Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-prokurori tregon lojën proceduriale që rrezikon të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut dhe të mbyllë dosjen “Balluku”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Ish-prokurori tregon lojën proceduriale që rrezikon të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut dhe të mbyllë dosjen “Balluku”
KronikeLajmi i fundit

Ish-prokurori tregon lojën proceduriale që rrezikon të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut dhe të mbyllë dosjen “Balluku”

Published: January 29, 2026
Shpërndaje

Ish-prokurori Eugen Beçi ka artikuluar hapur atë që e cilësoi si një “lojë proceduriale” mes Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit, e cila, sipas tij, rrezikon të çojë në rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.

Sipas ish-prokurorit, lidhja që po tentohet të krijohet mes procesit në Gjykatën Kushtetuese dhe procedurës parlamentare për heqjen e imunitetit është juridikisht e pambështetur.

“Janë dy procese që ecin paralelisht me njëri-tjetrin. Janë dy procese që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, as në jurisprudencë, as në konceptin e masave të sigurimit.”

- Publicitet -

Beci nënvizoi se SPAK, sipas tij, është treguar i kujdesshëm proceduralisht duke ia bërë të qartë si politikës, ashtu edhe Gjykatës Kushtetuese, se bëhet fjalë për dosje të ndryshme.

“Prokuroria e posaçme është treguar e kujdesshme procedurialisht t’i tregojë politikës dhe Gjykatës Kushtetuese që një dosje në Gjykatën Kushtetuese nuk ka lidhje me dosjen tjetër në Parlament.”

Duke iu referuar skenarit aktual, ish-prokurori paralajmëroi se vonesat mund të kenë një efekt konkret dhe të parashikuar nga ligji.

“Në rast se Gjykata Kushtetuese vazhdon të vonojë dhe komisioni i mandateve, për rrjedhojë e gjithë procedura parlamentare, nuk arrin të marrë një vendim brenda tre muajve, atëherë kërkesa e Prokurorisë së Posaçme quhet e rrëzuar.”

Këtë situatë, Beci e cilësoi hapur si një mekanizëm për t’u fshehur pas procedurave.

“Kjo duket si një lojë proceduriale për t’u fshehur pas gishtit. Politika nuk kërkon të flasë drejtpërdrejt me gjuhën e duhur dhe thotë: më kaluan afatet.”

Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që, sipas tij, politika ka luajtur me afatet proceduriale.

“Madje disa syresh edhe kanë shpëtuar ndaj akuzave ose denoncimeve për afera të mëdha, pikërisht duke luajtur me afatet e procedurave.”

Një tjetër pikë kritike, sipas ish-prokurorit, është roli që po merr Gjykata Kushtetuese në këtë proces.

“Në pamje të parë duket sikur Gjykata Kushtetuese është kthyer në një gjykatë apeli të masave të sigurimit, gjë që nuk duhet të ndodhë.”

Beçi sqaroi se, sipas tij, kryeministri mund të ishte legjitimuar t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese vetëm për çështje parimore, si përputhshmëria e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale me Kushtetutën, por jo për një masë konkrete sigurimi.

“Në asnjë mënyrë për të thënë për një masë sigurimi konkrete dhe për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese, duke e kthyer atë në një gjykatë apeli.”

Në lidhje me mundësinë e dërgimit të çështjes në Komisionin e Venecias, ish-prokurori u shpreh skeptik, duke e parë këtë si një tjetër instrument zvarritjeje.

“Ta themi troç: sot kjo mund të shfrytëzohet vetëm për një qëllim, për të zvarritur procesin.”

Ai theksoi se opinioni i Venecias është konsultativ dhe jo detyrues dhe se precedentët në Shqipëri tregojnë, sipas tij, se këto opinione shpesh janë përdorur vetëm për të fituar kohë.

“Kjo është vetëm një lojë proceduriale.”

Duke folur për rolin e Kuvendit, Beçi e quajti “skandaloze” zyrtarizimin e lidhjes mes dy çështjeve të ndryshme.

