Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ​Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
BoteLajmi i fundit

​Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale

Published: October 26, 2026
Shpërndaje

Nga James Landale

Gjatë javës së ardhshme, dy palë zgjedhje do të mbahen në dy kontinente të ndryshme, rezultatet e të cilave do të kenë pasoja të thella për botën. ​Për shkak të një koincidence në kalendarin zgjedhor, miliona votues – rreth 9.700 km larg njëri-tjetrit – do të bashkohen në ushtrimin e të drejtave të tyre demokratike brenda pak ditësh.

​Votuesit në Izrael u drejtohen kutive të votimit të martën për të zgjedhur parlamentin e ri; një javë më pas, votuesit në Shtetet e Bashkuara do të zgjedhin Kongresin e ri.

- Publicitet -

​Ish-kryetari i atij Kongresi, Tip O’Neill, mund të ketë thënë dikur se “çdo politikë është lokale”. Por pasojat e këtyre zgjedhjeve pa dyshim që do të jenë globale. ​Këto zgjedhje nuk janë vetëm të afërta në kohë, ato janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Qeverisja e ardhshme e Izraelit do të ketë një ndikim thelbësor në Lindjen e Mesme dhe në luftërat që po zhvillohen me tërbim në mbarë rajonin. Ndërsa çdo ndryshim në hartën zgjedhore të Amerikës mund të formësojë jo vetëm ato luftëra, por edhe të ardhmen e ekonomisë globale.

Midis të dyjave ekziston edhe një lidhje fizike: grupi i lobimit Republicans Overseas Israel vlerëson se rreth gjysmë milioni izraelitë me pasaportë amerikane mund të votojnë në të dyja zgjedhjet. Marc Zell, kryetari i këtij grupi, tha se këta votues mund të ndikojnë në gara të ngushta në SHBA, siç është ajo për Senatin në Michigan, ku ai vlerësoi se rreth 10 000 fletëvotime nga jashtë do të dërgohen nga Izraeli. “Ata mund të bëjnë vërtet diferencën,” tha ai për BBC-në.

Por lidhja politike është ndoshta edhe më e thellë – dhe më akute lidhur me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit. Sulmi i masiv ajror, i cili nisi në shkurt, shkatërroi shumë objektiva ushtarake dhe vrau pjesën më të madhe të udhëheqjes së Iranit. Por ai dështoi në rrëzimin e regjimit, i cili u kundërpërgjigj ashpër përgjatë Gjirit dhe mori kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe të energjisë që kalonte përmes saj.

Çështja e Iranit

Vetë fakti i mbajtjes së zgjedhjeve ka formësuar tashmë marrjen e vendimeve.
​Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shfrytëzuar fushatën për të ngritur mundësinë e nisjes së një sulmi të ri ndaj Iranit. Ai ka bërë pretendime të reja – pa ofruar prova – lidhur me kërcënimin bërthamor të Iranit, duke këmbëngulur sërish se regjimi islamik duhet të rrëzohet.

​Qëllimi i tij është të përforcojë reputacionin e tij si një udhëheqës që ofron siguri, imazh i cili pësoi një goditje të rëndë pas sulmeve mortore të udhëhequra nga Hamasi mbi Izrael më 7 tetor.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka shtuar spekulimet për sulme të reja ndaj Iranit duke mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Netanyahut dhe duke thënë se të dy burrat duhet “ta përfundojnë së shpejti atë punë” në Iran.

E megjithatë, me gjithë këto paralajmërime lufte, ka pasur gjithashtu raportime kundërshtuese se Trump ka ndërhyrë për të frenuar Netanyahun nga sulmi ndaj Iranit përpara ditës së votimit, nga frika se një rritje e re e çmimeve të energjisë do t’u freskonte në kujtesë votuesve amerikanë luftën e tij jopopullore.

​Prandaj, a mund të shtyhet një sulm ndaj Iranit deri pas zgjedhjeve? Mediat izraelite janë plot me spekulime se Netanyahu mund të përpiqet të sigurojë mbijetesën e tij duke e sulmuar Iranin si kryeministër në detyrë pas zgjedhjeve. Atij do t’i leverdiste, sipas kësaj teorie, një qeveri e unitetit kombëtar – ku përfshihet edhe ai vetë – sesa një koalicion mes partive të opozitës.

