“E ardhmja është në duart tona. Miqtë e mi, kemi përmbysur një dinasti politike” – tha Zohran Mamdani në fjalimin e tij të fitores mbrëmë, në një teatër në Brooklyn. “Kthejmë faqen mbi një politikë që i braktis shumë dhe u përgjigjet vetëm pak vetave. Nju Jorku sot ka fituar një mandat për ndryshim, një mandat për një lloj të ri politike, për një qytet që mund ta përballojmë”.
Zohran Mamdani është kryetari i 111-të i Bashkisë së Nju Jorkut: u shpall fitues vetëm gjysmë ore pas mbylljes së qendrave të votimit. Jo vetëm në Teatrin Paramount në Brooklyn, ku mbajti fjalimin, por edhe në rrugë dëgjoheshin britma gëzimi dhe njerëz që binin boritë për të festuar. Mamdani iu drejtua drejtpërdrejt Donald Trumpit, duke e sfiduar: “Donald Trump, meqenëse e di që po më shikon, kam katër fjalë për ty: Rrit Volumin”. Ai deklaroi se Nju Jorku do të jetë “drita në këtë moment errësire”. E quajti Trumpin “despot” dhe shtoi: “Nëse ka një vend në botë që mund të tregojë se si të mposhtet Donald Trump, ky është qyteti që e krijoi atë”. Nju Jorku është “një qytet emigrantësh, i mbështetur nga emigrantët dhe që nga sot udhëhiqet nga një emigrant”, përfundoi Mamdani: “Dëgjo Trump, për të arritur te njëri prej nesh, do të duhet të kalosh përmes nesh të gjithëve”.
Fitorja e tij u bë e mundur kryesisht falë 104.000 vullnetarëve, shumë prej të cilëve të rinj, që trokitën në 3 milionë dyer dhe bënë 4,4 milionë telefonata. Kryetari i ri, i pari mysliman dhe nga Azia Juglindore në historinë e qytetit të madh, falënderoi “brezin e ri të njujorkezëve”, të rinjtë që “gërryen cinizmin që kishte përkufizuar politikën tonë”. Dhe premtoi: “Do të luftojmë për ju, sepse jemi ju”. Më pas, iu drejtua të gjithë njujorkezëve, nga tregtarët jemenitë te taksistët senegalezë: “Ky qytet është edhe i juaji dhe po kështu është edhe kjo demokraci”.
Pjesëmarrja në votime ka kaluar tashmë mbi dy milionë (dhe numërimi vazhdon): është cilësuar si më e larta që prej vitit 1969. Me 90% të votave të numëruara, Mamdani kishte 50% të preferencave, Andrew Cuomo 42% dhe Curtis Sliwa 7%. Fituesi është pranë marrjes së më shumë votave se të gjithë kandidatët e zgjedhjeve për kryebashkiak në vitin 2021 së bashku.
Andrew Cuomo, ish-guvernatori i Nju Jorkut, i mposhtur nga i panjohuri Mamdani që në primaret demokrate, kishte vendosur të vazhdonte si i pavarur. Dje, i rrethuar nga vajzat e tij, deklaroi se fushata e tij kishte qenë një mënyrë për të sfiduar dinamikat “të rrezikshme»” që po kalon partia dhe vendi. Turma fishkëlleu kur Cuomo uroi Mamdani për fitoren, por ish-guvernatori tha:”«Jo, kjo nuk është e drejtë”.
Kandidati republikan Curtis Sliwa e pranoi menjëherë humbjen dhe në fjalimin drejtuar mbështetësve – pasi deklaroi se kishte refuzuar 10 milionë dollarë që i ishin ofruar për t’u tërhequr nga gara – premtoi se do të sigurohej që Mamdani ta mbante qytetin të sigurt (një nga premtimet kryesore të tij elektorale). Në qendrën e mbështetësve të Cuomos, disa e akuzuan Sliwën për fitoren e Mamdanit, pasi ai kishte refuzuar të tërhiqej nga gara.
“Ka filluar epoka Mamdani”, shkruan The New Yorker. “Rivalët e tij u përpoqën ta delegjitimonin për moshën e re, mungesën e përvojës dhe politikën e tij të majtë. Por njujorkezët nuk donin një politikan të ngurtësuar nga përvoja e brendshme e sistemit, donin Zohran Mamdani”. “The Red Apple, Molla e Kuqe”, thuhet në titull, me një karikaturë të fituesit që ngre lart draprin dhe çekanin.
Në fjalimin e tij, Mamdani përqafoi menjëherë premtimin e një “epoke të re” të karakterizuar nga «”një qeverisje bashkiake që ndihmon të gjithë”. Ai tha se programi i tij social do të jetë më ambiciozi pas atij të kryetarit italo-amerikan Fiorello La Guardia. Premtoi gjithashtu se Bashkia do të luftojë antisemitizmin dhe se nuk do të jetë “kurrë më e mundur të përdoret islamofobia për të fituar një zgjedhje”. Ai pranoi se pritshmëritë janë të larta për hyrjen e tij në City Hall pas 58 ditësh: “Por do t’i përmbushim”.
“Jam mysliman, jam socialist demokrat dhe refuzoj të kërkoj falje për këto gjëra”, tha Mamdani. Ai është kryetari i parë mysliman i Nju Jorkut, i pari nga Azia Juglindore. Nuk është më i riu: Hugh J. Grant ishte 31 vjeç kur u zgjodh në vitin 1889. Nuk është as i pari socialist: David Dinkins ishte gjithashtu anëtar i Socialistëve Demokratë të Amerikës.