“Parlamenti dje zyrtarizoi lidhjen mes dy çështjeve dhe kjo është skandaloze. Nuk kanë lidhje. As në jurisprudencë, as në materie, as në formë.”

Sipas tij, Kuvendi nuk ka kompetencë të vlerësojë prova apo të paragjykojë vendimet e gjykatave.

“Organi i vetëm që vlerëson provat dhe cakton fajësinë apo pafajësinë e një personi është gjykata.”

Në përfundim, ish-prokurori ngriti një pikëpyetje thelbësore për reformën në drejtësi dhe besimin e politikës tek sistemi që, sipas tij, vetë ajo ka ndërtuar.

“Në momentin që kërkohet imuniteti i një anëtari tënd dhe ti nuk e jep, minimalisht tregon mungesë besimi te drejtësia që ke ndërtuar vetë dhe maksimalisht pengon punën dhe ecurinë normale të një hetimi objektiv.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
23 Comments
  • Vl says:
    January 29, 2026 at 6:29 pm

    Po te dridhen si te duan ne pith te roberve do ven te gjith si majtas si djathtas.

    Reply
  • Efi says:
    January 29, 2026 at 6:41 pm

    Rrofte SPAK

    Reply
  • Na myten says:
    January 29, 2026 at 7:05 pm

    Ky po i thotë Amerikës “Hajt baba të të tregoj arat”.
    Do ia u marrin shpirtin me variantin amerikan, dalëngadalë. Nuk do ia u japin kenaqesin e fundit te tmerrshëm.
    Iu kane rezervuar tmerrin pa fund.

    Reply
  • Kaq kisha says:
    January 29, 2026 at 9:12 pm

    Po ra Ballukja, automatikisht ka rënë dhe shefi i saj, që një herë e një kohë deklaroi se nuk jam [1] as gjykatës dhe [2] as prokuror. La të nënkuptojë se është [3] polic? Ndoshta, Berisha jo më kot e ka atakuar verbalisht pikërisht për kapje institucionesh.

    Legjislativi nuk ka pse t’i fusë hundët as ke gjyqësori, dhe as ke ekzekutivi. Këto duhetvtë iperojnë të pavaruara ndaj njera-tjetrës dhe të jontrollojbë njëra-tjetrën për shkelbe të mundshme.

    Është çudi e mesme se ku e sheh Rama shkeljen, kur skandali me milionat e koncesionit bën muuu si lopa ose siç thonë gjemanët “stinkt bis zum Himmel”.

    E gjthë kjo tendencë për tejkalin afatesh deri në lënie në harresë (jo më kot ankohen gjykatat për dosjet e mykura që s’guxon t’i zërë njeri me dorë) vë në pikëpyetje ngritjen me aq trumbetime të reformës në drejtësi si dhe efiçiencën e saj. Tentativa e Ramës për ta shpëtuar Balluken përmes refuzimit të heqjes së imunitetit, vë në pikëpyetje një përfshirje të mundshme të tij në aferë. Fakti që Rama i drejtohet gjykatës kushtetuese dhe jo asaj të apelit i shton dhe një pikëpyetje tjetër hipotezës. Se sa do e ndihmojë Ramën përkrahja që i bën vartëses së tij direkte, këtë do e tregojë koha. Sidoqoftë, edhe me kaq, qeverisë që drejton ju shkurtuan këmbët. Çalë-çalë vështirë se do e shtyje mandatin deri në fund.

    Reply
  • Kaq kisha (*) says:
    January 29, 2026 at 9:17 pm

    Po ra Ballukja, automatikisht ka rënë dhe shefi i saj, që një herë e një kohë deklaroi se nuk jam [1] as gjykatës dhe [2] as prokuror.

    La të nënkuptojë se është [3] polic?

    Ndoshta, Berisha jo më kot e ka atakuar verbalisht pikërisht për kapje institucionesh.

    Legjislativi nuk ka pse t’i fusë hundët as ke gjyqësori, dhe as ke ekzekutivi. Këto të treja duhet të operojnë të pavaruara ndaj njera-tjetrës dhe të kontrollojnë po të pavarura njëra-tjetrën për shkelje të mundshme.