Netanyahu prej kohësh është parë si një mbijetues i madh i politikës izraelite. Nëse ai do të humbiste pushtetin, do të përballej me një hetim zyrtar për veprimet e tij përpara sulmeve të 7 tetorit dhe me procedura të reja gjyqësore që përfshijnë akuzat për korrupsion.

​Kjo hipotezë është aq reale saqë rivali i Netanyahut, ish-shefi i ushtrisë Gadi Eisenkot, e ka përjashtuar tashmë mundësinë e bashkimit me ndonjë qeveri uniteti. Si të gjithë politikanët kryesorë izraelitë, Eisenkot e sheh Iranin si një kërcënim ekzistencial për Izraelin dhe mbështet veprimet ushtarake kundër regjimit islamik. Por ai ka paralajmëruar shprehimisht kundër përshkallëzimit të luftës për qëllime politike.

​”Në kërkim të trashëgimisë”

​Pa dyshim, Trump mund të jetë më i gatshëm të sulmojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit (midterms), nëse ai nuk ndalohet nga rezultati elektoral dhe me shpresën për të dalë nga lufta me një goditje të fundit. Disa analistë besojnë se Irani është aq i dobësuar ekonomikisht nga lufta dhe sankcionet ekonomike, saqë një raund i ri goditjesh ushtarake mund të nxisë iranianët të rrëzojnë regjimin. Të tjerë e shohin këtë si thjesht një tjetër iluzion. Është një strategji që ka dështuar vazhdimisht, por që vazhdon të ketë peshë në Uashington.

​”Pas zgjedhjeve të mesmandatit, ai do të jetë në kërkim të lënies së një trashëgimie (legacy mode),” më tha një diplomat perëndimor i mirëinformuar. “Ai do të donte të mbahej mend nga të gjithë si shumë i vendosur”.

Në Izrael ekziston një konsensus i gjerë mes shumicës së partive sa i përket kërcënimit dhe nevojës për të frenuar Iranin. Por nëse votuesit zgjedhin një qeveri të re, ata mund të kenë një kryeministër me më pak interes politik dhe personal për sulme të reja.

Në këto rrethana, Trump ka sugjeruar madje edhe se mendimi i tij mund të ndryshojë. “Nëse Izraeli ka udhëheqësin e gabuar, që do të ishte cilido përveç Bibit [pseudonim i Netanyahut], Amerikës do t’i duhet ta bëjë vetë këtë punë, dhe unë nuk jam i prirur ta bëj këtë,” shkroi ai në rrjetet sociale.

Nuk është çudi që hartuesit e politikave në Teheran i kanë ndjekur sondazhet amerikane po aq me vëmendje sa çdo analist brenda qarqeve politike të Uashingtonit. Rreziku, natyrisht, është se çdo goditje paszgjedhore do ta futë Lindjen e Mesme në një kaos të ri nëse Irani do të hakmarret ashpër.

Publikisht dhe privatisht, zyrtarët iranianë kanë kërcënuar se do të godasin aeroporte, tubacione, kabllo nënujore, impiante energjetike, uzina të shkripëzimit të ujit, si dhe baza ushtarake e anije luftëtarësh të SHBA-së.
​Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, shkroi në Financial Times se sulmet e reja do të vendosnin “jetët e civilëve dhe mirëqenien e të gjitha shteteve rajonale e ekonomisë globale në një rrezik të madh”.

​Gjithçka varet nga ekonomia

Të dyja zgjedhjet ndërlidhen sërish rreth ekonomisë globale. Përballimi i jetesës dhe kostoja e saj kanë dominuar fushatën për zgjedhjet e mesmandatit, çështje që u përkeqësuan nga lufta e Trumpit që ngriti çmimet teksa Irani bllokoi rrjedhën e energjisë përmes Ngushticës së Hormuzit.

​Ekonomia është gjithashtu një çështje zgjedhore në Izrael, ku votuesit përballen me kosto të larta dhe paga të ulëta. Por edhe këtu, lufta luan rolin e saj, me shpenzimet ushtarake në rritje që ushtrojnë edhe më shumë presion mbi financat publike.

