Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ishte e punësuar në MPEJ, jep dorëheqjen motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ishte e punësuar në MPEJ, jep dorëheqjen motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën
AktualitetKronike

Ishte e punësuar në MPEJ, jep dorëheqjen motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën

Published: June 20, 2022
Shpërndaje

Motra e Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë, e cila ishte punësuar në ministrinë e Jashtme ka dhënë dorëheqjen.

“Prej së shtunës, 18 qershor 2022 jam bërë objekt i keqinformimi të opinionit publik nga disa media, mbi rrezikun që unë si individ paraqes për sigurinë kombëtare dhe institucionin që punoj prej pak muajsh si staf teknik.

Si rezultat i këtyre publikimeve të pavërteta, prej 48 orësh jam në rrezik për jetën dhe e ekspozuar publikisht, jo vetëm unë por edhe kolegë me të cilët punoj prej pak kohësh, e për të cilët do të ruaj vlerësimin tim maksimal.

- Publicitet -

E vërteta ime e vetme është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait tim, me dëshirën e një vajze 24-vjeçare, arsimuar me rezultate shumë të mira.

Për shkakun tim prej 48 orësh po akuzohet padrejtësisht edhe institucioni ku unë prej pak kohësh kam dhënë kontributin tim, në një detyrë tërësisht teknike, pa asnjë lidhje për sa pretendohet në media, për akses në dokumentacion të klasifikuar.

Jam baltosur në mënyrë të padrejtë e po vijoj të baltosem e të rrezikohen çdo orë e më shumë për shkak të publikimit të të dhënave të mia personale, fotografive, vendit të punës etj, duke ekspozuar seriozisht edhe persona të tjerë, “faji i vetëm” i të cilëve është ndarja e orëve të punës me mua.

Duke i kërkuar ndjesë institucionit që nuk i kam kryer asnjëherë, që për shkakun tim është sulmuar për ushtrim detyrash më lejoni të jap dorëheqjen e parevokueshme dhe të menjëhershme nga detyra.

Me respekt,
Xhuljana Dumani”, shkruhet në letër.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Vojo says:
    June 20, 2022 at 2:20 pm

    Do kete filluar ne SHISH tani me siguri ose me ndonje nga keto ofiqet ku paguhen sa dy ministra zengjinet; banka shqiperis, anta apo albcontrolli.

    Reply
  • Savana says:
    June 20, 2022 at 3:15 pm

    Respekte per gjestin, ne se ka qene vete iniciatore. Ne se e kane detyruar, eshte tjeter diskutim…

    Reply
  • Eliza në botën e përrallave says:
    June 20, 2022 at 3:44 pm

    Kërkesa për dorëheqje bëhet me shkrim por dokumenti autentik, i cili e vërteton dorëheqjen, nuk i është bashkangjitur lajmit gazetaresk.

    Është kjo për tu besuar?

    Për mendimin tim, jo.

    Pastaj tekstin ka mundësi ta ketë shkruar një person tjetër se një 24 vjecare s’ma merr mendja të ketë aq aftësi në formulim teksti, edhe pse pretendon se ka mbaruar me rezultate të larta në mësime. Hë për hë kjo do vazhdojë të jetë akoma e punësuar në institucion, deri sa t’i aprovohet apo jo kërkesa. Kush e di se si do argumentojë “shefja e kuadrit” të ministrisë, që e punësoi me aq mendjelehtësi pa ja rishikuar me lupë biografinë. Po ta kenë punësuar me mik (si militante e thekur) ose me rekomandim (nga lart), nuk do ishte aspak cudi sikur t’ja refuzojnë kërkesën me “bindjen e plotë” se haqet e së vllait s’ka pse i lan e motra.

    Jemi në demonkraci saliniste apo nuk jemi…?

    Reply
  • LOLA says:
    June 20, 2022 at 3:49 pm

    PATJETER Q E E KANE DETYRUAR……..NE FJALET E SAJ NUK KA AS NJE LLOJ SINQERITETI……….DUKET QE NUK ESHTE HJE NJERI NE HALL……SHOKET….KOLEGET….NQSE DO ISHTE FJALA PER BUKEN E GOJES…..DO KISHTE TJETER PERCEPTIM ….PA PROBLEM……NJEREZ TE KETIJ LLOJI…….E GJEJNE ZGJIDHJEN NE SHQIPERINE E SOTME……

    Reply
  • km says:
    June 20, 2022 at 3:59 pm

    Akti i saj tregon se eshte me dinjitet.Ajo nuk mban asnje pergjegjesi ligjore per cfare Ka bere i vellai.Moralisht vetem se Nuredin Dumani eshte vellait i saj.Shame e cnuk thame e themi per regjimin qe shkoi,Edhe se ne ate kohe qendrimi ishte ndaj personit qe kryente fajin.Keto Kane qendrime ekstremiste.

    Reply
  • zgalem says:
    June 20, 2022 at 4:28 pm

    Nuk e gjej me vend dorheqjen e kesaj nepunese , qe eshte punesuar me mirite ne organet teknike te Ministrise se Jashteme . Asnje moter nuk pergjigjet , per vellain , madje dhe kur nuk eshte ne moshe madhore . Keto perndjekje , jane reminishenca te luftes se klases . Ajo ka jeten e saj , per Vellain , duhet thene se eshte nje kriminel i penduar , shume me shume se kriminelet aktive , por per ate fjalen e ka gjykata . Po te pergjigjen motrat per vellezrit , qarku do te jete shume i gjere dhe i pa tolerushem . Jemi vend i vogel , nuk na lejohen cperdorime , ne artin e trajtimit te njerzve . Me e paka , qe mund te beje gjykata , te ndermjetesoi te punesohet kjo shqiptare , ne se ka certifikate te bardhe kriminilatiteti . Zgalem

    Reply
    • Pipëtima says:
      June 20, 2022 at 5:24 pm

      Parimiht ke të drejtë, Sgalem, por këtu nuk është rasti që ajo punon ta zëmë si ekonomiste në një ministri apo si inxhiniere etj, ajo (për fat të keq të saj) punon në një kupolë besueshmërie. Pa analizuar se kush dreqin e di nëse ka arritur aty me këmbët e veta, apo me “patericat” e vëllait. Unë mendoj se, përveç “dorëheqjes” duhet hetuar se si ka mbërritur deri në atë kupolë?! Puna e vëllait le shumë për të dyshuar.

      Reply
    • Trapajane hesapi says:
      June 20, 2022 at 7:19 pm

      Petrit Dume ishte shef i shtabit te pergjithshem dhe zv.min i pare i Mbrojtjes deri ne 1974.Vellai i tij ,skenderi ishte arratisur qe ne 1950.Ppetriti u denua ne 1974 per fajet te bera prej tij dhe ne grup armiqesor.Ama per 20 vjet ishte ne krye te ushtrise.Sot,ne te ashtuquajturen demokraci, te numurohen Edhe bashkefshatarin,kushuririn e dhjere,Sic ia bene Saimir Tahirit.Vetem se degjohet diku emri Saimir ,i cili ,ne fakt,sipas prokurorise italiane eshte nje Saimir kavajes.

      Reply
  • Filoeuropiani says:
    June 20, 2022 at 5:24 pm

    Moment i gabuar per ate post por faji eshte i atyre qe ke siper. Ata kane eksperience dhe duhej te te keshillonin te prisje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  2. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  3. xxx on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  4. kurva nga shurreli on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Xhevat Gjini on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?