Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jam gati për të qeverisur”! Po Italia a është gati për një pasardhëse të Musolinit si kryeministre?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Jam gati për të qeverisur”! Po Italia a është gati për një pasardhëse të Musolinit si kryeministre?
Bote

“Jam gati për të qeverisur”! Po Italia a është gati për një pasardhëse të Musolinit si kryeministre?

Published: September 25, 2022
Shpërndaje

 

Në vjeshtën e vitit 1922, Benito Mussolini, themeluesi ambicioz dhe karizmatik i Partisë Fashiste, u bë kryeministri më i ri i Italisë. Ai mori pushtetin pasi një marshimi në Romë, duke sjellë një periudhë të errët të sundimit totalitar. Një shekull më pas, Italia duket se do të drejtohet sërish nga një udhëheqëse e ekstremit të djathtë.

Xhorxhia Meloni është drejtuese e partisë Fratelli d’Italia, Vëllezërit Italianë, një parti prejardhja e së cilës është tek fashistët e Musolinit. Shumë italianë dhe evropianë janë të shqetësuar me të drejtë.

- Publicitet -

Ngjitja e saj e mundshme në krye të vendit, vjen në një kohë delikate për Italinë, vend i dëmtuar jo pak nga problemet ekonomike të kohëve të fundit, inflacioni i lartë dhe kriza e emigracionit. Po ashtu, ajo ngre pikëpyetje të reja të pakëndshme mbi situatën e identitetit dhe unitetit evropian. Është një simptomë e gjendjes së keqe politike në Itali, por edhe e valës populiste që ka nisur të ketë sërish sukses në mbarë botën.

Po kush është Xhorxhia Meloni? E akuzuar si një provokatore politike, ajo thotë se është një nacionaliste krenare. Mban qëndrime shumë të ashpra kundër emigrantëve dhe flet vazhdimisht për mbrojtjen e Italisë nga “islamizimi”.

Ajo e paraqet veten si mbrojtëse e vlerave tradicionale familjare, duke politizuar Krishterimin dhe amësinë, si gurët e themelit të identitetit autentik kombëtar italian. Në një fjalim të vitit 2019, ajo tha: “Unë jam Xhorxhia. Jam një grua, nënë, jam italiane, dhe jam e krishterë!”.

Por Meloni është një kameleon politik. Ajo e ndryshon strategjinë sa herë që kjo është politikisht e dobishme për të. Kur ishte më e re e admironte hapur Musolinin, dhe e konsideronte atë një politikan të mirë. Por e pyetur në prag të zgjedhjeve të 25 shtatorit, nëse ishte dakord që udhëheqësi fashist ishte i keq për Italinë, ajo tha “Po”.

Me kalimin e viteve, ka shprehur admirim për liderë si Vladimir Putin në Rusi, Orban në Hungari dhe Marin Lë Pen në Francë. Po ashtu është përpjekur të pozicionohet si e lidhur me Partinë Konservatore në Britani dhe Partinë Republikane në SHBA

Por kohët e fund është përpjekur të distancohet nga mbështetja e mëparshme ndaj Rusisë dhe Kinës dhe të theksojë “gatishmërinë për t’i shërbyer me atdhetarizëm vendit të saj”. Mesa duket ky truk ka funksionuar. Aleanca e ekstremit të djathtë e Fratelli d’Italia e Melonit dhe partitë që kanë të njëjtën qasje, Lega dhe Forza Italia, synojnë shumicën absolute në parlamentin e ri.

Por më shumë ka spikatur partia e Melonit. Sondazhet tregojnë se ajo do fitojë çerekun e të gjitha votave. Një rritje e pazakontë nga rreth 4 për qind në vitin 2018, në mbi 25 për qind këtë vit.

Kjo trajektore sugjeron që ose kjo parti ka hequr dorë nga lidhjet e saj historike me fashizmin ose që shumë italianëve nuk u intereson më kjo gjë.

Fratelli d’Italia është një pasardhëse e partisë Lëvizja Sociale Italiane, e formuar nga mbështetësit e Musolinit pas Luftës së Dytë Botërore. Meloni ka shfrytëzuar ndjenjat kombëtare të pasigurisë dhe ankthit, të shkaktuara nga krizat e shumta me të cilat është përballur vendi në vitet e fundit.

Këtu përfshihet pandemia e Covid-19 që goditi rëndë veçanërisht Italinë dhe krizat e mëdha humanitare të shkaktuara nga migrimi masiv përmes  Detit Mesdhe. Italia është vendi kryesor pritës i migrantëve që zbarkojnë në Evropë. 

Ndërkohë, vendi përballet me një inflacion në rritje dhe një krizë të fortë energjetike, të nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe strategjia e Putinit për ta përdorur gazin si armë kundër BE.

Përballë këtyre krizave, Meloni e ka pozicionuar veten si njeriu që do ta “shpëtojë” Italinë.  Dhe historia ka vërtetuar se në të tilla kohë të pasigurita, liderët karizmatikë ultra-nacionalistë dalin mirë në zgjedhje. Me një formulë të njohur të vendosjes së Italisë “në plan të parë”, euroskepticizmi, ksenofobia dhe islamofobia e Melonit – të ripaketuara si patriotizëm – kanë fituar tashmë shumë popullaritet tek italianët.

Por suksesi i Fratelli d’Italia, nuk ka të bëjë vetëm me Melonin. Ana e kundërt e suksesit të saj, është dështimi i partive të tjera, dhe kaosi i shkaktuar nga rënia e qeverisë që preku shumë nga partitë që konkurrojnë kundër saj. Zgjedhjet e parakohshme në Itali pasuan dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi, një ekonomist i admiruar në arenën ndërkombëtare me nofkën “Super Mario” për shkak të menaxhimit mbresëlënës që i bëri krizës së eurozonës kur ishte kreu i Bankës Qendrore Evropiane.

Draghi drejtoi një koalicion të gjerë, por u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik, në mesin e një krize ekonomike dhe politike të thelluar, kur disa partnerë të koalicionit u kthyen kundër kryeministrit.

Italia ka pasur historikisht shumë probleme lidershipin e saj politik. Sistemi politik siguron vetëm qeverisje me koalicion. Dhe kjo nënkupton shpesh qeverisje nga një grupim partish, axhendat dhe vizionet e të cilave mund të jenë drastikisht të ndryshme, madje ndonjëherë gati reciprokisht përjashtuese.

Rënia e qeverisë Draghit ka dëmtuar shumë parti në të gjithë spektrin politik, përfshirë Lëvizjen 5-Yjet dikur shumë popullore.

Partitë politike që po përfitojnë nga ky kaos politik kanë qenë kryesisht ato të djathta. Meloni ka garuar në këtë fushatë me sloganin “Jam gati për të qeverisur”. Tani pyetja është nëse Italia është gati për Melonin si kryeministre. 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    September 25, 2022 at 9:07 pm

    Askush ka te drejte te imponohet ne Shtepine e tjetrit.
    Kultura dhe Demokracia Kristiane kane derjtuar Italine drejt Mireqenjes,.Popujt Arabe,Afrikane le ta krijojne Mireqenien ne shtepite e tyre me xhamite,callmat dhe Ferexhete ne shtepite ve tyre.Ne shtepi te vet TABIATET i ben i zoti shtepise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Komentet e Fundit

  1. Vurko on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?