Në Shqipëri, pavarësisht se hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë përfshirë zyrtarë të niveleve të larta dhe përfaqësuesë po ashtu të lartë të Partisë Socialiste në pushtet, kryeministri Edi Rama thotë se është i qetë e i vendosur që beteja ndaj pandëshueshmërisë të vijojë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në integrimin europian, te ekonomia, debati për opinionin e Komisionit të Venecias për rastin e mandatit të ish ministres Olta Xhaçka e pritshmëritë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, së pari, faleminderit për këtë intervistë në fund të vitit me Zërin e Amerikës. Do të doja ta nisja me një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë gjatë këtij viti, përparimin e saj në integrimin drejt Bashkimit Europian. Brenda dy muajsh, Shqipëria arriti të hapë dy grupe kapitujsh. Megjithatë ambicia juaj është që bisedimet të mbyllen brenda vitit 2027. Sa realiste është kjo, duke patur parasysh që fqinjët tanë kanë kaluar vite të tëra e ende janë larg?
Kryeministri Rama: Kjo nuk është ambicia ime tanimë, por është plani i përbashkët strategjik i shkruar dhe i dakordësuar së bashku me Komisionin Europian. Është një plan konkret, me hapa konkrete, me data konkrete dhe është shumë ambicioz, por ne jemi të angazhuar që ta realizojmë pikë për pikë dhe që, përsa na takon, detyrat për mbylljen e negociatave t’i kemi kryer brenda vitit, që kemi përcaktuar.
Zëri i Amerikës: A është e përgatitur administrata shqiptare për ta përballuar këtë proces? Sepse po i referohem këtu raportit të fundit të Komisionit Europian, dhe më lejoni të citoj, ku thuhet se qeveria, për shembull, “vazhdoi të miratonte politikat dhe ligjet, duke ngritur shqetësime në lidhje me respektimin e standardeve të BE-së”, apo se “një pjesë e mirë e rekomandimeve të Komisionit Europian ose ishin zbatuar pjesërisht, ose nuk ishin zbatuar fare”.
Kryeministri Rama: Këto nuk kanë asnjë lidhje me pyetjen apo me përmbajtjen e pyetjes për administratën, sepse sa e përgatitur është administrata jonë kjo natyrisht nuk duket, nëse ndjek lumenjtë e lajmeve, ku gjysmë të vërtetat që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, po edhe gënjeshtrat safi janë material sundues. Por kjo duket nga faktet dhe fakti më kuptimplotë për përgatitjen e administratës sonë është fakti që administrata jonë përballoi jo vetëm me sukses, por edhe nën sytë e befasuar të Komisionit Europian të gjithë procesin e përgatitjes së negociatave, që është një proces jashtëzakonisht i vështirë.
Nga ana tjetër, administratën tonë e gjykojnë institucione prestigjioze, të cilat funksionojnë si institucione të Bashkimit Europian, ku kam parasysh në këtë rast SIGMA-n, që e cilëson administratën tonë, në mos gabohem, në 4 nga 5 fusha të hulumtimit të kapaciteteve të administratës, si më të mirën në rajon.
Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, korrupsioni mbetet një temë gjerësisht e debatuar edhe ndër vite. Ju shpesh keni deklaruar një seri masash, ndërhyrjesh, reformash që janë marrë, megjithatë në vlerësimet ndërkombëtare, edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian vazhdon të konsiderohet si një shqetësim serioz, madje thuhet edhe se “përpjekjet parandaluese kanë patur një ndikim të kufizuar”.
Kryeministri Rama: Korrupsioni ishte një temë shumë e debatuar për gati dy vjet në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ishte një temë e debatuar me një kahje, por ishte një temë e debatuar me të dyja kahjet, që do të thotë se në këtë debat për korrupsionin ka shumë; ka natyrisht të vërteta, që në rastin e Shqipërisë ne nuk mund t’i mohojmë, ka shumë të pavërteta që janë atraktive në arenën politike dhe mediatike, ka shumë analiza, që mbështeten mbi shumë spekulime, por, për t’u kthyer dhe për të mbyllur përgjigjen: korrupsioni në Shqipëri është një problem, asnjëherë aq i madh sa të meritojë tamtamet e përnatshme në të gjitha llojet e frëngjive dhe në të gjitha llojet e platformave, por një problem, që pikërisht pse është real, jemi duke e përballur qoftë me reforma, qoftë me modernizimin e shërbimeve dhe me modernizimin e proceseve brenda administratës, duke shfrytëzuar teknologjinë, qoftë nëpërmjet institucioneve të reja të drejtësisë dhe patjetër, qoftë falë mbështetjes publike, që në këtë luftë kundër kësaj të keqeje është një mbështetje e gjerë.
