Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Një Orban bie në BE, tjetri ngrihet: Rumen Radev, i afërt me Putinin, fiton zgjedhjet në Bullgari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Një Orban bie në BE, tjetri ngrihet: Rumen Radev, i afërt me Putinin, fiton zgjedhjet në Bullgari
AktualitetBote

Një Orban bie në BE, tjetri ngrihet: Rumen Radev, i afërt me Putinin, fiton zgjedhjet në Bullgari

Published: April 20, 2026
Shpërndaje

Ish-presidenti, Radev i kryesonte prej javësh sondazhet. Sipas llogaritjeve paraprake, Rumen Radev dhe partia e tij e “Bullgarisë Progresive” janë fituesi të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Bullgari me rreth 45% të votave.

Tetë zgjedhje të tilla u zhvilluan në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit. Sipas Radevit, nuk duhet të ketë së shpejti një tjetër: “Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar që të na duhet të mbajmë sërish zgjedhje. Kjo do të thoshte të kalonim nga një krizë në tjetrën, dhe ne duhet të punojmë shumë seriozisht për t’i kapërcyer këto kriza.”

Ka kaluar shumë kohë që Bullgaria nuk ka pasur ketë një fitues kaq të qartë pas zgjedhjeve parlamentare. Radev është 62 vjeç dhe ish‑shef i Forcave Ajrore. Ai është politikani më i preferuar në vend, edhe pse kritikët prej kohësh e akuzojnë për afërsi me Rusinë.

- Publicitet -

Kritikët shohin afërsi me Putinin

Radev ka qenë skeptik në të kaluarën ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe kundër dërgesave të armëve për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, partia e tij, Bullgaria Progresive, e ka përfshirë në programin zgjedhor një angazhim të qartë për Bashkimin Evropian dhe NATO‑n. Në finalen e fushatës zgjedhore të Radevit, në një videoklip u shfaqën pamje nga takime të përbashkëta mes tij dhe Vladimir Putinit.

Politologu dhe gazetari Jawor Siderov analizon situatën politike në Bullgari për televizionin gjermanm, ARD. Ai është i mendimit se Radev “është një populist. Ka gjasa që ai ta drejtojë vendin në një drejtim të ngjashëm me Viktor Orbánin – më euroskeptik, më konservator në vlera – pa qenë realisht aq radikal sa Orbáni. Radev nuk është Orbán dhe as nuk e ka instinktin e tij.”

Radev premtoi luftë kundër korrupsionit

Për të pasur më në fund sërish një qeveri “normale”, Radev ka njoftuar se do të veprojë qartazi kundër korrupsionit në vend. Gishti zakonisht drejtohet ndaj partisë konservatore GERB me kryeministrin afatgjatë Bojko Borisov dhe ndaj DPS‑së, partisë së oligarkut me ndikim Deljan Peevski. Të dyja kanë pësuar humbje të ndjeshme në zgjedhje dhe, sipas rezultateve, në parlamentin e ri nuk arrijnë as 80 mandate.

Fituesi i zgjedhjeve shpreson të krijojë qeveri të vetme

Nëse Rumen Radev dhe partitë reformiste do të bashkëpunojnë si koalicion edhe përtej një reforme në drejtësi, si është shprehur edhe RAdev, mbetet ende e paqartë. Të dyja palët kanë qenë të përçara gjatë fushatës zgjedhore dhe të dielën në mbrëmje thanë se do të presin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve përpara se të shprehen për një qeveri të mundshme. Rezultati paraprak i zgjedhjeve pritet të publikohet gjatë së hënës, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë i disponueshëm të mërkurën. Për Radevin, pritja mund të vlejë, sepse në varësi të numrit të partive që arrijnë të futen në parlament, aleanca e tij e qendrës së majtë mund të qeverisë edhe e vetme.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • edhe uji qelbet duke ndenjur says:
    April 20, 2026 at 9:46 am

    Tete zgjedhje ne pese vite – duket se bullgaret qenkan vertete te ndjeshem kunder korrupsionit e nuk i kane lene qeverite e korruptuara te zgjasin ditet ne pushtet .
    Pak rendesi ka nese ai qe zgjidhet eshte afer Putinit a Brukselit, rendesi ka fakti qe kushdo atje e ka te qarte tashme se me korrupsion nuk qeveris dot, ndonese mba ne balle ato yjet e flamurit te BE.

    Reply
  • Fshatari says:
    April 21, 2026 at 8:43 pm

    Pavarsisht nga propaganda e globalisteve liberale per te mos pranuar humbjen totale, Orbani nuk ka rene Ai u zevendesua me nje Orban me te ri ne moshe dhe sjellje me te reja.
    Fakti qe Bullgaria jo larg Hungarize zgjodhi nje si Orban tregon se populistet nacionaliste jane gjalle e perparojne ne Evrope.
    Ne Gjermani , France Angli ata po mari me shume pushtet
    Tregon se Evropa e globalisteve liberale eshte duke mbaruar.
    Populli i Evropes eshte zhgenjyer plotesisht nga elitat teknokrate burokrtike te Evropes qe te mbyllur ne kullat e tyre te fildishta injorojne e tallen e popullin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?