Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përvjetori i tragjedisë së Otrantos, ish-gardisti: Berisha u tha italianëve se në anije ishte Zani dhe njerëz të armatosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Përvjetori i tragjedisë së Otrantos, ish-gardisti: Berisha u tha italianëve se në anije ishte Zani dhe njerëz të armatosur
Histori

Përvjetori i tragjedisë së Otrantos, ish-gardisti: Berisha u tha italianëve se në anije ishte Zani dhe njerëz të armatosur

Published: March 28, 2026
Shpërndaje

Tragjedia e Otrantos (28–29 mars 1997) është një nga ngjarjet më të rënda të emigracionit shqiptar. Ndodhi gjatë krizës së vitit 1997 në Shqipëri, kur mijëra njerëz po largoheshin drejt Italisë.

Një anije e vogël shqiptare, e quajtur “Kateri i Radës”, u nis nga Vlora me emigrantë drejt brigjeve italiane. Në Kanalin e Otrantos, ajo u godit nga anija ushtarake italiane ITS Sibilla, e cila ishte në mision për të ndaluar emigracionin e paligjshëm.

Anija shqiptare u fundos. Humbën jetën rreth 81 persona, mes tyre gra dhe fëmijë. Shumë trupa nuk u gjetën kurrë.

- Publicitet -

Ngjarja që shkaktoi tronditje të madhe në Shqipëri dhe Itali është simbol i dëshpërimit të atyre viteve dhe i çmimit të rëndë që paguan shqiptarët në përpjekje për të ikur nga kaosi.

Lidhur me këtë ngjarje ish- presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi, ka dhënë disa dëshmi tronditëse në 2024.

Laçi punonte në marsin e 97 në Gardën e Republikës në mbrojtje të Berishës.

‘Për respekt të viktimave, po bëj një denoncim që nuk e kam bërë kurrë, fakt real. Ishte viti 97 trazirat e mëdha, lufta civile, presione nga Zani Çaushi. U dha lajmi në televizionin shtetëror. Ne u armatosëm me urgjencë tek SHIK me gjeneral Agim Shehu. Unë isha në gardë, u riarmatosa në mëngjes. Kemi hyrë në Fier. Kemi ecur duke shtirë në drejtim të Turizmit. Ishte urdhri po të shikonim dy njerëz të shtinim me armë.

Për mbytjen në kanalin e Otrantos, janë disa fakte që SPAK duhet ti rishoh. Ishim në Presidencë dhe erdhi lajmi, u vranë ata anëtarët e SHIK në Vlorë. Garda kish informatorë, vjen një informacion që Zani Çaushi ka marrë katërsilursin anije luftarake që çonte oficerët nga Vlora në Sazan. Anije me një mitralozi 12.7 e lyer nga sipër dhe e kalbur nga poshtë.

Berisha ia përcjell këtë informacion Italisë, u tha që po niset një anije luftarake e armatosur dhe është kryekrimineli Zani Çaushi brenda me gjithë bandën. Nuk ishte Zani por anije me persona familjarë dhe kishin hipur në anije me pagesë. Na thanë që të mos bëhesh rrugë dhe Zani Çaushi të forcohej ndaj u lajmërua Italia që në anije janë njerëz të armatosur.

Ndaj ata nxorën atë anijen luftarake përpara. Dhe goditën gra e fëmijë. Ky ishte informacion i sajuar i Berishës që ia çoi Italisë. Kateri i Radës u mbyt në Otranto prej kësaj. Është dora e Berishës.

Hysen Musallari ka qenë kapiteni. Berisha duhet tu raportonte që janë disa të vuajtur gra dhe fëmijë dhe Zani thjesht u ka marrë lekë. U tha që Zani ka hipur me bandën e vet. Anija dukej në pamje e bukur me një mitraloz 12.7. Me atë informacion nuk mund ta linin të hynte në brigjet italiane. I zunë rrugën dhe ajo eci drejtëpërdrejt se nuk mund të kthehej dot prapa. Ndodhi e rënda. 

