Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Historia e ish-vilës së Enver Hoxhës në Bllok, kujt i përkiste dhe kush e ndërtoi në vitet ’40
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FOTO: Historia e ish-vilës së Enver Hoxhës në Bllok, kujt i përkiste dhe kush e ndërtoi në vitet ’40
HistoriLajmi i fundit

FOTO: Historia e ish-vilës së Enver Hoxhës në Bllok, kujt i përkiste dhe kush e ndërtoi në vitet ’40

Published: March 1, 2026
Shpërndaje

Sipas operatorëve turistikë, godina që njihet sot si “vila e Enver Hoxhës në Bllok” është një nga kureshtitë kryesore tek të huajt që vizitojnë Tiranën.

Megjithëse tashmë e rrethuar nga pallate dhe lokale, vila dhe oborri i saj kanë arritur të mbeten deri tani të paprekura.

Historia e kësaj shtëpie zë fill ne vitet ’40.

- Publicitet -

Kur erdhi në pushtet Enver Hoxha qëndroi fillimisht në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë ai u vendos në vilën për të cilën po flasim, më saktë në një pjesë të saj, pasi vila e sotme është bashkim i dy shtëpive.

Shtëpia ku u vendos Hoxha, në vitin 1942 i përkiste shtetases italiane, Velleda Lucia Costa.

Shtëpia tjetër ngjitur me të (nga lindja) ishte e Qemal Biçakçiut, familje e goditur nga komunizmi.

Te shtëpia e Biçakçiut u vendos Koçi Xoxe.

Shtëpia ku qëndroi Hoxha ishte ndërtuar në një truall në pronësi të deputetit Hamit Myftiu nga Berati.

Këtë truall, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Belloti.

Gjatë kohës së qirasë, aty u ndërtua shtëpi. Më 1942, Velleda Lucia Costa nga Gjenova e bleu truallin dhe shtëpinë mbi të. 

Por ajo nuk banoi dot aty pasi Lufta përmbysi gjithçka të mëparshme.

Deri në vitin 1944 aty vazhdoi të banonte sipërmarrësi italian Belloti dhe për një periudhë kohe edhe tregtari Petraq Katro nga Korça.

Pikërisht në këtë shtëpi u vendos familja Hoxha pasi ajo u shtetëzua.

Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia ngjitur e Qemal Biçakçiut, dy godinat u lidhën me një korridor të përbashkët.

Në vitin 1973 ngjitur me këtë bashkim u ndërtua edhe një shtesë.

Kjo e gjitha është ajo që njihet sot si vila nr. 31.

Vila nuk u privatizua nga familja Hoxha, pas ’90. Pas largimit të tyre ajo shërbeu si rezidencë qeveritare dhe kureshtje turistike. Me një vendim të qeverisë Rama aty strehoen prrrj diss kohësh një grup artistësh të huaj.

Më poshtë, pamje nga brendia e saj kur ajo u restaurua dhe u hap për publikun:

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • ATSH says:
    March 1, 2026 at 9:23 pm

    Çfarë hipokrizie e turpi! Ajo nuk ka qenë kurrë shtëpia e Enver Hoxhes, me sa di unë paguante qera si gjithë populli. 45 vjet vjet zot ne atë vend e as një copë shtëpi nuk i la gruas e fëmijëve të tij e jo me pasuri. Protestojnë sot kundër asaj shtëpie ata që deri dje shtyheshin për ti mbajtur shurrën Enverit e sot janë miliarder që nuk dijne sa vila e apartamente kanë në zotërim brenda e jashtë vendit. Enveri u mundi sa ishte gjallë e po ju mund sot e më shumë çdo ditë i vdekur. Vemje që nga njëra anë doni të digjni shtëpinë ku ka ndenjur Enveri (pronë shtetërore) por nga ana tjetër pas 90 vrapuat me vrap aty e jeni të gatshëm të paguani qindra miliona një apartament të shpifur në një ambient mbytës vetëm që të jeni sa më afër saj. Njerëz idiot të një vendi psikopatesh.

