Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ishte shumë i fortë për ne”, Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për luftën në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Ishte shumë i fortë për ne”, Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për luftën në Ukrainë
BoteLajmi i fundit

“Ishte shumë i fortë për ne”, Hungaria bllokon deklaratën e BE-së për luftën në Ukrainë

Published: February 23, 2024
Shpërndaje

Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të cilën blloku është dashur ta lëshojë më vonë gjatë 23 shkurtit lidhur me dyvjetorin e nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Kështu thanë disa burime në Bruksel, që kishin njohuri me këtë proces, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

BE-ja tani po punon në deklaratën që do të lëshohet në emër të tre presidentëve të institucioneve kryesore: Ursula von der Leyen e Komisionit Evropian, Roberta Metsola e Parlamentit Evropian dhe Charles Michel i Këshillit Evropian.

Për të lëshuar një deklaratë në emër të BE-së, të gjithë 27 shtetet anëtare duhet të pajtohen. Budapesti po e kundërshton deklaratën pa dhënë ndonjë shpjegim konkret, thanë zyrtarët e BE-së për REL-in, por një diplomat tha se formulimi i deklaratës “thjesht, ishte shumë i fortë për ta [Hungarinë]”.

- Publicitet -

Hungaria në vitet e fundit ka refuzuar disa deklarata të BE-së. Rasti i fundit ishte më herët gjatë kësaj jave kur Budapesti tentoi të bllokonte dakordimin e 26 shteteve të tjera anëtare kundër një operacioni të paralajmëruar ushtarak të Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në jug të Gazës. Më herët, Hungaria po ashtu kishte vendosur veto mbi një deklaratë që kritikonte Kinën, Rusinë dhe Azerbajxhanin lidhur me luftën e këtij të fundit kundër Armenisë.

Pavarësisht luftës në Ukrainë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka deklaruar se është krenar që komunikon me Moskën, ndonëse diçka e tillë i zemëron liderët e Bashkimit Evropian.

Më 24 shkurt bëhen dy vjet që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj, Ukrainës. Lufta ka marrë jetën e dhjetëra mijëra persona, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ka shkaktuar shkatërrim të madh në infrastrukturën e Ukrainës.

Më herët gjatë javës, BE-ja njoftoi se është pajtuar për një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    February 23, 2024 at 3:20 pm

    Popylli me Antirus nder vendet komuniste te Traktatit te Warshaves,behet populli me qeverine me proruse ne bote.BE me ca aktore paternaliste,qe imponohen edhe kur nuk kane te drejte,duhet te korigjoje politikat e saj.

    Reply
  • mali says:
    February 23, 2024 at 5:43 pm

    Demo ,mund te me pershkruar shkurtimisht perberjen e popullit hungarez? Ne themel te c’do shteti eshte permiresimi I jetes se qytetareve te vet ,prandaj te voton populli.
    Populli yne eshte dele prandaj voton vetem njeshin, Ramen dhe Berishen sikur pa keta shqiperia do te vdese.Te dy keta jane diktatore te shqiptareve ,qe te dy kane nje aleance te fshehte sundimi e pasurimi.
    Edi Rama mjeshter I mashtrimit qe e persosi duke shitur ikona te vjedhura ne Paris.

    Reply
  • PYKA says:
    February 23, 2024 at 6:40 pm

    HUNGAREZET RACE ARIXHIU
    PA SHTYLLE KURRIZORE
    HARRUAN SI I GJAKOSI RUSI DIKUR
    TANI I BEJNE GOJORE

    DHE EUROPA ESHTE NE NGORDHJE
    GJERSA S`MUND TA DETYROJE
    TE ZBATOJ CFARE KA PREMTUAR
    NDRYSHE NE TE SEMES TE SHKOJ

    Reply
  • mali says:
    February 23, 2024 at 7:25 pm

    E mo pyke ,ma dhe pergjigjen qe kerkoja nga demo.Ata jane race:kala mira ,kala qora ,ne pazarin e bagetive mbare shqiperise.

    Reply
  • Nje banor i Tiranës says:
    February 23, 2024 at 9:02 pm

    More mali , rrotë kari , po ku e pe Ramen ti , që na paska shitur në Paris , ikona te vjedhura ? Ku i vodhi këto ikona , ne pidhin e sateme ? Yyyyy zagar I fëlliqur e qen i zgjebosur .

    Reply
  • Ppp says:
    February 23, 2024 at 11:24 pm

    TI BANORI I TIRANES
    DUKET SE JE NJE HUMBAMENO
    SE PUNEN E IKONAVE VETEM TI NUK E PASKE MARRE VESH KA TRIDHJET VJET
    HA ATE TAS PERSHESH E MOS U MERR ME SHKRIME SE O PUNE E RANDE PER TRUTE
    TUAJA

    Reply
  • Ugur Hatbi says:
    February 24, 2024 at 10:22 am

    Who knows the his charatrer?, he during visite into Serbia, Vuçiç hangs a decorate to Urban. I don’t know his Ideals. But I don’t believe how he has fergoten the masacer on 1956 that Russia did on Hungarian’ People!!.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?