Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë targat e automjetit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë targat e automjetit?
KronikeKryesore

A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë targat e automjetit?

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

39 minuta e 5 sekonda. Kaq pak kohë, por shumë enigma. Dy të zhdukur dhe një automjet me dy targa të ndryshme. E planifikuar, rastësore, një apo shumë autorë? Ky është misteri që prej 1 muaji po përpiqen të zbulojnë oficerët e Policisë së Shtetit.

Kërkimet për zhdukjen e dy 46-vjeçarëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, vazhdojnë të rezultojnë të pasuksesshme edhe pse në ndihmë kanë ardhur edhe qen nuhatës nga Kosova.

“Koçolja” dhe Sulovari nuk rezultojnë të jenë zhdukur natën, por ditën me diell të 6 prillit.

- Publicitet -

Policia ka në dorë pamjet filmike se si automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se i ka rrëmbyer ata, ka kaluar në orën 15.13.09 në afërsi te fshatit Pllakë me drejtim për në Sorone dhe po nga e njëjta kamera është kapur në kthim në orën 15.52.14.

Supozohet se brenda në këtë automjet në ikje kanë qenë edhe Thodhori e Sulovari e më pas në kthim ata nuk kanë qenë. Pra janë 39 minuta për të cilat policia nuk ka pamje filmike dhe që mendohet se janë minutat kyçe që përcaktojnë fatin e dy 46-vjeçarëve.

Në ikje automjeti ka pasur targat AA175LV dhe në kthim po i njëjti mjet ka pasur targat YTO1114. Këto targa rezultojnë të vjedhura në Shqipëri e në Greqi.

A mundet që për 39 minuta dikush të kryejë dy vrasje, të fshehë kufomat dhe të ndërrojë dhe targat e një automjeti? Sa larg nga fshati Pllakë është larguar ky mjet, që pasi ka mbaruar punë është kthyer sërish?

A janë vrarë dy 46-vjeçarët nga drejtuesi apo ndonjë pasagjer i mjetit apo ata i janë dorëzuar një apo disa personave të tjerë? A mundet që për 39 minuta një automjet të shkojë nga Pllaka ne Xarrë apo Vrinë e të kthehet duke kryer ose vrasje e fshehje kufomash, ose dorëzim personash e sigurisht ndërrim targash, apo këto kanë ndodhur në zonën e Soronesë?

Përgjigja e këtyre pyetjeve është në 39 minutat misterioze që nuk i ka kapur asnjë kamera sigurie.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?