Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Isha dëshmitar si Shqipëria festoi lirinë, ata thërrisnin USA, USA”! Ambasada e SHBA publikon mesazhin e James Baker
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Isha dëshmitar si Shqipëria festoi lirinë, ata thërrisnin USA, USA”! Ambasada e SHBA publikon mesazhin e James Baker
KryesorePolitike

“Isha dëshmitar si Shqipëria festoi lirinë, ata thërrisnin USA, USA”! Ambasada e SHBA publikon mesazhin e James Baker

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar mesazhin e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Baker, i cili 31 vjet më parë ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë të Shteteve të Bashkuara, i cili vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli dhe dëshmonte festimin e lirisë në vend nën demokracinë e re.

Në videmomesazhin e tij, ish-Sekretari Baker kujton vitet e vështira të Shqipërisë në rrëzimin e komunizmit, teksa thekson se “isha personalisht dëshmitar se si Shqipëria e festoi lirinë më 22 qershor 1991″.

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”! Tridhjetë e një vjet më parë, në 22 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i Shteteve të Bashkuara i cili vizitonte Shqipërinë në pothuajse gjysmë shekulli dhe dëshmonte festimin e lirisë në vend nën demokracinë e re. Përballë qindra mijëra shqiptarëve në sheshin Skënderbej në Tiranë, ai i siguroi ata, “Liria funksionon”. Në 31 vjetorin e asaj dite dhe në 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ish Sekretari i Shtetit James Baker dërgoi këtë mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në reagimin e ambasadës Amerikan.

- Publicitet -

Mesazhi i plotë i Baker

Marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë, në shumë mënyra, është një nga më të fortat që vendi im ka. Ajo marrëdhënie, sigurisht, bazohet në besimin e palëkundur dhe bindjen në idealet demokratike që udhëheqin të dyja vendet tona. Si amerikanët ashtu edhe shqiptarët mbështesin vetëqeverisjen ndaj dorës së fortë të autoritarizmit. Këtë e them me bindje, sepse isha personalisht dëshmitar se si Shqipëria e festoi lirinë më 22 qershor 1991. Atë ditë, unë u bëra zyrtari i parë i lartë amerikan, i cili vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të detyruar të vendit, që filloi gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe vazhdoi deri në fund të Luftës së Ftohtë.

Teksa qëndroja në Tiranë, mbi një skenë të improvizuar prej druri, përpara 300 mijë shqiptarëve, u mallëngjeva se si njerëzit e mbledhur iu përgjigjën fjalëve të mia të thjeshta: “Liria funksionon”. Ata u përgjigjën: “USA, USA, USA”! Që nga ajo kohë, marrëdhëniet midis Amerikës dhe Shqipërisë janë forcuar dhe kanë përparuar. Shqipëria ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për hapjen e ekonomisë së saj dhe për ofruar mundësi për të gjithë qytetarët e saj.

Ndërsa Amerika ka pasur një aleate të palëkundur në përpjekjet për siguri rajonale dhe globale, sidomos si një anëtare e fortë e NATO-s.

Marrëdhënia jonë është veçanërisht e rëndësishme gjatë kërcënimit të tanishëm kundër Ukrainës. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, dua t’ju uroj për përparimin që Shqipëria ka bërë drejt ndërtimit të një bote më të mirë dhe më të sigurt për veten dhe fqinjët e saj. Mbi të gjitha, dua t’i përgëzoj që janë përkushtuar ndaj besimit se liria vërtet funksionon. Faleminderit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    June 22, 2022 at 9:10 am

    Nuk lahet muti me shurre!Politikat e Amerikes ,Bushave e karabushave Trampave e trapave ne kete vend tashme pa Shqiperi e shqiptare tragjikisht deshtuan sepse u perfaqesuan nga lobizmi antishqiptar,agjenturae mergata e qyqeve kujslinge e krriminele antishqiptare ndersa ambasadoret shumica te inkriminuar diletante qe ne emer te luftes me mullinjte me ere te kAmunizm,it i sherbyen UDB-KGB-se .Vazhdimi i propogandimit’ te miqesise akomaq pas tragjedise me shprehje idjote ‘kamunista’,’lufte kunder komunizmit’ tregon se ketu po vazhdon te eksperimentohen levizjet regresive te viteve ’50 te MAKARTIZMIT kunder inteligjences,progresit zhvillimit me metoda kaubojsash….

    Reply
  • DREJTESIA says:
    June 22, 2022 at 11:04 am

    Zoti Baker, komunizmi ju kishte zene syte. Cfare solli kjo demokraci e felliqur?Kaluan 30 vite dhe jemi vend numero.
    Pjesa e ndershme e popullates e enderojne komunizmin, pa korrupsion, pa kriminalitet, ku cdo dite kemi vetem vrasje, pa tregetine e femrave ne europe e shume e shume te tjera.
    Me mire te varfer se sa te gjunjezuar. Tek ne fatet e vendit i kane marre te huajt. Jemi vend pa zot. Asgje nuk vendoset pa nderhyrjen e te huajve.
    Mos harro nje gje, jemi popull i mencur.
    Ata qe dikur therrisnin “liri”,”liri”, sot nuk e kane me ate kenaqesi, sepse u zhgenjyen. U kthye cdo gje permbys. Me mire te hame nje vakt por te flejme rehat.
    Kemi frike nga e nesermja.
    Politakanet tane per 30 vjet kane ditur vetem te vjedhin dhe kane siguruar pasuri maramendese, per 30 breza. Pse masa e gjere nuk e ka kete mundesi per nje jete me te mire? Kupola ka menduar vetem per vete, ska pyetur nje here cfare han ky popull qe eshte shumica.
    E ne keto kushte kemi te drejte te kerkojme te kaluaren tone te ndritur.
    Kete ndryshim e duan ata qe kane pushtet dhe jane bere maestro per te vjedhur pasurine e popullit dhe cfare ju del perpara.
    Sot jo te gjithe e kane buken ne tavoline.
    Perfundimisht ajo qe enderuam dikur, nuk u realizua.
    Kriminelet ne pushtet nuk jane denuar ende. Drejtesia dhe reforma ne drejtesi e dhane deshtimin e tyre.
    Te mos e genjejme veten me fjale boshe.
    Populli i ndershem pret drejtesi, te denohen elementet kriminale qe s’pyeten per kete vend.
    Demokracia e vertete mbeti ender e pa realizuar.