Zëri i Amerikës: A ju ka shqetësuar një numër jo i vogël ish-zyrtarësh, zyrtarësh të lartë, përfaqësuesish tuaj, kyetarë e ish kryetarë bashkish e së fundmi edhe deputetë, të cilët janë nën hetim nga SPAK-u, të paktën për shpërdorim detyre apo korrupsion?
Kryeministri Rama: Kjo pyetje më bëhet qëkur SPAK-u ka filluar të veprojë dhe gjithmonë më shkakton habi, sepse mund të më bëhej në mënyrë këmbëngulëse, nëse unë do të isha një person i gjendur gafil përballë produkteve ose rezultateve të një reforme të bërë nga të tjerë. Po unë nuk jam një person i gjendur gafil dhe reformën në drejtësi e kam bërë unë në krye dhe Partia Socialiste e gjitha në mbështetje të kësaj reforme. Kështu që, natyrisht që mua nuk më vjen mirë në aspektin njerëzor dhe personal për njerëz të cilët i njoh, me të cilët kam punuar, me të cilët kam bashkëpunuar nga më larg ose nga më afër, por kur bëhet fjalë për detyrën që kam, kur bëhet fjalë për misionin që udhëheq, kur bëhet fjalë për faktin se ky është një proces i dhimbshëm, përmes së cilit Shqipëria do të bëhet më në fund shteti, që nuk u bë kurrë dhe, falë të cilit në Shqipëri pandëshkueshmëria tanimë nuk është një mit, por është një monument i rrëzuar, dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë, qysh nga shpallja shtet më 1912-n, ka individë të lidhur me pushtetin politik, qofshin në radhët e shumicës që qeveris apo në radhët e shumicës që ka qeverisur, atëherë këtu është për t’u habitur me habinë e kujtdo qoftë, por unë personalisht ndjehem absolutisht i qetë, i qartë dhe i vendosur, akoma më i vendosur, që kjo betejë të vazhdojë dhe të mos ketë asnjë kompromis.
Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?
Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.
Zëri i Amerikës: Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të politikës dhe jetës publike. Kështu që, detyrimi është për të marrë një opinion nga ju.
Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. Është i njohur botërisht. Përballë drejtësisë dhe përballë ligjit dhe përballë të drejtës së institucioneve të drejtësisë për të bërë punën e tyre, nuk janë emrat që caktojnë se për kë e bëjnë apo për kë s’e bëjnë punën, por janë faktet dhe janë liritë dhe të drejtat e të gjithëve, që duhen ushtruar dhe duhen vënë në zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejtësisë, që të bëjë detyrën e vet.
Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me këtë kapitull. A përbën një fakt të rëndë që ish deputeti juaj Ergys Çyrbja, sipas hetimeve deri tani, rezulton të jetë katapultuar në pjesën e sipërme të listave për deputetë me mbështetjen e krimit të organizuar?
Kryeministri Rama: Së pari, përsëri më bëni një pyetje që përgjigjen e ka marrë, e mori dhe këtu dhe është e kotë që të kërkoni një përgjigje tjetër. Kështu që, këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia. Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.
Zëri i Amerikës: Zoti Rama, duke u ndalur tek ekonomia; edhe të dhënat e tremujorit të tretë të këtij viti treguan një rritje të qëndrueshme në nivele të konsiderueshme të ekonomisë. Por ajo që bie në sy është se kjo rritje po mbështetet kryesisht tek ndërtimi dhe tek turizmi. A është ky modeli ekonomik që Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë se, sido që të jetë, bëhet fjalë për dy sektorë që janë të cenueshëm?
Kryeministri Rama: Së pari, burimet e rritjes ekonomike të Shqipërisë janë shumë më tepër sesa kaq. Së dyti, kjo është një fazë e zhvillimit, kur ndërtimi ka një peshë të rëndësishme. Dhe së treti, unë nuk mendoj se, meqë ndërtimi ka një peshë të rëndësishme, ne duhet ta konsiderojmë këtë një fatkeqësi. Unë mendoj që kjo është një e mirë e madhe në këtë fazë të zhvillimit.