    Është çudi e mesme se ku e sheh Rama shkeljen, kur skandali me milionat e koncesionit bën muuu si lopa, ose siç thonë gjemanët “Es stinkt bis zum Himmel”.

    E gjthë kjo tendencë për tejkalin afatesh deri në lënie në harresë (jo më kot ankohen gjykatat për dosjet e mykura që s’guxon t’i zërë njeri me dorë) vë në pikëpyetje ngritjen me aq trumbetime të reformës në drejtësi si dhe efiçiencën e saj.

    Tentativa e Ramës për ta shpëtuar Balluken përmes refuzimit të heqjes së imunitetit, vë në pikëpyetje një përfshirje të mundshme të tij në aferë.

    Fakti që Rama i drejtohet gjykatës kushtetuese dhe jo asaj të apelit i shton dhe një pikëpyetje tjetër hipotezës.

    Se sa do e ndihmojë Ramën përkrahja që i bën vartëses së tij direkte, këtë do e tregojë koha.

    Sidoqoftë, edhe me kaq, qeverisë që drejton ju shkurtuan këmbët. Çalë-çalë vështirë se do e shtyjë mandatin deri në fund.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    January 29, 2026 at 9:48 pm

    “Jam Belinda Balluku une, o budallenj!

    Reply
  • Nesti Angoni-Ledhi says:
    January 29, 2026 at 10:03 pm

    Yy të shpëlaftë bizga o pensionist i Belkize Ullukut

    Reply
  • demo says:
    January 29, 2026 at 11:37 pm

    Ngercin po e krijon Gjykata Kushtetuese,qe po merr cdo dite e me shume Rolin e gjykates se Apelit per Vleresim Provash.Kjo gjykata nuk vlereson Vendimet e Prokurorise.Nuk eshte Tager i saj.Kjo Gjykate garanton Zbatimin e Kushtetutes. Shume shpejt,shume shpejt,te gjithe kriminelet,drogaxhijt,vjedhesit,(ashtu si korrupsionistet shteterore),do t`i drejtohen Gjykates Kushtetuese per vleresim Vendimesh te Gjykatave te faktit dhe Apelit.
    Gjykata Kushtetuese do perfundoje si Gjykata e Krujes,qe liroi gjithe kriminelet e Bandes se Durresit nga Burgu.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 30, 2026 at 5:38 am

    LOJEN PROCEDURALE, me REGJI po aq PROCEDURALE nga KRYEMINISTRIA,
    e GJENI te KONCENTRUAR si LAKMUES KIMIK e FIZIK,
    ne SHFAQJEN dhe SHPREHJEN sa MJERANE / TRAGJIKE ne aspektin NJEREZOR e PROFESIONAL,
    po aq edhe GROTESKE ne ASPEKTET e ¨angazhimit¨ pseudoINSTITUCIONAL e ato POLITKE / ETIKE / MORALE !
    ————————–
    per kujtese :

    1. – nga doreheqja si Minister Drejtesie i PD-se i cili jepte doreheqjen per te vellain ;

    2. – tek letra qe i formuloi Presidentit te Republikes drejtuar Gjykates Kushtetuese per rastin zgjedhjeve te parakoheshme ne Tirane dhe shkarkimin e Erion Veliaj-t ;

    3. – tek e gjate seances ne Gjykaten Kushtetuese, pikerisht PRO e ne mbrojtje te Dekretit ANTIKUSHTETUES te Presidentit per Zgjedhjet e parakoheshme per Kryebashkiak ne Tirane e PRO procedures se shkarkimit te Kryebashkiakut Erion Veliaj nga Keshilli Bashkiak i Tiranes e me pas notifikuar nga Kryeministri (sepse i BURGOSUR);

    4. – perseri, tek e gjate seances ne Gjykaten Kushtetuese, pikerisht KUNDER e ne mbrojtje te ANKIMIT ANTIKUSHTETUES (si ne forme, ashtu edhe ne permbajtje te Kryeministrit Edvin Kristaq Rama PER te NDALUAR e NGATERRUAR PROCEDURALISHT MASAT PENALE ndaj zv./Kryemiistres e Minstres milirdaEuroshe, Be-Linda Balluku .