Trump është përpjekur të zbutë votuesit përpara zgjedhjeve të mesmandatit. Ai ka hequr sanksionet ndaj Rusisë, duke shpresuar më kot se duke importuar naftë nga Moska, çmimet mund të ulen ndjeshëm. Ai ka mbajtur një qëndrim të ashper ndaj Ukrainës, duke i bërë thirrje udhëheqjes së saj të bëjë lëshime në shpresën – po ashtu deri tani më kot – për të pretenduar një fitore në politikën e jashtme.

Por zemërimi i republikanëve ndaj strategjisë së tij kontroverse po rritet. Senatori Thom Tillis nga Karolina e Veriut, një kritik i shpeshtë i Trumpit, tha për CBS News: “Nëse Presidenti dëshiron me të vërtetë të ulë çmimet e energjisë, ai mund ta bëjë këtë duke zgjidhur problemin e Iranit, jo duke i bërë një nder Vladimir Putinit.”

Një pasojë e luftës në Iran – së bashku me operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar – është se mbështetja e përbashkët tradicionale dypartiake në SHBA është krisur. Abdul El-Sayed, kandidati i majtë demokrat për Senatin në Michigan, bën fushatë për ndërprerjen e ndihmës ushtarake për Izraelin. “Një aleat që merr paratë e tua për të të shtyrë në luftëra që nuk duhet t’i luftosh, nuk është aleat,” tha ai për ABC News.

SHBA-ja dhe Izraeli fillimisht sulmuan Iranin për të shkatërruar raketat e tij balistike, për të dëmtuar kapacitetin e tij bërthamor, për të dobësuar mbështetjen për grupet e tij aleate ushtarake dhe madje për të rrëzuar të gjithë regjimin. Që atëherë, synimet e luftës kanë ndryshuar në vetëm rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

​Brad Lander, një kandidat demokrat për Kongres në Nju Jork, i cili gjithashtu renditet në të majtën e partisë së tij, zgjodhi të udhëtonte në Bregun Perëndimor vetëm pak ditë para votimit. Ai ndihmoi palestinezët të vjelin ullinj dhe u ndalua për pak kohë nga forcat izraelite – e gjitha kjo lëndë e parë për fushatën e tij në rrjetet sociale. Në historinë e politikës amerikane, kjo nuk është diçka e zakonshme. Madje edhe Netanyahu po paralajmëron se Izraeli mund të duhet të mbijetojë në të ardhmen pa mbrojtje nga SHBA-ja.

Më tej, nëse kryeministri i Izraelit do të humbiste, largimi i tij do t’i jepte fund një marrëdhënieje komplekse ku Trump ka luajtur ngriva-shkriva. Javën e kaluar, presidenti e quajti kolegun e tij izraelit një “kryeministër luftëtar të madh”. Gjatë verës, ai tha se Netanyahu ishte “krejtësisht i marrë”.

Një udhëheqës i ri izraelit do të duhej të ndërtonte një marrëdhënie të re me një president amerikan në ikje, një dinamikë krejtësisht e ndryshme.

Nëse demokratët do të fitonin kontroll më të madh në Kongres, kjo mund të vendoste disa kufizime ndaj mbështetjes pa rezerva të SHBA-së për Izraelin. Kongresi ka kompetenca tradicionale që mund t’i përdorë për të frenuar shpenzimet ushtarake. Ai gjithashtu mund të prejë ndihmën ushtarake për Izraelin. Por si president, Trump do të ruante pushtet të rëndësishëm ekzekutiv – dhe të drejtën e vetos – për të vazhduar ndjekjen e konfliktit ashtu siç e sheh të arsyeshme.

Vendimi i Izraelit dhe SHBA-së për të shkuar në luftë me Iranin në fillim të këtij viti transformoi ekonominë globale dhe gjeopolitikën ndërkombëtare. Zgjedhjet që votuesit në të dyja kombet do të bëjnë në ditët në vijim mund të formësojnë se ku do shkojë bota më pas.

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?