Unë nuk mendoj se ne duhet të vajtojmë faktin, që kemi aeroportin me rritjen më të lartë në Europë, e konfirmuar nga institucionet ndërkombëtare. Një rritje shumë më e lartë sesa rritja e vendit të dytë. Aeroporti i Tiranës sot është me numër pasagjerësh, jo me rritje relative, më i madh sesa Aeroporti i Beogradit, që ka qenë historikisht kryeqendra e rajonit, ndërkohë që Rinasi ynë ishte një kotec, ku pasagjerët numëroheshin si pulat në mëngjes, kur dilnin nga koteci, dhe në darkë, kur hynin në kotec.
Zëri i Amerikës: Tek ekonomia, një e dhënë tjetër, që u shfaq në rezultatet e tremujorit të tretë, është sektori i bujqësisë në rënie për tre tremujorë radhazi. Një sektor, që ka një peshë të rëndësishme në Prodhimin e Brendshëm Bruto, diku tek 18%, në mos gaboj, që ofron punësim ose vetëpunësim për një numër mjaft të lartë shqiptarësh. Si e shpjegoni këtë?
Kryeministri Rama: Nuk është një rënie pa kthim. Është një moment i përkohshëm, i parashikuar prej nesh dhe si rezultat i bllokimit të një sërë investimesh nga ana e programit të BE-së. Por, ndërkohë ne kemi marrë masa dhe do të shikoni që, vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim, për shkak të këtyre masave dhe për shkak të disa financimeve alternative, ne do të kemi një rritje, që do të jetë më e madhe sesa koha e rritjes më të madhe së këtyre viteve në bujqësi.
Zëri i Amerikës: Në aktin e fundit normativ ju keni parashikuar diku tek 14 milionë euro. Mendoni se janë të mjaftueshme?
Kryeministri Rama: Ajo nuk ka lidhje, ajo është thjesht pagesa e detyrimeve të marra përsipër ndaj fermerëve dhe nuk është tek masat sistemike, që unë fola dhe që ne tanimë i kemi mirëmenduar dhe do fillojmë t’i zbatojmë, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Zëri i Amerikës: Duke mbetur tek të dhënat e buxhetit. Hyjmë në gjysmën e dytë të muajit dhjetor me një sufiçit mjaft të lartë, diku tek një miliardë euro. Si shpjegohet që institucionet e ekzekutivit, agjencitë shtetërore nuk arrijnë dot t’i shpenzojnë dot paratë që janë në dispozicion?
Kryeministri Rama: Ne, faktikisht, nuk do të mbetemi praktikisht me asnjë fond të pashpenzuar në mbyllje të vitit, ndërkohë që ka shumë arsye, që nuk është vendi për t’i diskutuar, pse zbatimi i projekteve ka një ecuri relativisht më të ulët sesa ç’do të ishte e dëshirueshmja. Kjo lidhet edhe me faktin që proceset e prokurimeve kërkojnë kohën e tyre, proceset ankimore kanë kohën e tyre, e kështu me radhë. Por edhe për këtë besoj që kemi të qarta masat e duhura për të korrektuar mënyrën e përdorimit të fondeve dhe për të shtrirë në kohë pastaj akordimin e tyre, pavarësisht nga procedurat e zgjatura, që nuk janë në dorën tonë, se thashë ka shumë ankime, për shembull, ose prapakthime të procedurave, gjë që flet për një forcim të konsiderueshëm të administratës në aspektin e sundimit të ligjit, gjë që e konfirmon edhe Komisioni Europian nëpërmjet SIGMA-s, që rendit Shqipërinë të parën dhe me diferencë nga vendi i dytë përsa i përket prokurimeve publike: dhe të gjitha këto janë, si të thuash, tensione të brendshme të një organizmi, që rritet dhe që zhvillohet.