    = = = JA si i DEGRADON / DEPERSONALIZON / POSHTERON deri edhe PROFESIONISTET EKSELENTE mekanizmi UZURPUES e GRABITES i SHTETIT nga dushja SAL-EHH & ED-VER dhe shpurat e tyre.
    ———————–
    ———————-.
    ( LOJEN PROCEDURALE, me REGJI po aq PROCEDURALE nga KRYEMINISTRIA, = = = pseudoRILINDJA eshte BUNKERIZUAR ATY BRENDA = PARTIA SOCIALISTE / FORUMET / ZYRAT e saj = NUK FUNKSIONOJNE AS PER SY E FAQE = JANE ZHYTUR ne OMERTA’ si Corleone-n e Cosa Nostra-s Siciliane ! = NDRYSHIMI i VTEM eshte se kemi ende One Man Show-n, si dhe shume, kujtohuni jane shume … LATITANTE = te ARRATISUR per t’i IKUR LIGJIT.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 30, 2026 at 5:40 am

    LOJEN PROCEDURALE, me REGJI po aq PROCEDURALE nga KRYEMINISTRIA,
    e GJENI te KONCENTRUAR si LAKMUES KIMIK e FIZIK,
    ne SHFAQJEN dhe SHPREHJEN sa MJERANE / TRAGJIKE ne aspektin NJEREZOR e PROFESIONAL,
    po aq edhe GROTESKE ne ASPEKTET e ¨angazhimit¨ pseudoINSTITUCIONAL e ato POLITKE / ETIKE / MORALE,
    tek figura dhe roli qe po luan juristi ILIR RUSMAJLI – Keshilltar Juridik i Presidentit te Republikes !
    ————————–
    per kujtese :

    1. – nga doreheqja si Minister Drejtesie i PD-se i cili jepte doreheqjen per te vellain ;

    2. – tek letra qe i formuloi Presidentit te Republikes drejtuar Gjykates Kushtetuese per rastin zgjedhjeve te parakoheshme ne Tirane dhe shkarkimin e Erion Veliaj-t ;

    3. – tek e gjate seances ne Gjykaten Kushtetuese, pikerisht PRO e ne mbrojtje te Dekretit ANTIKUSHTETUES te Presidentit per Zgjedhjet e parakoheshme per Kryebashkiak ne Tirane e PRO procedures se shkarkimit te Kryebashkiakut Erion Veliaj nga Keshilli Bashkiak i Tiranes e me pas notifikuar nga Kryeministri (sepse i BURGOSUR);

    4. – perseri, tek e gjate seances ne Gjykaten Kushtetuese, pikerisht KUNDER e ne mbrojtje te ANKIMIT ANTIKUSHTETUES (si ne forme, ashtu edhe ne permbajtje te Kryeministrit Edvin Kristaq Rama PER te NDALUAR e NGATERRUAR PROCEDURALISHT MASAT PENALE ndaj zv./Kryemiistres e Minstres milirdaEuroshe, Be-Linda Balluku .

    = = = JA si i DEGRADON / DEPERSONALIZON / POSHTERON deri edhe PROFESIONISTET EKSELENTE mekanizmi UZURPUES e GRABITES i SHTETIT nga dushja SAL-EHH & ED-VER dhe shpurat e tyre.
    ———————–
    ———————-.
    ( LOJEN PROCEDURALE, me REGJI po aq PROCEDURALE nga KRYEMINISTRIA, = = = pseudoRILINDJA eshte BUNKERIZUAR ATY BRENDA = PARTIA SOCIALISTE / FORUMET / ZYRAT e saj = NUK FUNKSIONOJNE AS PER SY E FAQE = JANE ZHYTUR ne OMERTA’ si Corleone-n e Cosa Nostra-s Siciliane ! = NDRYSHIMI i VTEM eshte se kemi ende One Man Show-n, si dhe shume, kujtohuni jane shume … LATITANTE = te ARRATISUR per t’i IKUR LIGJIT.