Mua më bëri një dosje nipi i Berishës, Dritan Berisha. Bëra një burg të pafajshëm. Kur kam qenë në burg, m’u kujtua një thënie. Duke i rënë me shkop gome një gruaje në atë kohë, më tha çtë kam bërë më tha: “Eh mor bir çtë bëra, e gjeç nga mos e pandehç”.

Dhe me të vërtetë e gjeta nga nuk e prita.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Vl says:
    March 28, 2026 at 7:35 pm

    Qe Saliu dhe Ramiu jan per te QR kjo dihet po ti qenke akoma me per te QR . Po pse o kerrme nuk e pan RQ italian qe kish gra e femij?

    Reply
  • Ana says:
    March 28, 2026 at 7:37 pm

    Nuk eshte e pamundur,pas cdo te keqeje te madhe qe i ka ndodhur vendit ai gjendet.

    Reply
  • Na mbyten me mashtrime ordinere. says:
    March 28, 2026 at 9:42 pm

    Qe jane brockulla dhe sajesa dihet, por pyetja e rendesishme eshte se perse i botoni pikerisht tani keto genjeshtrat e ketij sharlatani, qe edhe ngjarjen e vertete e ka bere lemsh. Katerit te Rades nuk i zuri rrugen Sibila dhe u perplas me te, por u godit drejtperdrejt pingul me kuverten e Katerit dhe me paramendim nga Gjuajtesi Luftarak Sibila.

    Reply
  • Oficeri says:
    March 28, 2026 at 10:36 pm

    Kateri Radës nuk çonte oficerët në Sazan e Vlorë.Për lëvizjet Vlorë Sazan dhe anasjelltas ishte anije e posaçme që ishte prodhuar në Durrës e përdorej vetëm për këtë punë.Nisej rreth orës 8 nga Sazani e kthehej në orën 4(në dimër) dhe më vonë në verë nga Vlora.

    Reply
  • Anonymous says:
    March 28, 2026 at 11:24 pm

    E sakt

    Reply
  • chp says:
    March 29, 2026 at 12:40 am

    Eshtë e kotë të kapesh pas (me ner me thone) Berishes per kete ngjarje makabre…Fajesia e zombies Berishe ne kete rast mund te jete nje miljonta e krimeve te tij…
    Ne kete rast faji 100% eshte i qeverise italiane dhe kulmi arriti kur deputetja italiane Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, deklaronte në ato kohra se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det,,,,,etj
    Krahesoni kete veprim terrorist te nje vendi te Natos dhe Bashkimit Europian
    me ndihmen qe i dhane shqiptaret mbi 20 mije ushtareve italiane pas shtatorit 1943..edhe pse ishin pushtuesa u strehuan te familjet e varfera per ti shpetuar nga gjermani…Mos trazoni shpirtrat e vdekura aq me shume me njerez te gabuar per Salihin e mallkuar.

    Reply
  • 1thundrak says:
    March 29, 2026 at 4:49 am

    Ky bythqiri polic ka vene shami te xhaketa?!
    Vdekshi sa me shpejt. I beni nder vetes!

    Reply
  • shqiptar says:
    March 29, 2026 at 7:30 am

    Me kete shkrim justifikohet terrorizmi i shtetit italian kunder popullit shqiptar. Ky krim nuk duhet te harrohet kurre. Per ate duhet kerkuar edhe gjyq nderkombetar edhe gjyq ndaj Edvin Rames qe mban anen e Italise bashke me Berishen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje: Bregdeti sipas Ramës, një mall luksi që po ndan shoqërinë në dy kampe
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”
  • Tri të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)

Komentet e Fundit

  1. Rexha on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  2. готовая диссертация on A e dini se Viktor Hygo shkruante lakuriq?
  3. Bruno on “Po dëmtoni turizmin dhe imazhin e Shqipërisë”, Rama: Ja kush do jenë dy përfituesit nga kjo protestë
  4. SPAKU on Nën akuzë për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  5. Ppsh on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?