Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-kryeprokurorja e Tiranës: Vetëm ‘turistët’ e huaj mund t’i afroheshin Nikulajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ish-kryeprokurorja e Tiranës: Vetëm ‘turistët’ e huaj mund t’i afroheshin Nikulajt
Kronike

Ish-kryeprokurorja e Tiranës: Vetëm ‘turistët’ e huaj mund t’i afroheshin Nikulajt

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka dhënë mendimin e saj profesional, si eksperte e fushës hetimore për kaq shumë vite, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, dukshëm në një motiv gjakmarrjeje mes dy familjeve, por e kryer nga një skuadër tërësisht me të huaj. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Imeraj tha se porositësi i dyshuar Edmond Haxhia, zgjodhi të huaj që të vrisnin biznesmenin politikan, pasi ata do ta kishin më të lehtë për të humbur gjurmët. Ish-kryeprokurorja shprehet se ekzekutori portugez, Ruben Saraiva dhe 5 bashkëpunëtorët britanikë e kanë pasur më të lehtë që vëzhgojnë Ardian Nikulajn, duke u sjellë si turistë të huaj. Imeraj u shpreh se vetëm turistët e huaj mund të arrinin t’i afroheshin Nikulajt, pasi ai ishte një person që ruhej shumë, dhe shqiptarët do ta kishin shumë herë më të vështirë për ta ekzekutuar.

Më poshtë deklarata e Imerajt e plotë:

“Përse janë zgjedhur si bashkëpunëtorë? Ka dy momente, së pari është fakti i evitimit të gjetjes së gjurmëve dhe me shtetasit e huaj mund të jetë më e vështirë. E dyta, është gjithmonë tendencë që shtetasit e huaj shihen më të privilegjuar në Shqipëri. Të ardhur si të huaj në një zonë të tillë ku ishin akomoduar prej dy muajsh, e kanë pasur më të lehtë të përshtaten, të jenë më të vëzhgues, për faktin që mund të konsiderohen si turistë. Në raport me shtetasit e huaj shoqëria jonë ka një lloj tolerance. Porositësi i ka menduar mirë disa detaje, për të arritur në kryerjen e veprës penale. Zgjedhja e shtetasve të huaj, përveç pjesës që të mos ketë lidhje me zonën, lidhet edhe me faktin që është mirëmenduar më parë, janë zgjedhur autorë që mund të kryejnë një gjë të tillë. Në rastrin konkret, gjetja e autorëve të mundshëm, të cilët bëhen të përdorshëm për të kryer vepra penale, është rezultat i një plani të mirëmenduar. Tregon një bashkëpunim të shtetasve shqiptarë me ata të huaj. Dua ta lidh me sigurinë publike dhe mënyrën, fakti që viktima ishte personazh që rrinte me roje. Me pamundësinë që vrasja të bëhej nga shtetas shqiptarë. Nëse e lidhim me sigurinë publike. Për të mos vazhduar zinxhirin, është menduar se duke përdorur personazhe të huaj, dhe moszbulimi i porositësit, do bënte të mundur moszbardhjen në sensin e qëllimit të saj. Të zbuloheshin vrasësit dhe bashkëpunëtorët dhe jo porositësi dhe do të dilnin hipoteza se përse ndodhi. Janë larguar se s’ka pasur një dyshim për ta në momentin që janë larguar. Megjithatë ajo çfarë është shqetësuese është fakti që disa të huaj prej më shumë se dy muaj, kanë mundësi të akomodohen, të vëzhgojnë, të lëvizin të armatosur dhe në drejtim të sigurisë publike, që këtu ka ceduar në raport me detyrën që duhet të kryejnë organet ligjzbatuese”.

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: I dalin përpara gjatë vizitës te KAYO, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, kjo është përgjigja e banorëve
  • Gjykata e Strasburgut “rrëzon” dënimin penal të Luan Dacit
  • Arrestohet ortaku i Behgjet Pacollit
  • Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  2. Kuptove?! on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?