Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ishin në kërkim për falsifikim dokumentesh, arrestohen dy të rinj në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ishin në kërkim për falsifikim dokumentesh, arrestohen dy të rinj në Tiranë
AktualitetKronike

Ishin në kërkim për falsifikim dokumentesh, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Dy të rinj në kryeqytet janë arrestuar nga policia pasi ndaj tyre ishte dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Sipas autoriteteve, dy të rinjtë nga Tirana kanë ngarkuar të dhëna të rreme për vendndodhjen e objekteve, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, nga të cilat disa shtetas janë pajisur me leje rindërtimi, në kundërshtim me ligjin. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur edhe sekuestro preventive mbi objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

- Publicitet -

Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas për të cilët Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për falsifikim dokumentesh.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit A. P., 33 vjeç dhe K. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për këta dy shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se ata kanë ngarkuar të dhëna të rreme për vendndodhjen e objekteve, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, nga të cilat disa shtetas janë pajisur me leje rindërtimi, në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtëson apo shtrenjton?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtëson apo shtrenjton?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?