Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Je i paaftë…”, Niko Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga seanca
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Je i paaftë…”, Niko Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga seanca
Lajmi i funditPolitike

“Je i paaftë…”, Niko Peleshi përjashton Gazment Bardhin nga seanca

Published: October 16, 2025
Shpërndaje

Kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, përjashton nga seanca kreun e grupit të PD-së, deputetin Gazment Bardhi për ndërprerje të vazhdueshme të seancës dhe fjalës si dhe për fyerjen “je i paaftë”.

Gjithashtu vërejtje mori edhe deputeti tjetër, Klevis balliu.

Kryetari i parlamentit, Niko Peleshi, përjashton nga seanca kreun e grupit të PD-së, deputetin Gazment Bardhi për ndërprerje të vazhdueshme të seancës dhe fjalës si dhe për fyerjen “je i paaftë”.

- Publicitet -

Gjithashtu vërejtje mori edhe deputeti tjetër, Klevis Balliu.

Bardhi mbajti fjalën e tij duke kërkuar zbatimin e rregullores, ku deputetët të mbanin fjalën për të shpjeguar pyetjet që kishin bërë ndaj Komisionerit për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda. Por teksa ky i fundi po mbante fjalën, Bardhi këmbënguli, fillimisht ndaj nënkryetares Spahiu dhe më tej ndaj kryetarit Peleshi që erdhi më vonë për të marrë drejtimin.

“Zonja kryetare fjalën tuaj të parë, me gjithë respektin, po e filloni me shkelje. Jeni për herë të parë kryetare, por me një eksperiencë të gjatë si deputete, ju e dini rregulloren e Kuvendit, ku bëhen pyetjet me listë dhe pika dhe më pas Komisioneri do japë përgjigje për secilën prej tyre. Pyetjet bëhen me shkrim, të përgatitet për përgjigjen, por kjo nuk i heq të drejtën deputetit të mos shpjegojë pse e bën pyetjen. Dhe në këtë mënyrë, kështu e ka tradita, 5 minuta deputeti të mbajë fjalën për pyetjet që kanë depozituar. Kjo është procedura parlamentare prej vitesh”, tha deputeti.

Por Peleshi iu përgjigj:

“Kam rregulloren para, nuk kam për ta lejuar që të prishni seancat, nuk më lejon rregullorja t’ua jap këtë hapësirë. S’po ju mohohen përgjigjet e pyetjeve, do lexohen dhe do përgjigjet. Zoti Gajda vijoni, përgjigjuni”.

Por komisioneri Gajda tha se nuk mund të vazhdonte në ato kushte të përgjigjej për pyetjet, teksa Bardhi vijonte të fliste nga vendi. Peleshi i kujtoi se kishte detyrim pas raportit t’i përgjigjej pyetjeve dhe replikat vijuan deri në tensione dhe përfshirjen e deputetëve të tjerë.

Në këtë moment Bardhi shpërtheu ndaj Peleshit:

“Je i paaftë, kaq i paaftë je…”, tha ai duke i kujtuar se po shkelte rregulloren dhe Kushtetutën.

Në këto momente kryeparlamentari njoftoi masën:

“Zoti Bardhi, në bazë rregullores, ju heq drejtën e fjalës për të gjithë ditën e sotme. Përjashtoheni nga seanca, po marr masën e katërt ndaj jush”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Mentori says:
    October 16, 2025 at 2:34 pm

    Për çfarë jeni zgjedhur për t’u grindur si kafshët e egra të pyllit, apo si përfaqësues të popullit për të zgjidhur problemet e tyre.
    Si ja keni nisur kokën e Sali Berishës ishalla hëngëshit, se ai e ka rradhën se boll jetë njërëzish çoi me urdhrin e tij në botën tjetër.

    Reply
    • Phoenix says:
      October 16, 2025 at 5:09 pm

      Mos e caj Karin fare. Do ti zgjidhe Diella te gjitha. Vetem bej pak durim per ” krizen ” e perkoheshme te aktoreve shumengjyresh pordhilitike. Diella for President! You have my word .

      Reply
  • Efi says:
    October 16, 2025 at 5:29 pm

    Ore fende
    Po ket fjalor kush ta ka mesuar illuminati?

    Reply
    • Phoenix says:
      October 16, 2025 at 6:58 pm

      Edush, kane nje thenie Amerikanet. Shkon keshtu ne Anglisht. ” Play stupid games, and earn stupid prices”. Sa per fjalorin, shprehje e lire dhe fjale e lire, do te thote ne Shqip, mundesi te shprehesh lirshem. Tani se dikush ofendohet me komplekset e tij, kete nuk e shpik as Illuminati e as une. Eshte natyra njerezore sipas prerjes dhe botekuptimit te gjithsecilit dhe kjo individualisht. Keshtu qe po e perseris prape, na plasi Kari se u ofendia dikush qe shprehim lirshem opinionin dhe mendinet tona.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  2. Kapistalli on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  3. Dy trapa ka forumi on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. nje mendim me teper on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Abigail Hess on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?