    Reply
  • kane ndodhur pa tregohen says:
    March 2, 2026 at 7:34 am

    Ajo me thelbesorja qe mungon ne kete pershkrim te asaj vile te Enver Hoxhes –
    Aty Enveri e familja e tij, ashtu si ne vila tjera ne ate qe quhej e quhet akoma “Blloku” ku jetonin Byroja politike e Partise shtet, kishte rrethim me ushtare te armatosur e blloqe betoni ku qytetaret nuk mund te futeshin kurrsesi.
    Ashtu te vecuar nga populli me dyqane enkas per ta, rronin ata qe betoheshin se jetonin “gju me gju me popullin”.
    Tirana e Shqiperia shkeli ne ate Bllok vetem pas renies se diktatures. Sa ishte diktatura ajo pjese e Tiranes ishte si “Qyteti i ndaluar” i kohes Perandoreve kineze, ama jo si ai ne mesjete, por deri ne fund te 1990.

    Reply
    • ATSH says:
      March 2, 2026 at 8:28 am

      Po pse në cilin vend te botes lejohet që ti të shkosh e të shurosesh tek muri i rezidencave qeveritare? Ato ishin rezidenca qeveritare të rrethuara me ushtar në një kohë kur banda terroriste pothuaj çdo vit tentonin apo hynin në Shqipëri me qëllim eliminimin fizik. Po të ka mare malli në 2026 për të parë një bllok të rrethuar me polic e ushtar e të mbyllur me kangjella me keq se blloku i Enverit ik e shiko Downing Street lagjen ku e ka rezidencën kryeministri Britanik. Të paktën heshtni..sikur keni lindur vetë për gafa

      Reply
    • Zgjohuni, historia s’fillon nga uni, por nga lashtesis e gjurmet qe ka lene deri me sot. says:
      March 2, 2026 at 11:29 am

      Te komentosh eshte dije, por te bashkohesh me shkallmuesit e pasuris private e asaj shtetrore nen masken e “komunistit antikomusistit, apo te spiunit te birucave si ish i perndjekur apo i “denuar “ politik, nuk eshte me dije, kur me komentet e tua perdhos vlerat e historis e t’kultures te trasheguara e te ruajtura prej shkallmimi.
      Kultur e dije e me shum patriotizem eshte kur kontibuon per mirmbajtjen e ruajtjen e tyre, se historia s’fillon nga sot, por nga lashtesia e nderuar me djers e gjak prej popullit shqiptar.
      E si e tille duhet te mirmbahet e te ruhet dhe te percillet ne breza si deshmi e ardhur prej lashtesis, pushtimit Osman e mbretnis dhe diktatures komuniste.
      Per kujtes e dije, ish Presidenti Cekosllovak ka thene: nuk ka me te ndyre e anti kombetar se komunistet antikomunist.

      Reply
  • Deni says:
    March 2, 2026 at 8:52 am

    Te gjithe keta minjte e haleve te PD i digjte te gjalle ai Enveri i shkerdhente ne cdo vrime…peevec Sale se e kishte dhe e ka spiunin e vet!
    Cohu dhenje here 2 jave nga varri dhe ato fillojne ti pine tek e tek molotovet dhe i vene zjarrin vetes!

    Reply
  • 45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE says:
    March 2, 2026 at 10:39 am

    ATSH-ja, si nje nostalgjik i epokes Triske-tallonit te pakten hesht e mos ja fut pordhes kot. Ai BLLOK nuk ishte rezidenca qeveritare por qytet brenda qytetit se kishin brenda dhe dyqane ku shiteshin mallra vetem per Birone qe nuk ishin neper dyqanet ku populli merrte ushqime me rracion e Tallon. Apo edhe ne Downing Street ka te tilla dyqane vetem per kryeministrin britanik ku anglezit nuk ja lejojne as ti shohe, meqe po tregon perralla te tilla.
    Ajo epoka e Enverit e Bllokut tij ka vdekur e nostalgjikeve si ti u mbetet vetem te qurraviten per te neper portale, kete te drejte ua ka dhene kjo demokraci te pakten.

    Reply
    • ATSH says:
      March 2, 2026 at 2:32 pm

      Po po 35 vjet na keni çarë trapin me këtë historinë e nostalgjikut, i ka dalë boja me keq se pallateve të bllokut. I keni bere njerzit idiot me pahir. Ai blloku ka qenë lagje me shpi 2 kate e lulishte plot gjelberim hapësira, ashtu siç kanë qenë edhe lagje të tjera në Tiranë. Sot është kthyer në një hale publike me pallate që i kanë frymën edhe hapësirës me minimale. Mbushur me barbon e alabak që shesin pordhe me leket e vjedhura të babit antikomunist mes tymit të makinave, pluhurit të rrugëve e aromes se plehrave. 100 herë më mirë Enver Hoxha e komunistët shqiptar se sa alabaket e pas 90. Kjo është e sigurte e qorr e shurdh me zor nuk me bën dot as ti e as ata si ty. Ato shtëpi që kanë mbetur kanë qenë e janë edhe sot rezidenca qeveritare, ka patur furnizime e njerëz që shërbenin udhëheqjen aty si kudo në botë. Edhe po, brenda Downing Street ka dyqan që është vetëm për qeveritarët e stafin e tyre, i mbyllur për publikun natyrisht. Sa për racione e tollona nuk pashë njeri te ankohej gjatë pandemise ku nuk blije dot me shume se 2 pako makarona apo letra për të fshirë të pasmet.. Apo nuk quhen tollonat e racionet antikomuniste bre??

