Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja si kaloi përmes policëve 26 kg drogë, shefi i kufirit ngriti ‘kurth’ për kolegët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja si kaloi përmes policëve 26 kg drogë, shefi i kufirit ngriti ‘kurth’ për kolegët
AktualitetKronike

Ja si kaloi përmes policëve 26 kg drogë, shefi i kufirit ngriti ‘kurth’ për kolegët

Published: December 1, 2023
Shpërndaje

Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga “Ora News”, që tregojnë se si automjeti tip “Passat”, ka çarë pikën kufitare të Kapshticës në Devoll, duke kaluar mes hundës së policisë në Greqi. E gjithë trajektorja e lëvizjes së makinës së ngarkuar me 26 kg drogë, është filmuar nga kamerat e sigurisë së pikës kufitare Kapshticë.

Kamerat e siguruara nga gazetari i Ora News Elton Qyno, kanë filmuar dhe lëvizjet e dyshimta të Stiljan Pashos, kryekomisarit të kufirit në Korçë, i cili shfaqet duke zbritur pikërisht në makinën ku ndodhej droga dhe mandej kryen veprime konkrete për sjelljen e lehtësirave të kalimit pa pengesa dhe mes policëve të automjetit tip “Passat” që shihet në pamjet filmike.

Në këto pamje filmike tregohet qartë se kryekomisari i kufirit Stiljan Pasho, ka udhëtuar nga Korça në Kapshticë në këtë makinë, duke qëndruar në vendin e parë. Në këtë moment Pasho zbret nga makina dhe drejtohet tek grupi i policëve të kontrollit.

- Publicitet -

Ndërsa në këtë moment nga dera e pasme e “Passatit” del një person me bluzë të verdhë duke hyrë sërisht në makinë, pikërisht në vendin e parë ku qëndronte shefi i kufirit, Stiljan Pasho.

Pasho drejtohet tek pika e kontrollit dhe urdhëron policët që të kontrollojnë një makinë tip “Benz-Mercedez”, pasi kishte informacion se në mjet mund të kishte sende të paligjshme. Në fakt Benzi ishte makina pararojë e automjetit tip “Passat” dhe është përdorur si kamuflim për të shpëtuar nga kontrolli fizik, pikërisht automjetin tip “Passat”.

Teksa policët kontrollonin mjetin tip “Benz”, në pamjet filmike duket qartë se si Stiljan Pasho, largohet për një çast nga grupi i kontrollit dhe shkon ngadalë tek “Passati”. Ai flet diçka me drejtuesin e mjetit Lorenco Lika dhe ky i fundit nxjerr “Passatin” nga rradha e pritjes. Në këtë moment kryekomisari i kufirit ia bën me dorë për tu larguar mes policëve të kontrollit duke kaluar në anën e pikës doganore të Greqisë.

Por këto lëvizje ranë në sy të policëve grekë të cilët sapo “Passati” mbërriti në pikën doganore të tyre, ushtruan një kontroll të imtësishëm duke arritur të gjejnë plot 26 kg drogë. Grekët arrestuan Lorenco Lika dhe pas tij edhe personin që kishte dalë për të pritur sasinë e drogës.

E gjitha ka ndodhur në 27 nëntor 2023, ndërsa pas dy ditësh është bërë nga AMP Korçë dhe prokuroria e qytetit, arrestimi i shefit të kufirit për qarkun e Korçës, Stiljan Pasho.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e Policisë greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi – Shqipëri, e si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?