Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diktatura, junta ushtarake, autokraci: Mirë se vini në klubin e miqve të Donaldit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Diktatura, junta ushtarake, autokraci: Mirë se vini në klubin e miqve të Donaldit
Bote

Diktatura, junta ushtarake, autokraci: Mirë se vini në klubin e miqve të Donaldit

Published: February 18, 2026
Shpërndaje

Nga Luciana Cimino

​«Nuk do të dëshiroja kurrë të bëhesha pjesë e një klubi që do të pranonte si anëtar një si puna ime», thoshte Groucho Marx. Këtë herë, megjithatë, është farsa ajo që po shndërrohet në tragjedi dhe jo e kundërta. Italia do të jetë pjesë e “Bordit të Paqes” (Board of Peace), në një shoqëri mjaft “të denjë”.

Është vetë Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, ai që rendit anëtarët e tjerë që do të marrin pjesë në bordin për ndarjen e Palestinës—një organizatë aq “demokratike”, saqë ka lindur me një president të përjetshëm, Donald Trump, i cili gëzon edhe pushtetin për të emëruar ose shkarkuar anëtarët, si dhe të drejtën e vetos.

- Publicitet -

Në informimin para Dhomës së Deputetëve, përballë akuzave të opozitës se po e gjunjëzon vendin tonë përpara projektit neokolonial të biznesmenëve amerikanë të pasurive të paluajtshme, Tajani u përgjigj i fyer: «Ne nuk marrim pjesë në asnjë komitet biznesi, as nuk tundim bishtin pranë Tony Blair-it».

Ish-kryeministri i diskutueshëm i Britanisë së Madhe, tashmë lobist dhe afarist, ishte një nga të parët që u përfshi nga presidenti amerikan dhe është pjesë e komitetit ekzekutiv këshillimor të BoP-it, së bashku me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump-it.

Blair nuk duket aspak keq krah atyre që, sipas Tajanit, na qenkan «të mirët». Domethënë, vendet e përzgjedhura drejtpërdrejt nga Trump, si Italia, të cilat kanë dorëzuar jetët e palestinezëve dhe tokat e tyre në duart e një entiteti privat që synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara.

«Do të marrë pjesë qeveria e Qipros, e cila ka presidencën e Bashkimit Evropian, dhe komisionerja evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica», nisi Tajani, duke u përpjekur të mbrohej paraprakisht.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër nga protestat e opozitës, ministri radhiti me një frymë pjesën tjetër të anëtarëve, sikur të ishte formacioni i “Interit të Madh”: «Greqia, Rumania, Sllovakia, Kroacia dhe Austria, Shqipëria, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahreini, Kamboxhia, Egjipti, El Salvadori, Indonezia, Kazakistani, Kosova, Pakistani, Paraguai».

Një listë “virtytesh” e përbërë nga monarki absolute (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari), regjime ushtarake si Azerbajxhani, Uzbekistani, Kamboxhia, diktatura si Bjellorusia dhe nuanca të ndryshme autokracish: nga Indonezia në El Salvador, nga Armenia në Jordani.

Dhe, natyrisht, pjesë e tij do të jetë edhe Izraeli, presidenti i të cilit, Benjamin Netanyahu, kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte.

Turboliberali argjentinas Javier Milei ishte një nga të parët që u anëtarësua (edhe për një lloj borxhi ndaj administratës Trump që e mban në këmbë).

Edhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi iu përgjigj menjëherë ftesës, bashkë me liderët nacionalistë të Indisë (Modi) dhe Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërsa shumica e vendeve të BE-së (përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Suedinë) e kanë refuzuar anëtarësimin, në bord nuk mund të mungonte miku tjetër më i mirë i Trump-it në Evropë, përveç Giorgia Meloni-t: Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë.

Italia, kështu, mbetet i vetmi vend i Evropës Perëndimore dhe i G7-ës që ulet – edhe pse si vëzhgues (post që në fakt nuk parashikohet nga statuti) – në bordin trumpian.

Edhe Vatikani e ka hedhur poshtë ftesën për këtë mbledhje. Selia e Shenjtë «nuk do të marrë pjesë në Bordin e Paqes për shkak të natyrës së tij të veçantë – konfirmoi kardinali Sekretar i Shtetit, Pietro Parolin – ka pika kritike që na lënë paksa të dyzuar dhe që do të kërkonin shpjegime».

Parolin specifikoi gjithashtu se Vatikani «ka shqetësimin që në nivel ndërkombëtar të jetë mbi të gjitha OKB-ja ajo që menaxhon këto situata krize».

​Nesër në Uashington do të mbahet mbledhja e parë, pas seancës themeluese në Davos muajin e kaluar, në një godinë që quhet, për të shmangur çdo dyshim: “Donald J. Trump Institute of Peace”.

Botuar nga “Il Manifesto”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 18, 2026 at 12:08 pm

    Sipas nje legjende……
    Ne presidium e asamblese se kafsheve te pyllit do uleshin,zinin vend,antaret qe e kishim organi mashkillor,PENISIN,me te madhe!
    Per hani aty ish ulur dhe Lepuri me Emrin EDvin!
    ‘Po ti?- i t’ha e organizatoret.
    Ai i nxori fatture me parametri e Penisit te GOMARIT!

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    February 18, 2026 at 12:31 pm

    E vertete eshte e hidhur si ilacet por sheron!

    Reply
  • skela says:
    February 18, 2026 at 4:41 pm

    Perversi pervers mbetet në çdo rast o Fazlliç debili.

    Reply
  • Fshatari says:
    February 18, 2026 at 5:06 pm

    Luciana mire ka por ka harurar nje gje. Keshut bejne te gjithe, dhe mirebejne per sa kohe shikojne interesin e kombit te tyre. ( Italia ka bere te njejten gje per mijra vjet e vazhdon akoma). Ndryshim i vetem eshte qe tani nuk genjehet me fjalet e bukura te Obames apo Klintonit, por thuhen gjerat troc “Shikoj interesin e kombit tim” . jo eshte me e ndershme se lufterat ne Afriken e Veriut ( revolucionet e pranveres arabe te Hillarit e Obames) nen emerin e “demokracise” apo Lindjes se Mesme nen emrin e armeve kimike ( te Bushit e Blerit) etj etj etj. Kur gjen popuj qe dine vetem te lepijne kepucet e huajve me te fortet do te shikojne intersin e tyre. BE tani leshojne Lucianat sepse ka rene nga fiku dhe po i humbet propopaganda gjoja “per demokracine” Azgje e re nga fronti i interesave kombetare te te fuqishme ne kuriz te popujve qe dine vetem te lepijne kepucet e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?