      Reply
  • 45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE says:
    March 3, 2026 at 8:10 am

    Kudo ne bote nostalgjiket e diktaturave konsiderohen dhe si te marret e vendeve perkatese.

    Reply
  • demo says:
    March 3, 2026 at 9:10 am

    Qemal beu djali Hasanit
    Nipi i Dervish Bicakut,
    Nen sarajet e Bejllikut
    Shtrihej Fusha e Cerrikut.

    Ne Sarajet e Bejllikut
    Beri konak bashi i mikut
    Abdyl bej Frasheri,
    qe u tret per Shqiperi

    Shembu moj kodra Bejllikut,
    permbytu cifligu Cerrikut
    harbuti pushtoi Vatane
    Solli horrat ne Tirane

    Ajo vile e diktatorit
    Qen bir bushtre,horri horrit.
    Eshte e Qemal bej zavallit,
    qe e njohta per se gjallit.

    Me fatziun Ibrahim
    Nje oxhak e nje Tim
    Edi Rama soji cifuti
    Oxhakun e mbuloi muti.

    Qekur ju ngjit Enveri
    Tenje e qenit,Shirit derri
    Digji mor Sali baroti,
    Dersa nuk i gzoi i Zoti.

    Reply
  • demo says:
    March 3, 2026 at 10:26 am

    Qemal beu djali Hasanit
    Nipi i Dervish Bicakut,
    Nen sarajet e Bejllikut
    Shtrihej Fusha e Cerrikut.

    Ne Sarajet e Bejllikut
    Beri konak bashi i mikut
    Abdyl bej Frasheri,
    qe u tret per Shqiperi

    Shembu moj kodra Bejllikut,
    permbytu cifligu Cerrikut
    harbuti pushtoi Vatane
    Solli horrat ne Tirane

    Ajo vile e diktatorit
    Qen bir bushtre,horri horrit.
    Eshte e Qemal bej zavallit,
    Qe e njohta per se gjallit.

    Me fatziun Ibrahim
    Nje oxhak e nje Tim
    Edi Rama soji cifuti
    Oxhakun e mbuloi muti.

    Qekur ju ngjit Enveri
    Tenje e qenit,Shirit derri
    Digji mor Sali baroti,
    Dersa nuk i gzoi i Zoti..

    Reply
    • Remo says:
      March 3, 2026 at 1:32 pm

      Ja edhe bejtexhiu alla turka, @demo beu me Hasane, Qemale,e Bicakcinj, me saraje te Bejlikut, fushave te Cerrikut. Me cifliqe e me Harbut, gjuhen shqipe e ben mut….
      Sa here lexoj epopete tuaja te bejlereve o demo Dovleti, aq me i Madh me del Andon Zakua, me te famshmen “klubi i Selanikut”!!

      Reply
  • demo says:
    March 3, 2026 at 1:41 pm

    Digji mor Sali Flaka
    Mos ti gezoje shkerdhata
    Digji mor Sali zjarri,
    Gjersa nuk i gzoi I PARI.

    Reply
  • demo says:
    March 3, 2026 at 3:35 pm

    Edhe Andon Zakua nuk ishte leckaman,morrecak,gjysopinge si ata qe solli enveri ne Tirane dhe pushtuan sarajet,vilat,shtepite e bejlereve .I ati Andon Zakos ishte tregetar dhe fabrikant pambuku ne Misir,..Vete Avokat,,Jo si keta morracaket qe zaptuan pronat dhe shtepite e Bejlereve dhe sot shesin pordhe me shtepi Arti,.Kur Artin,letersine,historine,
    muziken e benin bejleret me Akademi Evropiane,QUHESHIN RREAKSIONARE. Sot Rrufjani bojaxhi,,nipi shoferit mbretit dhe kamarjeres mbretit,ne vend qe te gjeje pasardhesit e Qemal bej Bicakut dhe asaj Italjanes qe ndertoi vilen N-1 te diktatorit,tu dorezoje pronen,,shet pordhe me shtepi Arti me delenhij degjenerata Evropiane,.Vuri mor flaken harbuteve,se Art dhe shkence ne kete vend kane bere bejleret.Harbuti Atje do shkoje nga ka dale..Harbutja Beqir harbutit,bydonvilet e kasollet e Tiranes shkoi n`fis,HAJDUTE,si Beqiri hajdut,

