Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana qytet i destinuar të rritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana qytet i destinuar të rritet
AktualitetLajmi i fundit

Ish kryeministri i Kosovës merr nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Tirana qytet i destinuar të rritet

Published: June 20, 2022
Shpërndaje

Njëzetë e dy shtetas të huaj u betuan para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë, duke marrë zyrtarisht edhe nënshtetësinë shqiptare, mes tyre edhe deputeti Avdullah Hoti.

Gjatë ceremonisë së betimit, kryebashkiaku Veliaj tha se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet.

“Në këto 102 vjet si Kryeqytet ne kemi pasur një eksperiencë të jashtëzakonshme – nisi si një qytezë e vogël, kurse sot është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë. Qyteti vjet u rrit me 32 mijë banorë, ose ndryshe 10 mijë apartamente dhe 10 mijë makina. Tirana është një qytet, i cili vetëm rritet dhe shërbimet ndaj qytetarëve kërkojnë standardet që kemi vendosur këto vite”, deklaroi ai.

- Publicitet -

Teksa vlerësoi shtetasit më të rinj për zgjedhjen që kanë bërë, Veliaj u shpreh se marrja e shtetësisë shqiptare duhet konsideruar si një mision për progres dhe për të çuar përpara ambiciet e vendit tonë.

Ai nënvizoi se ndonëse Shqipëria është një vend i vogël, ajo jep një kontribut të rëndësishëm.

“Një pjesë e madhe e vëllezërve dhe motrave që bashkohen sot me shtetësinë e re, janë nga Kosova dhe kanë shumë të freskët plagën dhe gjithë tragjedinë e luftës. Rëndësia për të pasur qytete progresive, qytete me mendje të hapur, qytete ku ne gjejmë arsyet që na bashkojnë, jo të shikojmë dallimet që kemi me njëri-tjetrin, janë qytetet e të ardhmes! Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”, theksoi kreu i Bashkisë.

Pas leximit të formulës, 22 shtetasit nga Kosova, SHBA-të, Egjipti, Turqia dhe Siria, nënshkruan edhe aktin e betimit.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    June 20, 2022 at 1:53 pm

    Kur ky batakci i shitur Kryebashkiak, flet per qytete progresiste, nenkupton qytete Tirranie per skllever, ku c’do gje do te monitorohet 24-ore per c’do individ, Ku do te jesh i limituar ne levizje ne zona te kuqe e te gjelbra, ku nuk ke te drejte te kesh as Makine, as biznes dhe as prone private, ku c’do njeri do te paguaj taksen e Dioksidit te Karbonit vetem sepse merr fryme, ku do te haje bubureca e insekte e do ndalohet mishi, bulmeti peshku e proteinat, ku nuk do te kesh asnje te drejte njerezore, sepse do te mbajne biografine e sjelljes sipas standarteve te tyre diktatoriale te cilat do ti lidhin me nje lloj paraje Crypto Dixhitale te centralizuar. Po nuk ju pelqeu sjellja jote, do te fikin llogarine e nuk do te blesh e shesesh dot asgje.

    Kjo eshte e ardhmja qe duan per ju dhe femijet tuaj, keto monstra tirranike progresiste, te shitur te axhenda 2030 e pronareve te tyre Globaliste te kultit financiar. Keta jane me tradhetaret me monstrat dhe me maskarenjte, qe pasur ndonjehere historia e Shqiperise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Katër bllok-sfidat e integrimit gradual në BE
  • Fundjava me reshje shiu, meteorologia tregon si pritet të nisë java
  • BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  • ​Pengmarrje apo inskenim? Policia në kërkim të vlonjatit të njohur të botës së krimit, lëvizjet e fundit në Vaqarr
  • Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi

Komentet e Fundit

  1. K R on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi
  2. prehistoriku on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  3. Dardan on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  4. demo on BE do publikojë ‘udhërrëfyes orientues’ për katër vende në fund të tetorit, nuk përfshihet Serbia
  5. Nirdla on Historia si u bë me pasuri të mëdha një ish-inspektor mjedisi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?