Zëri i Amerikës: Zoti Rama, përpara se të kaloj te disa pyetje lidhur me zgjedhjet e ardhshme, do të doja të ndalesha pak te një zhvillim i parlamentit. Ka patur një debat, që ka zgjatur për më shumë se dy vjet, për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Shumica juaj mbështeti dhe argumentoi idenë se deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, duke refuzuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë Komisioni i Venecias në Opinionin e tij, ndonëse e njeh këtë të drejtë të deputetëve, që ata mund të mos detyrohen për mënyrën si duhet të votojnë, saktëson se “Gjykata kishte dhënë dy vendime – dhe këtu po citoj Opinionin – dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”. Pse përfaqësuesit e shumicës tuaj, zoti Rama, vijojnë të mbrojnë tezën se Komisioni i Venecias ju dha të drejtë juve?
Kryeministri Rama: Sepse përfaqësuesit e shumicës tonë parlamentare lexojnë shumë mirë shqip. Vendimi i Komisionit është më shqip nuk mund të ketë. Tani, nëse pastaj do të hyjmë në lodra të natyrës juridike, atëherë e dimë shumë mirë që dy juristë të ndryshëm, për shkak të pozicionit të ndryshëm, mund të bëjnë dy interpretime të ndryshme. Por vendimi i Komisionit të Venecias është i qartë: nuk do të duhej fare të lindte nevoja, sepse nuk ekziston, është jashtë logjikës më elementare të funksionimit të një shteti demokratik, ku të treja pushtetet janë të pavarura nga njëra-tjetra, legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi, që një gjykatë, qoftë edhe ajo Kushtetuese, t’u imponojë deputetëve se si duhet të ngrenë dorën. Kjo nuk ndodh.
Zëri i Amerikës: Po ajo që lihet të kuptohet nga Opinioni, është që nuk duhet të votohet fare. Duhet t’i kalojë direkt Gjykatës.
Kryeministri Rama: Ky është një interpretim tjetër i tepërt, sepse Opinioni i Komisionit të Venecias është i qartë si drita e diellit: Parlamenti nuk imponohet, e nëse diçka do të kalojë në parlament, aty do të vendosë parlamenti, ndaj nuk vendos askush tjetër.
Zëri i Amerikës: Zoti Rama, zgjedhjet e ardhshme janë në prag. Cila do të jetë oferta e Partisë Socialiste, e cila kërkon tashmë një mandat të katërt, sepse ju nuk mateni me të tjerët, po duhet të mateni me vetveten?
Kryeministri Rama: Besoj që nëse ka një ofertë, që ka nevojë për shumë pak shpjegime ndërkohë që mbështetet nga shumë fakte, është oferta e Partisë Socialiste. Për këtë arsye, Partia Socialiste do të fitojë në maj të vitit të ardhshëm dhe do të ketë fitoren më të thellë të të gjithë këtyre garave që i kemi fituar njërën pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, pas tjetrës, sepse jemi një forcë politike, që është e pakonkurrueshme në çdo aspekt, e nuk mundemi dot.
Zëri i Amerikës: Atëherë, Zoti Rama, cila është arsyeja që ju praktikisht keni paralajmëruar, se në pjesën e sigurt të listave do të vijnë emra kryesisht të rinj, pra jo ata që kanë më shumë se një mandat, pra që më shumë se gjysma e deputetëve tuaj të jenë emra të rinj, jo përbërja aktuale e deputetëve?