Pyetja tani është çfarë do të bëjë Trump, i cili kishte ftuar të votohej për Andrew Cuomo dhe kishte kërcënuar se do t’i hiqte fondet federale qytetit nëse zgjidhej Mamdani. Shumë mendojnë se do të dërgojë Gardën Kombëtare. Por është e qartë se votuesit e Nju Jorkut iu përgjigjën vetë Trumpit me këtë zgjedhje. Presidenti shkroi në rrjetin e tij social Truth, me shkronja kapitale: “Fakti që Trump nuk ishte në fletën e votimit dhe që ka një shutdown janë dy arsyet pse republikanët humbën zgjedhjet sonte, sipas sondazheve”.
Në Nju Xhersi dhe në Virxhinia janë zgjedhur dy guvernatore demokrate të moderuara, Mikie Sherrill, avokate dhe ish-pilote helikopterësh në Marinë, dhe Abigail Spanberger, ish-zyrtare kundër terrorizmit në CIA: të dyja kanë qenë deputete në Dhomën e Përfaqësuesve dhe janë gratë e para që mbulojnë detyrën e guvernatores në shtetet e tyre. Fitorja e tyre, së bashku me atë të Mamdanit, do të mbajë të hapur debatin mbi drejtimin që duhet të marrë partia për të mundur Trumpin dhe trumpizmin: drejt qendrës apo majtas?

New york , popull rrotë kari .
amerika ka kohe qe ka pjerdhur por akoma nuk e dine.
S’do mend qe ka pjerdhur qe kur votoi Tra(m)pin
Lajm shumë i bukur. Për inat të Trump dhe 1.1 milionë çifutëve që jetojnë atje, populli i Nju Jorkut zgjodhi për kryetar të tij një mysliman dhe një socialist të vendosur.
Ameriken e ndertuan Turmat e uritura Irlandeze sklleverit afrikane dhe punetoret kryeunjur kineze.Keta e bene Superfuqi boterore.Po zune qoshene e oxhakut Fanatizmi musliman,Parazitizmi musliman,terrorizmi musliman,mbaroi Amerika.
Te dhjefsha kuranin moj Amerike! Khurani te ben Jemen,Iraq,Siri,Palestine,Somali,Indiustan,Pakistan,Afganistan,Albanistan,Turqistan.
O te dhjefsha khuranin me muhamet pedofilin,me surratzijte emigrante,.
Po kush ka pare hajer nga jevgjit????????
Me moshen qe ke nuk te falet racizmi
Eshte pasoje e injorances qe Eshte pasoje e njohurive te cekta prandaj Thellohu
Lexo ndonje liber dhe do te permiresosh idete e prapambetura
Ballkanik nqs ata jane si thua ti atehere nuk ke kuptuar nga lidhet gomari
Feja opium per popullin.Murtaja qe zbriti nga Lugu Zi solli me vete edhe Epidemite Islamike dhe greko Janullatike.
Edhe Nju Jorku shkoi per lesh.
Ndoshta tingellon si ” old school” ose ne kohen e xhaxhit thuhej “me mendime te prapambetura”, po kam arritur konkluzionin qe te gjitha rracat jane raciste ndaj nje rrace tjeter, diku e shprehur diku e pa shprehur. Ja pershembull ky socialisti mysliman, qe e deklaron fene, qe ne nje fare menyre e kuptoj si politikan qe do voten e myslimaneve, po ne rrafshin personal dhe gruan e ka myslimane. Mos valle eshte kjo shenje rracizmi.
Sic mund te thuhet qe populli shqiptar nuk beson ne fe, dhe nje shenje eshte qe nuk e kane problem te martohen me partner te fese tjeter.
Megjithate kete donin le ta gezoj populli i New York-ut qe e votoi.
Nju Jorku ka kohe qe ka shkuar per lesh. Te gjitha keto qytetet “progresive” të bythëqirëve demokratë jane te marra fund.
Ç’flet me këta koqet halldupo-progresivë o Demo.
Çifutët e Nju-Jorkut janë trushpëlarë nga dogma. Ka një kontradiktë, ashtu si me bythëqirët liberalë progresistë, që mbështesin halldupo myslot, e që kur halldupo myslot të vendosin Kalifatin e sherihatin, pikërisht këta bythëqirët liberalë kanë për të çuar të parët në satër, së bashku me qafirët.
E degjove Sali ! Edhe kryetari i ri i sapozgjedhur i New Yorkut paska kopjuar Edin per fushaten e tij ! Ai paska perdor jo pak, por plot 104 mije “Patronazhiste” !? Pas kesaj ke te drejten e ankimit dhe te denoncimit edhe ne gjykatat amerikane, se ne keto shqiptare ke kohe qe e ke be per kete precedent, pasi kjo ketej e tutje mund te behet norme ne te gjitha vendet e Europes ! Kjon eshte e patolerushme, e si mund ta pranosh ti kete gje !?
E mer ti Jimi, keta “patronazhistet” amerikane çudi qe nuk zgjodhen Edvinin Kryetar Bashkije te New York-ut. Apo Edvini tha: “O President, o s’ka, nuk merrem me bashkira une tashti”.
Te ishte ne Tirane do ishte brenda prej nje viti dhe bashkine do e drejtonte komiteti I veteraneve te Luftes sa te mbaroje pune gjykata me kryetarin
OK Dudumi , ndonjëherë nxjerr nga sirtari edhe ndonjë xhevahir .