    Reply
  • Detari says:
    January 30, 2026 at 7:07 am

    pse se kap BKHja ne flagrance kete shkurtabiqen hajdute? ti sajoje nje kurth dhe ta futi mrena.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 30, 2026 at 7:31 am

    BKH-SPAK-GJKKO kane gjetur e kapur DITEN per DIELL pikerisht KASAFORTEN e MENYRAVE dhe METODAVE qe KA PERDORUR PAFUNDESISHT GRUPI i STRUKTURUAR KRIMINAL = i FINANCUAR / i MBESHTETUR / i INKURAJUAR / i MBROJTUR nga Kryeministri Edvin Kristaq Rama me METODAT e LLANGOSJEVE e LLAPANGJOSJEVE MEDIATIKE e PROPAGANDISTIKE si KryeTenxheras e/o KryeKazans, i ndihmuar ne keto TALLAVA, nga BASHKEFAJTORI e/o BASHKEVUAJTESI Salih Rame Berisha ( fix skenat e djeshme te stisura ne Strassburg ) !

    … …. …. ndersa ti o ‘Detari’ propozon qe BKH-ja te sajoje nje gjueti nate ?!

    Reply
  • Please says:
    January 30, 2026 at 8:33 am

    @Parku Rinia, do dëshëroja t’i lexoja deri në fund ato që shkruan, por po pate mundësi, uli pak GËRMAT KAPITALE, se ato na kujtojnë mufkat e postuara nga analfabeti me gradën gjeneral madhor.

    Reply
  • Dashi says:
    January 30, 2026 at 1:40 pm

    Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga kërkesa e Këshillit të Ministrave në lidhje me kompetencat e pushteteve shtetërore për të ndërhyrë në pavarësinë e njëri tjetrit . Kjo kërkesë nuk është bërë nominalisht për Belinda Ballukun , por për çdo ministër dhe antar të Këshillit të Ministrave . ” A ka të drejtë SPAK-u të pezullojë nga puna një ministër ?” Këtë duhet t’a sqarojë Gjykata Kushtetuese . Si duket , përderisa kjo gjykatë po merr kohë , do të thotë që edhe në Kushtetutë një rast i tillë nuk do të jetë shumë i qartë . Sigurisht që SPAK-u ka të drejtë të kërkojë heqjen e imunitetit për çdo person , qoftë ky edhe vetë kryeministri , kur konstaton shkelje ligjore , por “a ka të drejtë SPAK- u të pezullojë një kryeministër , ose zëvendës të tij ?” Për këtë duhet të përgjigjet Gjykata Kushtetuese .

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 30, 2026 at 2:29 pm

    Po Parlamenti / Kuvendi i Republikes se Shqiperise PER CFARE DUHET te PERGJIGJET LIGJERISHT ?! = e NUK e LE ‘PALLOSHI’ te PERGJIGJET !
    ———-
    Ku lidhen sipas PROCEDURAVE LIGJORE :
    1.- KERKESA e SPAK-ut per HEQJE IMUNITETI me
    2.- VENDIMIN e GJKKO per PEZULLIM nga DETYRA ?!
    —————-
    METODA e LLANGOSJES se PALLOSH-it : = KERKESE per prezumim KONFLIKTI MES PUSHTETESH me ANEKS – KERKESEN per RASTIN KONKRET te PEZULLIMIT te zv.Kryeministres ! —– shto blu e shto te kuqe …., shto blu e shto te kuqe …., shto blu e shto te kuqe …., shto blu e shto te kuqe …., shto blu e shto te kuqe …. ….. ….. ….. ….. = PER TE DISATEN HERE, QE ME RASTET e OLTA XHACKA-s / te ILIR METAJ-t / te ERION VELIAJ-t = e ka/kane KATANDISUR GJYKATEN KUSHTETUESE ne GJYKATE APELI e/o FAKTI = kete loje po analizon ish Drejtuesi e Prokurori i Prokurorise se Krimeve te Renda, z. Eugen Beci !
    —————-

    Reply
  • Tellalli says:
    January 30, 2026 at 3:03 pm

    Parku Rinia, ku e ke gjetur këtë metodë të dhjerë shkrimi të përzier gërma kapitale e gërma të zakonshme ? Kush merr guximin e të lexon ty me këtë shkrim që të prish shikimin ?