Kryeministri Rama: Kjo është një çështje që do ta shikojmë me kujdes rrugës. Ajo që dua ta ritheksoj është që arsyeja pse ne nuk mundemi dot është arsyeja, sepse ne zgjohemi të parët dhe flemë të fundit, dhe unë zgjohem i pari nga të parët, dhe fle i fundit nga të fundit, kështu që deri kur dikush tjetër, disa të tjerë, do të zgjohen më herët dhe do të flenë më vonë dhe në ditën e tyre të punës do të bëjnë punë dhe jo llafe, Partia Socialiste do të bëjë atë që thotë dhe do të thotë atë që bën, dhe shqiptarët do ta mbështesin për atë që bën dhe për atë që thotë. Dhe përsa i përket skuadrës, kjo na jep mundësinë që të kemi një skuadër të re akoma më të mirë se kjo që kemi sot, sepse në ndërkohë, siç e thatë edhe ju, ne matemi me vetveten, nuk matemi me kundërshtarët, sepse për t’u matur me kundërshtarët, duhet të ndalojmë, duhet të kthejmë kokën mbrapa, duhet të vëmë dorën mbi sy, duhet t’i shohim ku janë, edhe pastaj të fillojmë të matemi, gjë që s’kemi pse e bëjmë. Por nga ana tjetër, ne kemi shumë gjëra për të përmirësuar dhe e kam thënë me kohë që, opozitën e vetvetes dimë ta bëjmë shumë më mirë sesa ata që na bëjnë opozitën nga jashtë vetes. Kjo duket si retorikë, po nuk është retorikë. Ne bëjmë shumë analiza, ne bëjmë shumë diskutime të brendshme, ne bëjmë shumë anketime të opinionit, ne dëgjojmë shumë njerëz në të gjitha rrugët dhe jemi shumë të vetëdijshëm që s’jemi më të mirët, nuk jemi aq të mirë sa unë do të doja të ishim, po më të mirë se ne…
PO TE ISHTE NE NJE SHTET TJETER,ME KETE QEVERISJE TE KORRUPTUAR NE TE GJITHA FUSHAT,KRYEMINISTRI NESE SJEPTE DOREHEQJEN DO ISHTE SHAKARKUAR NE KUVEND.
E ka zevendesuar Velian.I ka dhene kohe te pregatitet me shkrim e me goje per Mbrojtjen.Per Drejtimin e Fushates elektprale ne Tirane ka caktuar Blendi Gonxhen,qe do te jete edhe Drejtuesi zevendesues i Bashkise Tiranes.
Veliaj ka shkuar te ankohet tek Yuri Kim,se i kane bere Puc.Ne Bashki punonjesit po therrasin:Rrofte Blendi Gonxhe,kryetar i Bashkise. E Fatos Nano,Fatos Nanoooo! E shef si e kupton Edi veten e vet,te clonuar tek Erion Veliaaa!?
Mbaheshe se ishe Lyderi Historik,por ta beri pucin Lyderi i poshte Urave,qe desh mbytej ne Sene,po ti vajte e shpetove,si zotoi Filipeu tek NJERIU QE PA VDEKJEN ME SY.
FUKARANE DHE MASKARANE MOS I NDIHMO,SE I KA PA ZOTI-thote kurani.
Kurani i pid.it të satëme , qen bir qeni , pardje shave poshtërsisht Krishtin dhe Krishtlindjen , sot i referohesh Kuranit , plak i qelbur , demokar i fëlliqur . Nuk shkrove një herë një koment të saktë e me mënd në kokë si plak që je , por vetëm të shash kryeministrin e qeverinë . Yyyyy zagar I ndyrë , të dhjefsha soj sorollopin tënd ty dhe vëndin nga ke ardhur .
Hahaaaaa
jo jo me nje here nuk behesh as me dy here
Te jesh nen hetim z.Rama do te thote qe e ke dhjere muhabetin.
Si do te veje puna eshte tjeter gje.
Po c`ke or Dash qe behesh kurbane.Sharjet jane dobsi,nuk jane argument.Cfare ke,?Te fluturoi Gjeli vitit ri nga Dritarja?
Si tek Ay Filmi? Ruj Paspaqen.Khurani keshtu thote:Fukarane dhe maskarane mos i ndihmo,se i ka pare zoti.
Si ATE,qe i doli shpirti nga bytha,se nuk ja kapnin doktorrat me dore,se ishte kapterr shpirtDhime.
Mos u nxitoni mor djem ne opinionet tuaja, pa pritni njehere se cdo thote per kete diplomati me i madhe i te gjithd koherave Shabe Mutmrati. Se ja per fjalen qe mbajti Rama ne takimin e perbashket te kuvendeve ne Kosove, na i quajti si me anti demokratik dhe vet Ramen nje sherbetor te lobit Serb ne Washington e ne Paris. Pra sipas ketij babait te diplomacise Rama vajti ne Kosove per te ulur reputacionin e Kurit , qe te humbas zgjedhjet e vitit 2025 dhe se dyti per tu dhene mbeshtetje e ze Serbeve be Kosove. Ka kush thote se ce shtyn kete “ krye diplomat” te shprehet kaq poshtersishte ti kundervihet KM te shqiperise ?! . Shume e paska paguar berisha, per te nxire punen e KM ne orag fushate zgjedhjesh.