    Reply
    • Tender ppp droge e projekte says:
      June 22, 2022 at 7:46 pm

      Edhe grataçelat te huajt po ti bejne o rac bastarde hajdutesh

      Reply
  • Gjergji says:
    June 22, 2022 at 11:58 am

    Me deklarata ishit kunder komunizmit, me vepra perkrahet e mbeshtetet bijte e “komunisteve”, e kam fjalen bijte e bllokut, se kimunistet e thjeshte, njesoj si gjith te tjeret, me te ndershmit.

    Reply
  • revolte e ..ligjshme . says:
    June 22, 2022 at 1:17 pm

    po ik mor’ shkerdhate, e planetit me njerez shkerdhate,
    qe bejne alegori me ligje e ndjenje fallso demokratike, sa
    keni dhe jane shkerdhyer gjithe trute e njerezimit .
    po, ku ju duan shqipt(k)aret ju dhe ju shqiptaret .
    shqiptaret edhe sot, i thone turkut vella .
    e ku ju gjeten juve ata dhe ju ata ?
    vet ju, me turkun dhe shqiptaret ishit vite drite larg njer tjetrit .
    ju, pjelle e perandorive hispanike dhe britanike,
    deri ne luften e dyte boterore, ishit grumbullim i mases njerezore
    te “lire” (te bardhe, si belushet e katundeve te korces), por dhe skllever
    afrikane e aziatikei si mall pune .
    Pune me te cilen u mbushen arkat e atyre
    perandorive me pune nga me te te ndryshmet, si vend i virgjer
    me resurse gratis nga toka dhe natyra .
    pasi pasurite arriten kulmin, kto perandori qendren e forces se tyre ja lane,
    aktoreve perandorake, qe “manexhonin” ameriken dhe e nxuaren ne
    arenen boterore per te bere ligjin e ..Xhandarit Nderkombetare
    Daljen e pare (te madhe), e bene ne luften
    e dyte boterore duke hedhe nja dy bomba “demokratike” mbi japoni
    dhe me vone duke shpalle komunizmin “fashist”, njelloj si nazizmin e hitlerit
    dhe fashizmin e duces .
    Tani, “demokracine” e tyre, e perhapin ne te gjithe boten dhe me ndihmen
    e shqipt(k)areve te rinj, (por edhe bastardeve te vjeter) “arsimuar” ne perendim .
    perendim, qe “udhehiqet” nga..USA (amerika) .
    dhe tani, e gezofshim (ndoshta) dhe..luften berthamore .

    Reply
  • Aleksander Thana says:
    June 22, 2022 at 4:50 pm

    Ju na vute nje kriminele, nje kafshe shpellash, qe bashke me shpellaret e tij, dogji e rrenoi çdo gje te gjalle ne Shqiperi, qe ju e quani dhe vazhdoni ta quani “komunizem”. Rrenimi I shqiperise ju gezoi dhe druzhe saliu akoma gezon e qesh e levdohet si masakrues dhe keyekriminel.

    Reply
  • Nje qytetar objektiv. says:
    June 22, 2022 at 5:31 pm

    Te vjen keq kur shikon qe ende ka njerez qe qajne per kohen e vjeter. Argumentat e sjella ketu jane po ato qe perdori Enver Hoxha me kliken e tij per ta mbajtur te shtypur dhe skllav ne shtepine e tij popullin naiv shqiptar. Eshte e vertete qe edhe sot ka probleme sa te duash, por kjo nuk e ben domosdoshmerisht te mire dhe te lakmuar te shkuaren. Sigurisht njerezia eshte e lire te mendoje si te doje, por pyetja qe kam une eshte: “Kur ajo e shkuara na paska qene kaq e mire per kete popull, perse ky popull lejoi te prishet, a ishte gjithe populli USHTAR (demek lesh), kush e detyroi atehere kete popull te shqyente muret e ambasadave e te merrte malet e Greqise dhe te ikte Adriatikut me not?” Kujdes se gjerat qe harrohen fillojne te duken me te bukura. Ju o njerez qe e quani qe ajo kohe ishte aq e mire, perse nuk bashkoheni dhe ME VOTE, me vote reale jo me vote policore permbyseni kete rregjim, dhe rivendosni ate mrekulline e vjeter.

    Reply
  • Armir says:
    June 22, 2022 at 6:15 pm

    1. A nuk kuptojnë apo kane qëllime te tjera perverse?

    2. Po mos te kishte rene sistemi komunist, çfare do benin sot zoterijte e revoltuar, pasardhes te Haxhi Qamilit?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. Niki on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Realisti on Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  3. demo on Me “bukë me vete”? PO!
  4. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. demo on Pankartat më pikante nga protesta e nëntë e qytetarëve (FOTO)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?