Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja pse seksi është në tru!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shendetesi > Ja pse seksi është në tru!
Shendetesi

Ja pse seksi është në tru!

Published: March 14, 2024
Shpërndaje

Nga Dr.Adem Harxhi

Botuar në DITA

Në 1983, shkencëtarët njoftuan studimin dramatik lidhur me bebet që në dukje lindën dhe u rritën si vajza dhe në pubertet menjëherë filluan të prodhojnë testosteron. Këtyre “vajzave” iu rrit penisi, u rritën flokët në trup dhe mjekër.

- Publicitet -

Këto “vajza”, në fakt, ishin djem të keqformuar në lindje dhe gjatë viteve të tyre të hershme, si pasojë e një gabimi gjenetik. Testikujt e tyre mbetën të fshehur në kavitetin abdominal. Por, kur në pubertet testikujt e tyre filluan të prodhojnë shumë testosteron, “vajzat” ndryshuan. Ato filluan të zhvillohen si djem me dukje krejt normale.

Pjesa më me rëndësi e studimit është fakti që këta fëmijë që u rritën për trembëdhjetë vjet si vajza, nuk patën vështirësi që menjëherë të pranonin realitetin biologjik se ata ishin djem. Pse?

Sepse, siç tha njëri nga kërkuesit, “Truri i tyre ishte vazhdimisht i nxitur nga testosteroni të punonte si tru mashkulli. Në pubertet, djemtë vetëm filluan të sillen si burra të rinj, ashtu siç u tha të bënin truri i tyre”

Një endokrinolog i shquar ka bërë këtë koment për këtë studim dramatik dhe evidencën hormonale që është grumbulluar që prej asaj kohe:

Hormonet Seksuale nuk u shfaqën dhe nuk vepruan në trup vetëm në kohën e pubertetit. Ato dinë ekzaktësisht ku të shkojnë. Qelizat që janë target i tyre, gjatë gjithë kohës në uterus, kanë qenë të mësuara të përgjigjen ndaj hormoneve. Kjo është e vërtetë për trupin, për organet riprodhuese, për zemrën, për mushkëritë dhe po ashtu për trurin.

Indet, cirkuitet neurale trunore dhe kimizmi i trurit  kanë qenë të stampuara gjatë jetës fetale me hormone seksuale. Dhe, themelet, tashmë janë vendosur për morinë e sjelljeve që do ta karakterizojë organizmin, si mashkull ose femër, në jetën si i rritur.

Djali që humbi penisin e tij, viti 1983

Kërkuesi shkencor në fushën e seksit, John Money, në Qendrën Mjekësore John Hopkins, raportoi një rast interesant. Një djali të vogël që do të kryente një operacion të thjeshtë në penis, doktorët, aksidentalisht i prenë penisin. Me këshillën e mjekëve, prindërit e dëshpëruar ranë dakord ta transformojnë djalin e tyre në një vajzë, duke kombinuar hormonoterapinë dhe kirurgjinë. Djali, që pas operacioneve dukej nga gjenitalet si vajzë, u rrit si një vajzë e vërtetë. Vishej si vajzë dhe nuk kishte vështirësi të jetonte me seksin që u rikrijua. Kështu vazhdoi deri në pubertet.

Në pubertet, “vajza” pati ndijime të tjera. Ajo ndjente sikur ishte djalë. Ajo donte makinat dhe dëshironte të “bëhej mekanik.”

Lidhur me këtë rast, John Money thotë: Në mitër, truri fetal ishte mashkullorizuar dhe ishin formuar lidhje që e bënin atë të ishte një tru mashkulli. Amputimi i penisit, kirurgjia reformuese dhe terapia hormonale më vonë, nuk mundën ta ndryshojnë këtë hartë (map) mashkullore të krijuar në tru që përpara lindjes.

Raste të ngjashme si ky i kanë detyruar kërkuesit të mendojnë se transseksualët e vërtetë  zotërojnë trurin e seksit që është zënë në grackën e trupit të seksit tjetër. Kështu, transseksualët kanë pak ose aspak shqetësime që të adaptohen ndaj kirurgjisë rregulluese,  e cila i përshtat me trurin e tyre.

