Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja skema se si i kontrabandojnë shqiptarët paratë ilegalisht nga jashtë vendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ja skema se si i kontrabandojnë shqiptarët paratë ilegalisht nga jashtë vendit
AktualitetEkonomiKronike

Ja skema se si i kontrabandojnë shqiptarët paratë ilegalisht nga jashtë vendit

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

Para, të padeklaruara, u gjetën nga Policia Kufitare në një autobus që vinte nga Italia këtë të hënë. Edhe këtë herë, vendi që zgjodhën për t’i fshehur ishte pjesa e sipërme e tavanit të autobusit, te kondicioneri. E njëjta skemë u përdor edhe më 13 qershor të këtij viti. Autobusi u mbush plotë me ‘topa’ parash, të cilët më pas u zbuluan nga policia.

Të dy autobusët vinin nga linja e tragetit të Barit, ndërsa lekët ishin të padeklaruar dhe pa asnjë dokumentacion për të vërtetuar që rrjedhin nga aktivitete të ligjshme në perëndim, kryesisht nga trafiku i drogës. Për çudi, shoferët e këtyre mjeteve gjithmonë deklarojnë se nuk kanë dijeni për paratë.

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet raste të goditura në Portin e Durrësit nga 1 janari 2023 deri më tani. Burime të Report Tv bëjnë me dije se në 8 raste të ndryshme janë arritur të kapen rreth 850 mijë euro të padeklaruara, pa përfshirë rastet me shuma më të vogla. Paratë kryesisht vijnë të fshehura në autobus, por nuk mungojnë edhe rastet e fshehjes në kamion apo edhe në vetura personale.

- Publicitet -

Por, çfarë skeme përdorin shqiptarët për të sjell para nga jashtë?

Autoritetet shqiptare kanë dyshime se paraja që hynë përmes pikave kufitare e fshehur nëpër automjete, rrjedh nga aktivitete kriminale në perëndim, kryesisht në ato të drogës. Grupe të ndryshme, zgjedhin këtë rrugë për sjelljen e tyre, edhe me shpresën e kalimit përmes ryshfetit.

Në rastin e Portit të Durrësit, janë autobus që transportojnë pasagjerë, por edhe kamion të vegjël që sjellin porosi të emigrantëve shqiptarë nga e gjithë Evropa në drejtim të vendit tonë, të cilën përdoren për të sjell edhe paranë e paligjshme. Një tjetër kategori parash që hyjnë ilegalisht në vendin tonë janë edhe ato të fituara në punë të ndershme, por në të zezë, çfarë i detyron shqiptarët që të përdorin rrugë të tilla për futjen në tregun vendas.

Në disa raste të zbuluara në aeroportin e Rinasit, shqiptarët kanë përdorur edhe të huaj për sjelljen e valutave të euros dhe kryesisht edhe paundit britanik. Për këto raste, paratë janë gjetur në trup dhe janë pikasur lehtë nga autoritetet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918
  • 01 shtator 2026
  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?