Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja cila është ora kur do të nisë plotësimi i testeve për Maturën 2023
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja cila është ora kur do të nisë plotësimi i testeve për Maturën 2023
AktualitetShoqëri

Ja cila është ora kur do të nisë plotësimi i testeve për Maturën 2023

Published: March 27, 2023
Shpërndaje

 

Plotësimi i testeve për provimet e Maturës Shtetërore 2023 do të fillojë në orën 10:00. Autoritetet e arsimit sqarojnë se maturantët dhe kandidatët e tjerë do të duhet të paraqiten në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara orës së fillimit të plotësimit të testit, ku duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit, si dhe mjetet e nevojshme: stilolaps, vizore, kompas, makinë llogaritëse të thjeshtë.

Çdo maturant do të ketë në dispozicion plot 2 orë e 30 minuta për të plotësuar testet e secilës lëndë, për tre provimet e detyruara, si dhe lëndën me zgjedhje.

- Publicitet -

Sipas skemës së përcaktuar në rregulloren e këtij viti mbi vlerësimin e testeve, është vendosur se secili provim do të vlerësohet maksimalisht me 60 pikë. Ndërkohë që për të qenë kalues, maturanti duhet që të marrë detyrimisht 25 për qind të këtyre pikëve maksimale me të cilat vlerësohet testi, si në lëndën e matematikës, gjuhës së huaj, gjuhës shqipe dhe letërsisë, ashtu edhe në lëndën me zgjedhje.

Kandidatët që do të rezultojnë mbetës në provimet e sezonit të muajit qershor, provimet do të mund t’i japin gjatë sezonit të vjeshtës. Por, këta maturantë nëse do të jenë kalues në sezonin e vjeshtës do të mund të garojnë për studimet e larta vetëm për kuotat që do të jenë në dispozicion të raundit të dytë.

Në ndihmë të maturantëve, në të gjitha shkollat e mesme përgjatë muajit maj, do të organizohen konsultime specifike sipas një kalendari të përcaktuar, i cili do të miratohet edhe nga zyrat vendore të arsimit parauniversitar, ku maturantët do të marrin ndihmën e mësuesve në lidhje me temat që do të jenë pjesë e provimeve, por që ata kanë ende paqartësi rreth tyre.

Për provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2023, është menduar që provimet të zhvillohen në qendra të mëdha. Do të jenë pallatet e sporteve, ambientet e universiteteve, palestrat, si dhe struktura të tjera me hapësira të konsiderueshme, të cilat po përzgjidhen nga strukturat rajonale të arsimit, si ambientet ku maturantët e shumtë në numër do të paraqiten për të plotësuar secilin provim. Në këto kushte, rreziku për të pasur problematika, të tilla, si: komunikimin me njëri-tjetrin, komunikim me mësuesin, apo parregullsi të tjera të ngjashme, do të jenë më të vështira që të bëhen në sallat e mëdha, ku të gjithë do të mund të shohin gjithçka, teksa do të jenë të monitoruara edhe nga kamerat. Kjo do të bëjë që të shmanget çdo lloj abuzimi, apo problematike që ka shoqëruar procesin e administrimit gjatë viteve të shkuara.

Fondi i pyetjeve për provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje do të hartohet nga grupet lëndore të përzgjedhura nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit. Në rregulloren e miratuar për provimet e këtij viti, përcaktohet se të gjithë anëtarët e grupeve lëndore, në kontratën që do të nënshkruajnë me Qendrën e Shërbimeve të Arsimit, do të marrin përsipër të ruajnë sekretin e hartimit të fondit të pyetjeve dhe të mos jenë në konflikt interesi.

Fondi i pyetjeve do të jetë jo më i vogël se dhjetëfishi i pyetjeve që do të përmbajë testi përkatës i secilës lëndë. Ndërkohë që fondi i pyetjeve për provimin e teorisë profesionale të integruar, për Maturën Shtetërore Profesionale do të përgatitet me 4 teste alternative për drejtimet përkatëse, nga ku do të përzgjidhet vetëm një test për provim.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?