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 30, 2026 at 3:35 pm

    o ¨Please¨-i,

    m.q.s.
    je menderisht i debiluar per te lexuar deri ne fund,
    vecanerisht sepse paske mbetur i fiksuar ne kujtimet e tua per dicka te shkruajtur nga dikush …. ?!,

    JE i PLEASE-uar te MOS i LEXOSH ATO qe UNE SHKRUAJ !

    = FLM per MIREKUPTIMIN !

    Reply
  • Tellalli says:
    January 30, 2026 at 4:55 pm

    Në fakt ti nuk shkruan, por zhgaravit .

    Reply
  • Goni says:
    January 30, 2026 at 6:00 pm

    Zoti Beci, nje procedure e zakonshke ne shqyrtim ne ankim mund te behet per qendrime parimore kushtetuese ne te ardhmen.

    Reply
  • K O R C A says:
    January 30, 2026 at 6:27 pm

    Keto menyra qe rekomandon ti Dekar , jane ne te vertete greqizma te vjeteruara e te dala boje prej kohesh , por ti je nje cope anadollaku dhe aq di . Ne SPAK Asfalia ka dore te forte me njerezit e saj dhe nuk ka nevoje t`iu japesh mend ti , nje kellire Vurgiote qe me t`u bere dhjak , u bere keshilltar ne seline e KOASH !

    Reply
  • Please... kapma says:
    January 30, 2026 at 8:42 pm

    O barku pleqnia, unë një lutje pata që të bëhesh sadonpak i lexueshëm, por nëse ri shkruan vetëm për vete atëhere lind e drejta e gjithkijt t’i BËJË MUTIN ZHGARRAVINAVE të tua.

    HAJT PRA SHNET E BATH T’FORTA.

    Reply
  • Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike says:
    January 31, 2026 at 8:32 am

    Te mbylle Dosjen Balluku, e pastaj ajo Dosja (se Balluku vete ka vdekur politikisht brenda Tunelit te Llogarase e tenderimeve ku ka firme) te vazhdoje si zevendeskryeministre ne qeverisje perkrah Edvin Rames!
    Kjo do jete nje mundesi e arte per te bindur kedo qe ka mendje ne koke e jo bajga militantesh se ky vend ka marre fund dhe ky popull mos ta kerkoje kot tjeterkund arsyen pse po i kane femijet me valixhe ne duar gadi tja mbathin nga vendi.

    Reply
  • Parku Rinia says:
    January 31, 2026 at 9:50 am

    ¨Tellalli¨ e ¨Please¨-i,

    = vetekonfirmoheni si zhurmues e ushkure-lepires (PARA e MBRAPA)

    te dyshes siameze SA-LEEH & ED-VER !

    —————

    Nuk ia u fal dot asnje nga Zotat !

    = sepse e dini cfare beni = LEPIRESIT !

    = FERRI DANTESK eshte OK per L(L)ANGOSJEN TUAJ e TUTORET / CORBEOFRUESIT TUAJ !

    = sikter FARE e KOLONEVE OTOMANE e NEOTOMANE TE TROJEVE ARBERORE !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë janë “waivers”? Berishës nuk iu hoq “non grata”, DASH: Përjashtim, jo anulim
  • Historia nuk jep waiver
  • Tani është zyrtare, Real Madrid rikthen Jose Mourinho në “Santiago Bernabeu”
  • Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut
  • Qiraja mesatare arrin 721 euro në muaj në Tiranë, strehimi merr deri 77% të pagës

Komentet e Fundit

  1. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  2. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  3. Lumi i Vlores on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  4. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  5. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?