me perëndimin e jo me Rusinë.

“Këto dy gjëra janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit”.

Raportet e Kosovës me Izraelin

Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021 pas nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë në prezencë të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më katër shtator të vitit të kaluar.

Ben Ami raportet mes Kosovës dhe Izraelit i ka cilësuar si “të shkëlqyeshme”, derisa vuri në pah se “ka një rreze të gjerë çështjes që mund të bashkëpunojmë dhe është fitore për të dyja palët”.

Ai, si një studiues dhe profesor, ka thënë se shembulli i Kosovës gjithmonë i ka bërë përshtypje për shkak të ndërtimit unik që e ka Kosova.

“Kosova është një fenomen i jashtëzakonshëm. Është vendi i vetëm në botë që ka masën më të madhe të popullsisë mysliman, por është shtet sekular. Është sekulare për nga Kushtetuta, është një precedent që mund të tregohet globalisht, s’ka tjetër vend mysliman në botë që është krejtësisht sekular, e në të njëjtën kohë vend islam. Ky është mesazh global që përfaqëson Kosova”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • SOS says:
    October 26, 2022 at 4:22 am

    KUR TE JEP KESHILLA
    KUSH RA NGA GOMARI
    BESOI VETEM GJYSMAT
    GJYSMA TJETER SAMARI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia
  • Rama merr pjesë në konferencën e liderëve në Poloni për të rindërtuar Ukrainën
  • E rëndë në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Komentet e Fundit

  1. nastradini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. KK注册奖金 on Berisha dhe dhëndri shkelin arrestin shtëpiak, bashkohen në një shtëpi me gazetarët e RAI-t
  4. Teuta on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. 3D on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?