Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ish-luftëtar xhihadist në Siri”, kush është ekstremisti që dyshohet se do vriste Lulzim Bashën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Ish-luftëtar xhihadist në Siri”, kush është ekstremisti që dyshohet se do vriste Lulzim Bashën
Kronike

“Ish-luftëtar xhihadist në Siri”, kush është ekstremisti që dyshohet se do vriste Lulzim Bashën

Published: September 20, 2022
Shpërndaje

Arben Ymeri i njohur me nofkën “Japani” sipas mediave kosovare është një ndër personat e dyshuar në lidhje me atentatin në vitin 2017 ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ymeri ka lindur në Prishtinë më 27 gusht të vitit 1981 dhe njihet si praktikant radikal i fesë islame si dhe si ish-luftëtar xhihadist në Siri.

“Japani” nuk është një emër i panjohur për policinë pasi rezulton një person me rrezikshmëri të lartë.

- Publicitet -

Kujtojmë se ditën e djeshme hakerat kanë publikuar emailet e ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano me vartësit e tij kur ishte në krye të anti-tetorrit.

Aty flitet qartë se Lulzim Bashës po i rrezikohej jeta nga një atentat i mundshëm nga Alban Ymeri, Afrim Morina nga Gostivari dhe F.G, shtetas kosovar.

Madje në këto emaile rezulton se Bashës i ishte shtuar numri i efektivëvë të cilët merreshin me ruajtjen e tij asoj kohe.

Emri i Alban Ymeri përmendet disa herë në këtë raport të policisë. Në fund të vitit 2019 ai ishte pyetur për shkaqet e udhëtimit drejt Shqipërisë dhe gjatë kontrollit të telefonit atij i zbulohen 29 numra telefoni.

Siç bëhet me dije në këtë raport, në 2019 Ymeri ka komunikuar me një numër telefoni në Monako, dhe me numra të tjerë të familjes që tregojnë se ai ishte i interesuar për të udhëtuar në Angli. Gjatë këtij viti ai vjen në Shqipëri dhe konkretisht në Durrës dhe përmes Viber komunikon në serbisht e anglisht për të garantuar largimin drejt Britanisë së Madhe.

Nga hertimet evidentohen edhe përgjime të tjera në Gmail dhe Facebook nga të cilat Prokuroria thotë se nuk siguroi të dhëna konkrete.

Alban Ymeri sipas organeve diskuton për probleme personale dhe më tej hetuesit theksojnë se nuk janë gjetur lidhje të këtyre personave me të tjerë që të krijojnë bindjen për kryerjen e veprave të dyshuara dhe nuk janë konstatuar veprime që të vënë në rrezik jetën e kryetarit të opozitës.

Ky vendim i pushimit të hetimeve ju njoftua në mes të javës edhe Antiterrorit.

Përveç këtij rasti, Ymeri ishte arrestuar edhe në Kosovë në vitin 2016. Ai, fillimisht dyshohej që së bashku me Alban Kelmendin nga Ferizaj e Kujtim Kurtin nga Gjakove dhe Kushtrim Ramën nga Rashkoci i Gjakovës tentuan një sulm terrorist ndaj Manastirit të Deçanit.

Siç raportohej, Ymeri së bashku me tre të dyshuarit e tjerë ishin parë me uniforma e të armatosur.

Vetëm më pas, me 6 shkurt të 2016-ës, Gjykata Themelore në Pejë u kishte caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaj.

Po në atë vit shtëpia e Alban Ymerit ishte bastisur nga Policia e Kosovës derisa i ishte gjetur një armë. Për rastin ishte deklaruar edhe babai i tij, Sylë Ymeri. Ai kishte pohuar se djali i tij kishte ndryshuar sjelljet teksa shtone se Arbeni sipas tij shoqërohej me persona të pa njohur.

Madje Sylë Imeri i kishte bërë thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës të ndërmerrte diçka ndaj personave të cilët po arrinin t’i indoktrinojnë të rinjtë në një islam ndryshe nga ai tradicional.

“A.Y, i datëlindjes 27.08.1981 nga Prishtina, i njohur me nofkën “Japani”. Praktikant radikal i fesë Islame, ish luftëtar xhihadist në Siri dhe lidhje me element radikal që kanë luftuar në Siri. Njihet si një person me rrezikshmëri të lartë. Është arrestuar në janar 2016, pasi është gjetur në rrugën e manastirit të Deçanit me uniformë dhe armë, së bashku me shtetasin Alban Kelmendi nga Ferizaj, Kujtim Kurti nga Gjakova dhe Kushtrim Rama, nga Rashkoci i Gjakovës”, thuhet në raportin e Policisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Kost Treblinka says:
    September 20, 2022 at 9:03 am

    Fatos Nanon dhe Ylli Bufin do ti vrisnin komandot Greke te maskuar si jevgj pa strehe perball pallatit me shigjeta..

    Reply
  • arbeni islamik xhihadist do vrasë lulushin says:
    September 20, 2022 at 9:50 am

    më duket se qenka arbeni. terroristi i rrezikshëm xhihadist antikomunist islamik që komenton te gazeta dita.

    ne e njohim: ai thotë shpesh: litari për sllavokomunistët shqiptarë

    Reply
  • arbeni xhihadist islamik do vrasë lulush bashën says:
    September 20, 2022 at 9:52 am

    më duket se qenka arbeni. terroristi i rrezikshëm xhihadist antikomunist islamik që komenton te gazeta dita. ne e njohim: ai thotë shpesh: litari për sllavokomunistët shqiptar

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    September 20, 2022 at 10:07 am

    Keto jane perralla nga sarajet e sulltanit.

    Reply
  • arqile says:
    September 21, 2022 at 5:27 am

    Kush mer rezikun te vrasi alabakun basha na hapet barkun as 5 leke nuk japin per kete palaco apo per bardhin,apo alibashen .

    Reply
  • Tung says:
    September 21, 2022 at 6:56 am

    Filluan ta turbulloj e popullin e pervuajtur shqiptar me triller ne nivelin e regjive alla mamaqi.
    Te dashur vellezer hapni syte dhe mendjen se po na skllaverojne cdo dite e me shume e nderkohe keta qelbesira ruajne status quone me tere langot diplatik.
    Tung!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?