Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Goditjet e hakerave? Refuzohen kontratat për Call Center në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Goditjet e hakerave? Refuzohen kontratat për Call Center në Shqipëri
KronikeKryesore

Goditjet e hakerave? Refuzohen kontratat për Call Center në Shqipëri

Published: January 4, 2023
Shpërndaje

 

Rrjedhja pak muaj më parë në publik e bazës së të dhënave të pagave dhe targave të automjeteve të gjithë shtetasve në vend po jepet efektet e para dhe te investitorët e huaj. Sektori Call Center dikur oaz punësimi për të rinjtë, por që tashmë vuan edhe mungesën e fuqisë punëtore nga emigracioni, po përballet me rënien e kontratave.

Sipas të dhënave të tatimeve (DPT) në Call Center deri në muajin shtator 2022 ishin të punësuar 12,404 punonjës. Krahasuar me 2021 numri i të punësuarve ka rënë 18%. Ndërsa numri i ndërmarrjeve Call Center sipas të dhënave të DPT deri në shtator 2022 ishte 543 biznese.

- Publicitet -

Alketion Cali administrator i kompanisë Call Center “Icon Albania” tha për Monitor se nga kompanitë italiane u janë refuzuar dhënia e kontratave të reja, për shkak të pasigurisë në ruajtjen e të dhënave.

“Disa javë më parë ne zhvilluam bisedë për bashkëpunim me një kompani në sektorin e telekomunikacioneve në Itali e cila donte të zhvillonte fushatën e saj nga Shqipëria. Por fatkeqësisht kontrata nuk u realizua, pasi nga drejtuesit na u tha që Shqipëria nuk është vend i sigurt për ruajtjen e të dhënave sensitive të klientëve të tyre, nisur edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur me publikimin e të dhënave.

Pasiguria në ruajtjen e të dhënave po na krijon shumë probleme në vazhdimin e punës me investitorët e huaj. Është një problem që duhet të adresohet”, pohon z. Cali.

Në muajin dhjetor 2021 është publikuar lista e parë me 630 mijë punonjës në të gjithë vendin, të punësuar dhe vetëpunësuar, ndërsa pagat janë publikuar për rreth 550 mijë persona, të cilët janë të punësuar në biznese dhe në shtet

Verifikimet treguan se lista ishte reale, teksa publikimi i saj përbën dekonspirimin më të madh të të dhënave personale me sensitivitet të lartë, pas publikimit të dhënave personale gjatë zgjedhjeve elektorale të këtij viti.

Prokuroria e Tiranës nisi një proces verifikimi pas publikimit të dhënave, por nuk pati dënime.

Rrjedhja e të dhënave nuk mbaroi me kaq. Më pas u publikua database me targat e 530 mijë shtetasve, duke përfshirë edhe markën e automjetit, modelin e tyre dhe ngjyra.

Ndërsa ditët e fundit të muajit dhjetor edhe një bankë e nivelit të dytë në vend ka qenë pjesë e sulmeve kibernetikë, – raporton Monitor.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ppsh says:
    January 4, 2023 at 2:10 pm

    Pasiguria e te dhenave nuk eshte ajo qe pretendon callcenter ne tirane gjoja se ka pasur sulm kibernetik
    Por te dhenat qe jan shitur nga ky operator shqiptar ne dem te kompanise telefonike italiane ku me telefonata te pa qena aktivizoheshin shpenzime ekstra ne dem te abonenteve telefonik te pa kerkuara dhe te pa pranuara
    Fal kesaj abonentet filluan te largohen te ankohen e te kerkojne llogari
    Jam i bindur se nje operacion tjeter si ai spanjoll do filloj nga italia

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?