“Jam i qete ” mund ta thote vetem nje Diktator ne nje Refgjim kur ka zevendes-kryeminister e Minister me jetegjate te Ekonomise nen qeverisjen e tij te ikur ne arrati me nje mal akuzash mbi kurriz! Kushdo kryeminister ne nje vend me Demokraci minimale do ishte dorehequr.
Vetem nje Regjim mund te jete i qete edhe me Minister te Brendeshem bashkepunetore te Krimit e te lidhura me te, me ministra tjere hajdute neper dyer Prokuroprie, me zevendesin e tij ne arrati paditur per vjedhje e korrupsion, me plot Krere Bashkish te denuar sa per hajdutlleqe sa per maskaralleqe e se fundi edhe me ate te Bashkise Tirane nen akuza hajduterie.
Vetem nje Fytyre e bere sholle nuk mund te skuqet a zverdhet me te tilla skandale, ajo e Edi Rames ketij Shefi te Bastadesise e Felliqesise qe e ka emeruar dhe Rilindje.
Si sulltanpiktori e nongrata jane te qete,sa te kene njeri-tjetrin perballe.Likefliri qe i ngaterronte ghendet ne apsana!?
Ramen,Peleshin,Spiropalin mos i kritikoni me shqip ,nuk e kuptojne mire shqipen, ndaj dhe nuk reagojne,kritikojni ne gjuhen “LLACI FACI”dhe do shikoni si do reagojne.Ju porosis te dashur shqipetare,mos i prekni ne “Rilindia Vllahe” eshte qellimi i jetes se tyre,une i pergezoj per besnikerine ndaj kombit te tyre,vetem duhet ta kene te qarte,si edhe serbet,(ndoshta kjo eshte arsyeja qe Rama i thote vella Vucicit) ata jane ardhacak ne token e shqiptareve.Shqiptare, te mbrojme memen Shqiperi,sidomos JUGUN e Shqiperis, perpara se situata e degraduar te behet realitet historik dhe brezat qe do te vine te na damkosin me vulen e TRADHETIS.
Ti mallkimi i Shqipërisë , je një rrotë kari , që nuk e ke shokun , mjafton kjo , për pseudonimin e shëmtuar prej injoranti e debili që ke zgjedhur . Kurrë nuk ke shkruar ndonjë gjë për të qënë . Të jesh arumun , si puna ime , nuk ka ndonjë gjë të keqe . Neve çobenët , kemi shekuj që jetojmë në Shqipëri , kemi gjuhën tonë , fenë ortodokse , kemi zakonet e traditat tona dhe mund të jemi në gjithë vëndin jo më tepër se disa mijë . Kemi dhënë një kontribut të madh në çdo lëvizje patriotike në vëndin tonë , në Shqipëri . Por personat që përmënd ti , që nga Rama , apo Peleshi , apo Spiropali , nuk janë me prejardhje nga komuniteti arumun ose çobenë . Madje neve arumunëve , na ka ardhur shumë keq që , në qeveri dhe në forrumet e larta të vëndit , nuk ka asnjë të vetëm nga komuniteti ynë . Prandaj mos folë kot . Sa për gjuhën llaci-faci që na përgojon , turp të kesh , gjuha jonë është si çdo gjuhë tjetër dhe nuk ka asgjë që t’a bësh ti idiot , objekt tallje .
I nderuar “Banor i Tiranes,te falnderoj per epitetin qe me ke vene,eshte pjesa me e rendesishme per vazhdimesine homonoide.Duke me etiketuar,kuptoj nivelin tent psikointelektual ndaj nuk po hyj ne replike, vetem po te sqaroj se shoket me te ngushte i kam vlleh-arumun dhe me njerin jam vellam.Sa per fete jane thjesht parti,zoti eshte nje per te gjithe.Shqiperia eshte e shqiptareve dhe juaja por 80% nga ju ne shqiperine e jugut e kan shpallur vehten arumun grek.Te uroj gjithe te mirat,para se te jemi shqiptare apo arumun jemi njerez.
Ja,si lartesi e Virtutit te Z.Mallkimi e c`koqit harbuterine,,e ben zerde.
Mallkimi i shqiperise,,,,Ty te aska mallku zoti trute,,,ska me keq,,me mir nje dore dhe nje kembe se sa loqe si puna jote pa’ tru,,,