Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ishte në vijën e parë të luftës me vdekjen, Kalo, kritika për OBSH-në: Mbyllja e emergjencës, vendim i vonuar, interesat financiare prevaluan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ishte në vijën e parë të luftës me vdekjen, Kalo, kritika për OBSH-në: Mbyllja e emergjencës, vendim i vonuar, interesat financiare prevaluan
KryesoreShendetesi

Ishte në vijën e parë të luftës me vdekjen, Kalo, kritika për OBSH-në: Mbyllja e emergjencës, vendim i vonuar, interesat financiare prevaluan

Published: May 6, 2023
Shpërndaje

OBSH deklaroi dje zyrtarisht mbylljen e emergjencës globale, lidhur me pandeminë e shkaktuar nga Covid 19. 

Një nga mjekët tanë më të mirë, i cili ishte në krye të përballjes me këtë pandemi në Shqipëri, në një shënim në profilin e tij në FB, e konsideron këtë vendim, shkencërisht të vonuar dhe me pasoja të rënda.

Ai e ka deklaruar rreth një vit më parë që kjo emergjencë duhej mbyllur, pra ky vendim duhej marrë më herët. Por interesat financiare kanë prevaluar mbi ato të shëndetit, – konkludon mjeku i njohur. Më poshtë, postimi i tij botuar nga DITA:

- Publicitet -

Nga Dr.Tritan Kalo

Burokratëve dhe specialistëve shterpë të OBSH/WHO u del droja dhe deklarojnë sot më së fundmi se “Emergjenca globale e Covid-19, ka mbaruar”!

Me modesti por me BINDJE TË PLOTË SHKENCORE, unë Dr. Tritan Kalo e kam deklaruar publikisht këtë fakt mbi një vit më parë, në përvjetorin e dytë të shpalljes nga OBSH/WHO më 16 Mars 2020, të Pandemisë së shkaktuar nga virusi Sars-Cov2/Covid-19.

PROFESIONALIZMI si dhe bazamenti solid i DIJEVE të mia shkencore në domenet e Infektologjisë dhe të Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive, eksperienca e Pandemive të mëparshme dhe bazuar objektivisht në numrin dhe në ecurinë e rasteve të të prekurve nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19 në Shqipëri dhe kudo në Botë, bënë që unë të mbërrija në këtë përfundim të guximshëm dhe antikonformist, në lidhje me evolucionin e kësaj “flame mbarëbotërore”.

Përtej modestisë sime model, më duhet të pohoj se SHQIPËRIA jonë e këndej Drinit ka shumë e shumë bijë e bija si unë, të formatuar profesionalisht, tejet cilësisht, në shumë e shumë sfera të aktiviteteve shkencore, dijedhënëse, prodhuese e shoqërore.

Nëse PROFESIONALIZMI dhe MERITOKRACIA do të prevalonin në këto sfera mbi partitizmin, mbi klanet, mbi konformizmin, mbi nepotizmin dhe mbi mediokritetin, unë jam plotësisht i bindur se edhe kontributet tona në të mirën e vëndit dhe të shoqërisë shqiptare, do të ishin shumë-shumë më të mëdha, shumë e më shumë më dobiprurëse për të tashmen si dhe të ardhmen e tyre. “Scientia potentia est” (Shkenca është forcë – Latinisht).

Dr.Kalo dhe stafi në QSUNT, Tiranë

INTERESAT financiare që prevaluan mbi interesat e mirëfillta të Dhënies së Kujdesit Mjekësor, në ato çka thuheshin e rekomandoheshin prej shumicës së Organizmave Ndërkombëtare si WHO, CDC, ECDC, etj, lanë gjurmë të thella në këtë zhagitje të pa justifikueshme të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19.

ENDEMICITETI i Sars-Cov2/Covid-19 don të thotë se raste të shkëputura të saj do të izolohen herë pas here, dhe janë ato që mbajnë të pranishëm këtë infeksion në mesin tonë si dhjetra-mira të tjerë.

Katër sivëllezërit e tij të vegjël janë izoluar e izolohen për çdo vit si pjesë e panelit të katareve stinore, që prej vitit të largët 1962.

Together forever!!

——-

Marrë me lejen e autorit, nga faqja e tij në Facebook

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?