Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli heq vizat për qytetarët kosovarë, qarkullim i lirë mes dy vendeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli heq vizat për qytetarët kosovarë, qarkullim i lirë mes dy vendeve
AktualitetKosovë

Izraeli heq vizat për qytetarët kosovarë, qarkullim i lirë mes dy vendeve

Published: June 18, 2024
Shpërndaje

Izraeli i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 50-të që mundëson lëvizje të lirë për kosovarët. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se vendimi hyn në fuqi më 19 Shtator të këtij viti.

Marrëveshja është nënshkruar në Prishtinë, nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.

“Kjo marrëveshje që nënshkruam, dhe ky vendim për heqjen e vizave për qytetarët e dy vendeve tona do të hapë një kapitull të ri në promovimin e vendit tonë, bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik, zhvillimin arsimor të të rinjve si dhe realizimin e projekteve dhe iniciativave të përbashkëta mes qytetarëve dhe vendeve tona në të ardhmen”, tha ministrja Gërvalla.

- Publicitet -

Më herët gjatë së martës, Arbel është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në Shkurt të vitit 2021.

Atyre iu parapriu ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit, të cilën Kosova dhe Serbia e nënshkruan më 4 Shtator të vitit 2020, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.

Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem në Korrik të vitit 2021, në këmbim të njohjes së pavarësisë së saj nga Izraeli. Izraeli është vendi i fundit që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kosova shënoi edhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Në vitin 2022, vlera e importeve nga ky shtet arriti në 42 milionë euro, prej 22 milionë sa ishte në vitin 2020 kur dy vendet nuk kishin lidhje diplomatike.

Ngjashëm ndodhi edhe me eksportet, nga 85.000 euro në vitin 2020, ato u rritën në 783.000 euro më 2022, sipas të Dhënave të Doganave të Kosovës.

Kosova importon nga Izraeli kryesisht lëndë djegëse dhe produkte të plastikës, ndërsa eksporton kryesisht produkte të tekstilit.

Njoftimin se Izraeli është pajtuar t’i heqë vizat për kosovarët e kishte bërë në fillim të këtij viti presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Prej 1 Janarit, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, në Evropë.

Ndërkaq më 5 Janar u bë e ditur se ata mund ta vizitojnë edhe Spanjën, pas një njoftimi nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Komisionit Evropian, se Spanja njeh tashmë pasaportën e zakonshme kosovare.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Aktualisht janë 107 shtete që vazhdojnë të kërkojnë viza për vizita nga Kosova, ndërsa 39 vende mundësojnë viza në mbërritje për qytetarët e Kosovës./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?