Sindromi i djemve “Sissy”, viti 1986

Pas pesëmbëdhjetë vjet studimi me djemtë e feminizuar, Richard Green, në librin “The Sissy Boy Sindrom” (1987) thotë: “Shumica e djemve të rinj, që në mënyrë të vazhdueshme veprojnë si vajza, rriten që të bëhen homoseksualë dhe biseksualë”.

Këta djem, thotë Green, janë atletikisht të paaftë (inertë), preferojnë më shumë muzikën nga makinat, e kanë të vështirë të krijojnë miqësi me djem të tjerë dhe preferojnë të luajnë me vajzat. Ata, pothuaj gjithmonë, i përbuzin lodrat e ashpra me zënie djaloshare dhe shumë prej tyre ndjekin nënat nëpër shtëpi, duke përsëritur aktivitetet e tyre.

Truri i homoseksualëve (Gayve), viti 1991

Kërkuesi i Institutit Salk, Simon LeVay, studioi dyzetenjë tru dhe gjeti se pjesa e hypotalamusit ishte më e vogël  te burrat homoseksualë se sa te burrat e drejtë (rreth gjysma në madhësisë). Ai gjeti, gjithashtu,  se një zonë e vogël në hypothalamus, e cila është përgjegjëse për sjelljen seksuale, në burrat gay, është shumë e ngjashme me të grave dhe dallon shumë prej burrave heteroseksualë (normalë).

LeVay vërejti katër grupime celulare të ndryshme, që teknikisht u referohen si, nukleusi intersticial i hypotalamusit anterior, ose INAH-i. Studiues të tjerë kanë raportuar  se INAH2-shi dhe 3-shi janë më të mëdha tek burrat se tek gratë. LeVay gjeti se zonat INAH-3, tek shumica e grave dhe e burrave gay, kishin të njëjtën madhësi. Tek burrat e drejtë, kjo zonë ishte afërsisht dy herë më e madhe – mesatarisht sa një kokërr rërë.

Studimi i LeVay-t ishte i dyti që gjeti një ndryshim midis hypothalamusit të homoseksualëve dhe të burrave të drejtë. Më 1990-n, një ekip danez zbuloi se një tjetër grup neuronesh në të njëjtën gjëndër të vogël, ishte më i madh tek homoseksualët se sa tek burrat e drejtë. Disa shkencëtarë besojnë se kjo strukturë që zbuluan danezët, rregullon ritmin ditor dhe jo sjelljen seksuale.

Shumë përkrahës të lëvizjeve feministe  dhe aktivistë homoseksualë, janë të shqetësuar për faktin se diferencat gjenetike dhe biologjike mund të keq-interpretohen për të diskriminuar gratë dhe homoseksualët.

Në këto kushte lindin disa pyetje:

Në qoftë se është provuar që gratë janë gjenetikisht më të mira në shkathtësitë verbale dhe intuitive,  a duhet që kjo t’u japë më shumë të drejta meshkujve të zgjidhen si të preferuar në shkollat inxhinierike?

Në qoftë se shkencëtarët gjejnë një bazë gjenetike për homoseksualitetin, a do të duhej që gratë shtatzëna të kërkonin të testoheshin për të parë në se mbartin një fëmijë gay?

A duhet të lejohen prindërit të kryejnë aborte për të eliminuar pasardhësit gay?

A duhet inxhinieria gjenetike të përdoret për të  “kuruar” fetuset gay?.

Këto shqetësime eugjenike janë reale, veçanërisht sot, kur kërkimet për sjelljen gjinore  dhe orientimin seksual, janë duke u përshpejtuar shumë.

Chandler Burr-i, në librin e tij “A Separate Creation” (1996 ), shtron pyetjet:

Me çfarë detyrimi etik do të përballet një shkencëtar, ose një prind, kur e ka mundësinë të modifikojë gjurmët gjenetike homoseksuale?

Si dhe sa do ta rritin kuptimin tonë për gjurmët e shfaqjeve të tjera kundërthënëse, që nga violenca tek inteligjenca dhe deri tek diferencat midis burrave dhe grave, njohuritë biologjike për orientimin seksual?”

Neve vetëm na duhet të presim dhe të vëzhgojmë.

 

Rubrikën e Dr.Harxhit mund ta ndiqni në DITA print, versioni letër i gazetës në të gjitha pikat e shitjes së shtypit në Shqipëri

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?