Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli u bën thirrje shtetasve të tij që të shmangin Stambollin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Izraeli u bën thirrje shtetasve të tij që të shmangin Stambollin
AktualitetBoteLajmi i fundit

Izraeli u bën thirrje shtetasve të tij që të shmangin Stambollin

Published: June 13, 2022
Shpërndaje

Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij, të hënën, që të shmangin Stambollin ose të kthehen në shtëpi nëse gjenden atje.

Kjo thirrje, vjen pas asaj të 30 majit, ku Izaeli paralajmëroi shtetasit e tij që të mos udhëtojnë drejt Turqisë për shkak të, siç ishte thënë, kërcënimeve iraniane për të vrarë ose rrëmbyer izraelitë.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se një “përpjekje e madhe” nga forcat izraelite të sigurisë kishte shpëtuar “jetë izraelite në javët e fundit” dhe falënderoi Qeverinë turke për kontributin e saj.

- Publicitet -

Ai nuk dha detaje të tjera. Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha Reuters se Turqia kishte arrestuar disa “operativë” të dyshuar të Gardës Revolucionare Islamike në Iran.

“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Lapid në një deklaratë televizive.

“Këto kërcënime terroriste janë të drejtuara te pushuesit izraelit. Ata po zgjedhin, në mënyrë të rastësishme, por të qëllimshme, shtetas izraelitë me synimin për t’i rrëmbyer ose vrarë ata”, tha ai.

“Dua që nga këtu t’ua përcjell një mesazh edhe iranianëve. Kushdo që lëndon izraelitët nuk do të mund të ikë. Izraeli do t’i marrë ata, pavarësisht se ku janë”.

Teherani është zotuar të hakmerret kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vrasjen më 22 maj të Hassan Sayad Khodai, kolonel i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, i cili u qëllua për vdekje në timonin e makinës së tij nga dy persona me motoçikletë.

Izraeli as nuk e pranoi dhe as nuk e mohoi përgjegjësinë mbi akuzat për vrasje. Izraeli ka akuzuar Khodain për organizimin e sulmeve kundër izraelitëve në gjithë botën.
Turqia është destinacion i famshëm për izraelitët.

Të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre pas më shumë se një dekade të tensionuara.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • XXXL says:
    June 13, 2022 at 9:51 pm

    Keto jane sajesa te sherbimit sekret izraelit MOSAD, per te pershkallezuar nje konflikt ushtarak me Iranin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?