    Reply
  • nastradini says:
    March 3, 2026 at 7:37 pm

    O BAJGA e Enverit, o pjelle e Diktatures gjakatare, o @ATSH krimineli, po pse genjen dhe mashtron me residencen “10 Downing Street” in London, qe eshte ndertuar nga Mbreti George i Dyte ne vitin 1732 me parate e tij, per te strehuar shefin e thesarit, Robert Walpole, qe ta kishte arketarin e Mbreterise te UK afer Pallarit Buckingam te tij dhe per kete arsye ja fali shefit te Thesarit residencen “10 Downing Street” in London dhe Walpole accepted on the condition that the gift was to the office of First Lord of the Treasury. Ku i pe ti o pjella e Enverit dyqanet me preferenca ne kete residence, kur ne internet eshte shkruar fare qarte dhe te placin syte ja cfare shkruan Britannica: “It is over 300 years old, is a Grade I listed building,[1] and contains approximately 100 rooms. A private residence for the prime minister occupies the third floor and there is a kitchen in the basement. The other floors contain offices and conference, reception, sitting and dining rooms where the prime minister works, and where government ministers, national leaders, and foreign dignitaries are met and hosted. At the rear is an interior courtyard and a terrace overlooking a 1⁄2-acre (0.2 ha) garden. Number 10 is adjacent to St James’s Park, approximately 3⁄4 mile (1.2 km) from Buckingham Palace, the official residence of the British monarch in London, and is near the Palace of Westminster, the meeting place of both Houses of Parliament.”

    ENVER HOXHA JA GRABITI VILEN QEMAL BICAKCIUT PASI E KISHTE MASAKRUAR ME LIBER SHPIE

    dhe:

    Ti o BAJGA o ndyresire kriminale enveriste @ATSH tallesh dhe gajasesh me Bicakcijte qe ishin bamiresit e Enverit kur ishte kthyer nga Belgjika si i papune ne Tirane, ja lexo o kriminel enverist se cfare i bente bythqiri yt, Enveri Hoxha bamiresve te tij: “Qemal Biçaku u lind në Elbasan në vitin 1920, ose 1923. U arrestua më 23 janar 1946 si anëtar i Grupit të Rezistencës, pjesë e grupimit opozitar Koalicioni Demokratik dhe u dënua me 30 vjet heqje lirie. Më 22 gusht të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Elbasanit, urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Të njëjtin urdhër e përsëriti më 13 tetor 1947 edhe Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Prefekturës së Tiranës.” Mire ndyresira @ATSH, por shikoni se cfare REZILI shkruan gazeta DITA:

    “… Vila nuk u privatizua nga familja Hoxha, pas 90…”

    CFARE REZILI ESHTE KY? SI MUND TE PRIVATIZOHET NJE NDERTESE E GRABITUR ME DHUNE, ME GJAK DHE MASAKER TE PAPARE? ME TREGONI NJE NGA VENDET ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE QE FAMILJET E DIKTATORIT KANE PRIVATIZUAR VILAT APO PALLATET E NDERTUARA ME GJAKUN E PRONAREVE TE MASAKRUAR

    Po ju o gazeta DITA dhe ju o zoti Thano per cfare e keni shkruar kete konstatim diabolik qe te gezoni dhe lumturoni ndyresira gjakatare si BAJGA e Enverit, @ATSH, qe e ka vendin te Korea e Veriut si nje pjelle diabolike e Enverit qe mbushi lumenjme gjak njeriu te pafajshem ne Shqypni.

    Reply
  • nastradini says:
    March 4, 2026 at 5:46 am

    Ja keto BAJGA te Enverit si @ATSH jane Astrit Cermat e Realizmit Socialist qe shkruajne nga SHBA dacibao “patriotike” per gazeten DITA dhe hedhin gelbaza mbi kryeredaktorin Thano dhe nuk hane pyka llogjike te kuptojne se “patriotizmit” enverist me gisht ne bythe i ka ardhur fundi dhe po keshtu fares se keqe te enveristeve ne Shqypni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?